Historiani Buxhovi: Pavarësisht ndarjes nga Shqipëria, Kosova e shqiptarët u mbijetuan planeve ogure të fqinjëve

28 Nëntor 2023, 18:59Rajoni TEMA
Historiani Buxhovi: Pavarësisht ndarjes nga Shqipëria, Kosova e

28 Nëntori është një nga datat më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve në përgjithësi dhe të shtetit shqiptar në veçanti, vlerëson historiani Jusuf Buxhovi.

Buxhovi ka treguar se edhe pse kjo datë i riktheu shqiptarët në skenën politike të Evropës, pati një çmim të rëndë.

“Për herë të parë shqiptarët u rikthyen në histori në shtetin e tyre. Historikisht ne për herë të fundit e kemi pasur mbretërinë e Skënderbeut në shekullin 15 kur përfundoi dhe ishin pesë shekuj robëri. 28 Nëntori 1912 e ktheu Shqipërinë në skenën politike të Evropës, por kjo pati një çmim shumë të madh. Dy prej vilajeteve kryesore, i Kosovës në tërësi dhe një pjesë e vilajetit të Janinës e Manastirit mbeti nën sundimin serb, grek e bullgar”, ka shpjeguar ai në emisionin “60 Minuta në KTV”.

Buxhovi ka thënë tutje se përkundër ndarjeve që iu bënë shqiptarëve e fatit tragjik që patën me mbetjen jashtë Shqipërisë, “Kosova dhe shqiptarët ia arritën të mbijetojnë këtyre planeve ogure të fqinjëve të tyre”.

“Është një meritë historike dhe ekzistenciale e Shqipërisë si shtet. Ai i frymëzoi pjesët e robëruara të mbetura nën Greqi, Malin e Zi, Serbi, që të luftojnë vazhdimisht fillimisht pushtuesin dhe më pas ta ruajnë etninë e tyre. Përkundër shpërnguljeve të mëdha, gjenocidin, kolonizimet, etnia shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni u ruajt. U ruajt edhe në rrethanat më tragjike, shqiptarët mendonin se çështja e tyre një ditë do zgjidhet në përputhje me të drejtën historike”, ka shtuar ai.

Buxhovi ka treguar si nisi ideja e pavarësisë.

“Ajo ka filluar si kërkesë për barazi, vilajet të përbashkët në kuadër të Perandorisë Osmane. Kështu Lidhja Shqiptare i definon, për t’i ruajtur territoret nga copëtimet. Lindi ideja që shqiptarët në këtë përballje pas vendimeve të Kongresit të Berlinit, të angazhohen për bashkimin e katër vilajeteve në një vilajet”, ka treguar ai.

4 Komente

  1. a
    astrit

    A mund te quhet periudha e Skenderbeut shtet shqipetar?, kjo ka nevoje te diskutohet, figura e lavdieshme e Skenderbeut ishte dhe eshte mit per zhvillimin e ndjenjes kombetare te shqiptareve. Shqiperia si shtet i mire apo i keq ka rrolin e saj si nxites e motivues per shqiptaret e mbetur jashte trungut ame qe dhe ata ose ti bashkoheshin Shqiperise ose duke çfrytezuar gjeopolitiken Boterore si rasti i Kosoves te krijohet nje shtet tjeter shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Faleminderit Kosove dhe Maqedoni! Cameria ka rene!

      Ke te drejte Buxhovi. Kosova dhe Maqedoia mbijetuan permes trajtimit me cnjerezor te huliganeve sllave. FALEMINDERIT KOSOVE dhe MAQEDONI! Per fat te keq e njejta gje nuk ndodhi me Camerine, e cila u shkaterrua, u asimilua, dhe eshte ne zhdukje. Mund te kete shqipetare ne tokat shqiptare ne Greqi, por ata i kane braktisur tokat e baballareve dhe gjysherve te tyre dhe jane shkrire me popullsine greke. Eshte per te ardhur keq qe ata Suliote qe luftuan per dekada me Ali Pashen (shqiptarine tyre cnjerezor) u zhvendosen nga tokat e tyrre me force dhe pastaj bene revolucionin Grek, por frutat e ketij revolucioni ju dhane grekerve qe ti gezonin. Ata humben si kripa ne uje. Mun dte kete aty-ketu patriote, por Greqia e di se si ti eliminoje ne pabesi sic ka bere me Papa Kristo Negovanin dhe Aristidh Kola. Duket sikur shiprti patriotik dhe luftarak i Camerise ka rene.

      Përgjigjjuni
    2. $
      $$$$

      Tani i ka ardhe fundi....ate qe nuk bene ....fqinjt per 100 vjet do ta perfundojn....misioneret e Muhamedit.....sapo ka filluar....ne Kosove....me sharje kundrejt....flamurit kombetare....figurave kombetare....dhe zhdukjen e gjuhes shqipe nga Xhamite......

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit

        Sa më të ngjajshëm me pushtuesin aq më lehtë ndodhë asimilimi. Në kohën e Parandorisë Osmane, feja islame ishte faktor që lehtësonte asimilimin sepse turqit ishin muslimanë. Me largimin e Perandorisë Osmane, feja ortodokse ishte faktor që mundësoi asimilimin masovik të shqiptarëve në grekë dhe bullgarë sepse këta janë ortodosë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje