
Efektivi i plagosur me armë zjarri në Lepasoviç ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK, është shprehur se polici i është nënshtruar një intervenimi dhe i është hequr predha metalike.
“Sot në orët e hershme të mëngjësit e kemi pranuar një pacient, i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i njëjti ka pasur lëndim me armë të zjarrit.
Lëndimi është në krahun e majtë, intervenimi është bë në Kirurgjinë Torakale. Është bërë heqja e predhës, gjendja e pacientit është stabile, e ka një lëndim edhe në këmbën e djathtë nga arma e zjarrit”, u shpreh mjeku.
Viktimë në këtë ngjarje ka mbetur polici i identifikuar si Afrim Bunjaku, ndërkohë një tjetër është lënduar.
Vijon të mbetet e tensionuar situata në veri. Mediat vendase raportojnë se grupi sulmues është fshehur në Manastirin e Banjskës dhe ende ka të shtëna armësh mes tyre dhe policisë së Kosovës. Nuk dihen të tjera detaje.
Lini një Përgjigje