Ish-deputeti i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në Merdarë

26 Maj 2025, 15:30Rajoni TEMA
Ish-deputeti i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në Merdarë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë, mëngjesin e së hënës, më 26 maj 2025.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Agusholli – i cili nuk arriti të zgjedhet sërish si deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kur garoi sërish në listën e Lëvizjes Vetëvendosje – ishte në tranzit drejt Sllovenisë kur u ndalua nga autoritetet serbe.

Rasti është bërë i ditur përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, e cila ka informuar misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Beograd.

“MPJD-ja ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin,” thuhet në reagimin e Ministrisë, ku gjithashtu dënohet “fuqishëm ky veprim arbitrar i autoriteteve serbe”.

Ministria i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë urgjentisht dhe të kërkojë lirimin e menjëhershëm të Agushollit, duke e cilësuar ndalimin si një praktikë represive që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe me konventat për të drejtat e njeriut.

1 Komente

  1. K
    Koqe kandari

    Koqevaret pretendojne qe nuk e duan Serbin por nga Serbia , te pa kuptueshem . Thone na ka vrare Serbi por me miell Serbe ushqehen. Thone na ka perdhunuar Serbi por 70% te tregetise e bejne me Serbin. Per ti kuptuzr duhet te jesh si Vali Corleone

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje