Fatmir Limaj: Pavarësinë s’do e kishim arritur pa Shqipërinë

17 Shkurt 2024, 16:41Rajoni TEMA

Fatmir Limaj: Pavarësinë s’do e kishim arritur pa

Fatmir Limaj, një nga ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Limaj tha se pavarësia e Kosovës është një ëndërr e shqiptarëve e cila sot është e realizuar. Limaj nuk la pa falenderuar dhe politikanët e Shqipërisë dhe drejtuesit e institucioneve të sigurisë të cilët dhanë një kontribut të çmuar në arritjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kosova shtet, një kombë me dy shtete që padrejtësisht janë nda. Unë besoj se tani jetojmë në rrethana të reja. Madhështia e drejtuesve të UÇK-së ka qenë t’i përshtaten rrethanave, t’i ruajnë partnerët, ti shtrijmë interesat tona strategjike Brenda partnerëve tanë dhe të marrim optimumin dhe optimum ishte pavarësia e Kosovës, liria e Kosovës. Askush nuk na ndalon sot që ajo ëndërr të jetë realizuar në praktikë dhe pak a shumë e kemi realizuar ëndrrën tonë.

Asnjë hap nuk do të kishim mundur të bënim drejt pavarësisë së Kosovës nëse nuk do të kishim shtetin shqiptar. Asnjë hap s’do të bënim po most ë kishim ata burra dhe gra aty. Ata patriot që për vite janë përgatitur për atë moment. Shteti shqiptar ka qenë streha dhe motivimi jonë. Si Tirana zyrtare, shteti shqiptar, në mënyrë të veçantë dikasteret e veçanta të institucioneve të sigurisë kanë qenë të angazhuara në atë project të madh, pa ata nuk kishim mundur të arrijmë këtu ku jemi sot. Ata kanë shtetin e tyre dhe kanë arsye për të festuar sot, një ëndërr që u bë realitet”, tha Limaj.

5 Komente

  1. P
    PATRIOTI

    Bravo Komondant Limaj qe e tregton perkrahjen e shtetit Ame . Ke qene Komondant trim dhe politikan atdhetar ! Pa JU komandantet e Luftetaret e UÇK ,sot Sdo kishte KOSOVE TE PAVARUR ! Ndersa kryeministri Juaj sot nuk e njeh UÇK por Po sundon si çlirimtar I kosoves dhe perçaresi me I madh I KOMBIT dhe Partnereve TANE !

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Fat i madh qe ne pushtet ishte PS ,se po te ishte Saliu situata do ishte ndryshe. Kujtoni sjelljen e Saliut me UCK-en,gjithashtu qendrimin e tij kunder nenshkrimit te mareveshjes se Rambujes. Po te ndigjohej Saliu dhe i Albini sot nuk do kishim Kosove te pavarur.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejt Fatmir

        Bravo Fatmir. Po si i behet tani qe VV po u con drejt 'riintegrimit' ne Serbi. A ka diell ne Kosove qe ti ndricon menjet e varfera rreth VV! Ku i con mushka ata?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptar

          Zoti Fatmir! Jeni fidsnik dhe patriot. Shqiptar!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            Sigurisht qe ka bere detyren dhe vetem kaq. Por nuk e meriton Shqiperia kete qendrim mosmirenjohes prej tjereve pordhace te Prishtines qe ndersa e gjeten gjithcka gati, nisin te luajne me nervat e nderkombetareve, pa te cilet do te ishin akoma ne grazhdin serb te poshterimit. Turpi i mbulofte!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje