Fjalët që s'kërkojnë përkthim: Studentët e Kosovës dhe Serbisë me fjalor të përbashkët

20 Nëntor 2023, 20:20Rajoni TEMA

Fjalët që s'kërkojnë përkthim: Studentët e

Nga Sandra Cvetkoviq REL

‘Demokraci’, ‘traditë’, ‘propagandë’, ‘bateri’, ‘epidemi’, ‘komshinj’, ‘amanet’, ‘ajvar’ - këto janë disa nga fjalët që nuk kanë nevojë për përkthim nga shqipja në serbisht dhe anasjelltas.

Këto dhe qindra fjalë të tjera, të cilat nuk kanë nevojë për përkthim, janë identifikuar nga një grup studentësh, nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Beogradit në kuadër të projektit të organizatës joqeveritare, Integra, dhe Qendrës për Çështje Afirmative, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit mes të rinjve nga Kosova dhe Serbia.

Disa prej tyre janë Borivoje Laziq nga Bujanoci, i cili studion albanologji në Beograd dhe Elvira Kryeziu, studente e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Më 20 nëntor ata morën pjesë në prezantimin e “Fjalorit të fjalëve që nuk kanë nevojë për përkthim” në Prishtinë.

“Kur flitet për Kosovën apo Serbinë gjithmonë ka disa tema të pakëndshme që krijojnë përçarje mes nesh. Këto janë gjëra për të cilat në fakt duhet të shkruhet”, tha Borivoje Llaziq në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Pas studimeve bazë për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqiptare u regjistrua në master. Ai tregon se si, edhe pse vjen nga Bujanoci - një qytet në jug të Serbisë me shumicë shqiptare - ai nuk e dinte gjuhën e fqinjëve të tij, por e dëgjonte dhe e donte muzikën e tyre.

“Dashuria për gjuhën shqipe ka lindur përmes muzikës. Mbaj mend që në gjimnaz kam dëgjuar disa këngë dhe nuk e kam kuptuar asnjë fjalë të vetme. Më pëlqeu ajo energji pozitive, fillova të hulumtoj dhe kuptova se ka një departament [të gjuhës shqipe] në Beograd. Bisedova me prindërit e mi dhe ata u kënaqën me idenë [për të studiuar albanologji]”, tha Llaziq.

Ai shtoi se pikërisht për shkak të gjuhës shqipe ka takuar shumë njerëz nga Kosova, me të cilët shoqërohet dhe bashkëpunon sot.

Dhe, ëndrra e Elvira Kryeziut ishte të dinte gjuhë. Përveç gjuhës amtare shqipe, ajo flet rrjedhshëm edhe turqisht, italisht dhe anglisht, por po mëson edhe serbisht.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ajo vlerësoi se gjuha është “element kyç” për njohjen e kulturës së një populli.

“Është kënaqësi të takosh njerëz të rinj, gjuhën dhe kulturën e tyre. E morëm vesh se sa jemi të njëjtë”, tha ajo.

Elvira Kryeziu kujtoi gjithashtu se sa e habitur ishte kur, së bashku me Borivoj Llaziqin, identifikuan një numër të madh fjalësh që nuk kishin nevojë për përkthim.

“E pyeta Borivojin: A është kjo e njëjta fjalë? Ai tha po. Dhe pastaj ishte vetëm po, po, po, janë të njëjtat fjalë”, u shpreh ajo.

Nora Bezera, gjuhëtare dhe autore e “Fjalorit të fjalëve që nuk kanë nevojë për përkthim”, deklaroi se një grup studentësh nga Universiteti i Beogradit dhe ai i Prishtinës kanë identifikuar mbi 2000 fjalë që përdoren në komunitetin shqiptar dhe serb.

Megjithatë, u botuan vetëm ato fjalë që "janë në një farë mënyre karakteristike për kulturën dhe traditën e përbashkët".

“Thelbi i projektit nuk ishte vetëm gjetja e fjalëve, por bashkimi i të rinjve nga Kosova dhe Serbia. Duke pasur parasysh se njerëzit tanë kanë jetuar në fqinjësi me shekuj, por vetëndarja e të dy komuniteteve ka bërë që ne të mos i njohim kulturat e njëri-tjetrit dhe, rrjedhimisht, as gjuhët tona”, tha ajo.

Një synim tjetër i krijimit të “Fjalorit të fjalëve që nuk kanë nevojë për përkthim” është vënia në dukje e ngjashmërive ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Marija Oroviq, profesoreshë dhe bashkautore e këtij fjalori, tha se disa fjalë të përdorura, si në gjuhën serbe, ashtu edhe në gjuhën shqipe, në fakt përfaqësojnë "traditën e përbashkët të të dy kombeve".

“Një fjalë e tillë është 'qef' [qejf]. Përdoret për të përshkruar përvojën e shijimit të momentit, pa një qëllim ose qëllim të veçantë. Kjo fjalë thekson rëndësinë e momenteve të vogla por të çmuara në jetë që na bëjnë të lumtur”, shpjegoi ajo.

Nora Bezera theksoi gjithashtu se serbët dhe shqiptarët shpesh komunikojnë në anglisht dhe se kjo është arsyeja pse programi i studimeve të Ballkanistikës në Prishtinë dhe Albanologjisë në Beograd janë "një urë lidhëse midis dy popujve që kanë ndarë paragjykime të rrënjosura me shekuj".

“Ata janë një brez i ri që duke njohur palën tjetër, traditat dhe kulturën e saj, do të kuptojnë se sa të ngjashëm dhe të afërt jeni, kështu që do t'i thyejnë ato paragjykime me përfshirjen e tyre”, tha Bezera.

Studimet Ballkanike është një program studimi katërvjeçar, i cili u hap në Universitetin e Prishtinës në vitin 2021 me qëllim, ndër tjerash, të promovojë komunikimin ndërgjuhësor dhe ndërkulturor në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përveç shqipes, studentët mësojnë edhe gjuhë të tjera ballkanike si serbisht, boshnjakisht, kroatisht apo maqedonisht.

Nga ana tjetër, Departamenti i Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filologjik të Beogradit ekziston tash e 90 vjet.

10 Komente

  1. J
    Jorgo

    gjithcka ka lene Turqinia

    1. C
      Concili

      Ke ka lene Turqia, ‘Demokraci’, ‘traditë’, ‘propagandë’, ‘bateri’, ‘epidemi’?

      1. R
        Raimond vlonjati

        Gabim e keni ju studentet e Kosoves qe ipranoni bisedat me serbet aty ne Prishtine. Po te duan bisedime ti beni ne Beograd, jo ne Pristhine. Ne fakt me e mira fare eshte te mos komunikosh me sebet fare fare . Ata jane popullsi e lige dhe nuk behen kurr miq , ndaj mos krijoni iluzione te kota

        1. R
          Rajmond Skelari

          Faleminderit Rajmond per keshillat me vend, por te uresh serbet dhe te duash Saliun eshte njelloj si te uresh padrinon, por jo dhe spiunin.

    2. G
      Go West

      Shume bukur keta te rinj. Urime! Dashuria per vendin tend eshte para se gjithash dashuri per paqen, mirekuptimin, prosperitetin, sigurine. Urrejtja nuk te çon asgjekund, urrejtja dhe lufta jane vetvrasje. Le te shikojne te rinjte nga e ardhmja e perbashket europiane. Edhe nje here, Urime! "Ndoshta ne nuk do te mundemi ta zhdukim erresiren, por ne mundemi te ndezim nje qiri" -Tereza Bojaxhi.

      1. P
        Poseidon

        PO JANE NJE POPULL MOR IDIOTE POR STANDARTIZIMI I GJUHES SHQIPE SOLLI NDARJEN PERFUNDIMTARE ME DIALEKTET E SHQIPES BALLKANIKE SEPSE ASNJEHERE NUK U KUPTUA DHE AKOMA VAZHDON IDEJA SE SERBET JANE SERBE ,GREKET GREKE E ME RADHE DERI NE RUMANI TURQI E TE TJERE POR JANE SHQIPETARE ORTODOKSE SIC NDAHEMI NE SHQIPERI LABE LALE SHQIPERI E MESME MALOKE E TE TJERE DHE TE MOS QE GJUHA E STANDSRTIZUAR DO MBETESHIM VEC E VEC..........OSE ME KOSOVARTE MERRESH VESH ME TA. ..NJE MUT POR BAZA ESHTE SHQIPJA .......

        1. A
          Anglishtja për të gjithë

          Tashmë janë rritur gjenerata shqiptarësh në Kosovë që nuk e dinë asnjë fjalë serbisht! Mund të komunikojnë vetëm anglisht.

          1. S
            Shpirti njerzor

            Fjala e fjaleve ,qe nuk ka nevoje per perkthim eshte DASHURIA.Kjo duhet mesuar,te tjerat vijne rradhe.

            1. F
              Flamur Struga

              Serbia fashiste,i ka planet e veta djallezore qe neper mjet te atyre serbeve qe e mesojne e studjojne gjuhen tone,i perdor per interesat e vjetra klasike.Te mos behemi naiv se cdo iniciative per te bashkuar rinine shqiptare me ato rusoserbe,eshte nje fenomen pozitiv,mbase keta te rij rusoserb!jane te moderuar por nje dite do perfundojne ne nje kuzhine ku do ti shfrytezojne per te luftuar shqiptaret.Armiku rusoserb,ka synime djallezore,ne duhet te jemi vigjilent.Helmin e gjarperit e perdor medicina,por te aftesuarit ne folje shkruarje te gjuhes tone,anakonda e perdoren per qellime te tjera.Te mos tregohemi naiv ....armikun e kemi te vjeter te mencur me pervoja te ndyra kunder interesave te kombit tone..

              1. b
                bashkimi për drejtësi

                Në Kosovë nuk po kultivohet sa e si duhet gjuha standarde shqipe. Ajo po zëvendësohet me fjalë rrugaçe, barbarizma, lokalizoma, krahinizma, provcialime etj. Ta zëmë Prishtinën, po ti hysh nga skaj në skaj 90 e mbi % të mbishkrimeve të firmave dhe mallrave janë anglisht apo latinisht e fare pakë shqip. Njashtu edhe emrat e njerëzve janë zëvendësua me ta të UNMIK-ut dhe me origjinë sllave. Sa për ilustrim në gjuhën serbe janë 8.200 fjalë turke dhe rreth 5.000 /v,i./ dhe latin etj. në fjalorin shqip dita ditës po hynë fjalë të huaj nga ata që po e sulmojnë gjuhën dhe ata që nuk e dinë gjuhën amtare. Në institucione e shitore etj. më nuk shkruhet Hapur por Open, nuk thuhete më Gjallë apo drejtpërdrejt por Live etj. Nëse vazhdon ky trend pas 30 - 50 vjettë pak ose aspak nuk do të flitet shqip. Ky është krim dhe deri sa nuk është bere tepër vonë duhet të ndalet me ligjet në fuqi në rend të parë nga Deputet, Qeveria, shkollat dhe institucionet tjera.

                Lini një Përgjigje