Gjermania: Deklaratat e Dodikut në Moskë janë të papranueshme dhe fyese

11 Shtator 2025, 14:30Rajoni TEMA
Gjermania: Deklaratat e Dodikut në Moskë janë të

Ambasada gjermane në Sarajevë ka thënë të enjten se deklaratat e ish-presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodiku, ditë më parë në Moskë lidhur me përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar në Bosnje, janë të papranueshme dhe fyese.

Dodiku e vizitoi Moskën të martën dhe u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ai ia kushtoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij për mediat përfaqësuesit të lartë, Christian Schmidt.

“Përfaqësuesit e lartë kanë shkarkuar mbi 900 përfaqësues të zgjedhur në Bosnje, dy të tretat e të cilëve janë nga Republika Sërpska. Republika Sërpska i ka mbetur e përkushtuar ndaj ‘shkronjës’ së Marrëveshjes së Dejtonit, ndërsa Perëndimi ka përdorur të ashtuquajturën frymë të marrëveshjes. Për vite me radhë kemi pasur një të huaj pa emër të quajtur Schmidt, përmes të cilit ata imponojnë vendime”, tha Dodik.

Ambasada gjermane u bëri thirrje “të gjithëve” në Bosnje të distancohen nga “kjo mënyrë e të shprehurit nga Dodiku dhe të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë të denjë”.

Ambasada kujton se Schmidt u propozua nga Gjermania dhe u zgjodh nga Bordi Drejtues i Këshillit të Zbatimit të Paqes në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke filluar me Rezolutën 1031 (1995).

“Si autoriteti përfundimtar për marrjen e vendimeve detyruese mbi masat e nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, kompetencat e tij rrjedhin nga Shtojca 10 e Marrëveshjes së Përgjithshme Kornizë për Paqen (GFAP) dhe janë konfirmuar rregullisht nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që nga viti 1998, përfshirë Rezolutën 1144. Gjykata Kushtetuese e Bosnjës gjithashtu i ka njohur në mënyrë të qartë kompetencat e përfaqësuesit të lartë”, tha Ambasada në një deklaratë.

Muajin e kaluar, Dodikut iu hoq mandati si president i entitetit serb të Bosnjës nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës, pasi Gjykata e Apelit e Bosnjës e mbajti në fuqi dënimin e ndaj tij nga shkurti me një vit burgim dhe me ndalim të ushtrimit të detyrës për gjashtë vjet.

Ai u dënua pikërisht për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje.(REL)

4 Komente

  1. N
    Next level

    Lëreni Dodik, se se rruan njeri për humorin e Gjermanisë! Kishit kohë të bashkonit gjithë Europën, por tallet leshtë me të gjithë duke numëruar paratë. BEja ngordhi. Përgatituni për një luftë të re me Francën dhe bjerini Polonisë ti merrni tokat tuaja që ja dha Çurçill dhe Stalini, po nuk deshët të kufizoheni nga ndonjë varrezë radioaktive të Rusisë. Tani, secili për vete, Zoti për të gjithë

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ivana

      Z wielką przyjemnością informuję, że około 235 000 dolarów z moich utraconych środków zostało odnalezionych i zwróconych. Nie wiedziałem, że będę w stanie odzyskać moje środki po tym, jak zainwestował je broker i przez dziewięć miesięcy nie pozwalał mi na dostęp do mojego konta handlowego. Jestem bardzo zadowolony, że udało mi się odzyskać pieniądze bez żadnych problemów. Chciałbym wyrazić wdzięczność AGENCJI znanej jako TRUSTWAVEHACKERSTECH RECOVERY FIRM za pośrednictwem Trustwavehackerstech @ Gmail com, która dała się poznać jako uznany ekspert w odzyskiwaniu środków z opcji binarnych. Czy menedżer Twojego brokera stale radzi Ci dokonywać kolejnych wpłat przed złożeniem wniosku o wypłatę? Jeśli chcesz wypłacić pieniądze ze swojego konta… Jeśli nie wiesz, jak postępować, pokażą Ci numery kontaktowe gildii, pod którymi możesz zadzwonić, aby odzyskać skradzione pieniądze w ciągu godziny lub dni. Oto ich dane kontaktowe: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

          Ivanhovi rus

          Po ti Ivana pse shkruan ne gjuhen kineze? Te tregohesh e mencur apo raporton ne organet ku ti spiunon, duke shfrytezuar gazeten e Meros. Te lutem Z. Mero mos boto budallalleqe te tilla….

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje