
Analisti Kreshnik Spahiu teksa ka komentuar situatën në Veri të Kosovës është shprehur se populli i Kosovës duhet të largojë Albin Kurtin nga qeveria, pasi sipas tij ky i fundit po rrezikon sovranitetin e vendit.
I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, ai theksoi se Kurti po vendos në pikëpyetje marrëveshjen e nënshkruar në Ohër dhe sovranitetin e Veriut.
Më tej ai shtoi se o Kurti o Kosova do të shpallet “Non Grata” nëse kryeministri nuk largohet nga pushteti.
“Sot është fundi i një kronike të paralajmëruar. Çdo minutë që Kosova nuk e largon Albinin, largohen vite nga Perëndimi. Dorëheqja e Albinit është pak.
Kosova duhet të heqë dorë nga Albin Kurti nëse nuk do të ketë në pikëpyetje kufijtë dhe sovranitetin e saj.
Sot Albin Kurti nuk është duke mbrojtur kufijtë e Kosovës, por është duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen e Ohrit dhe sovranitetin e Veriut të Kosovës. Sot o do shpallet ‘Non Grata” Albin Kurti ose Kosova nga SHBA”- tha ai.
NON GRATA duhet te shpallet Osmani, Kurti, Bislimi dhe Gervalla, keta jane plerat e Kosoves qe po i shpallin lufte SHBA dhe BEse.
VESHTIRE SE MUND TE ARRIHET SEPSE ALBINI I KA ZAPTUAR TE GJITHE DUKE PERFSHIRE DHE OPOZITEN E TRIMIT TE TOKAVE TE CAKORRIT QE JA DHA MALIT TE ZI (,,THEKSOJ SE JA DHA POR JO NE KEMBIM TE HEQJQS SE VIZAVE PER KOSOVARET SIC I PREMTOI MAKRON DHE I THA EDI RAMA POR KUR JU TEK RAMBUSHIT DROVARIT)............APO ABDELXHIKUT TE LDK QE E KA BLERE APO PDK QE NUK I KA DALE GJUMI AKOMA ,APO PRESIDHJEREN UDBASHE OSMANOVICI....... RENDESI KA VETEM ALBINDENOVICI......
Z. Spahiu je nje politikan xhuxh qe kujton se mund te matesh me gjigandin Kurti. Pasi vodhe prej tij tezen e patriotizmit kujtove se mund te fitoje ne zgjedhje ne 2013, por Albini nuk ka vetem ate. Ai ndryshe nga zotrote ( qe ne fakt e ke vertetuar me keto sharje ne kohen qe duhet te mbeshteses veprimet ligjore te shtetit kosovar per qeverisje, qe je nje patriot fallso ) eshte I mencur , i ndershem, punetor e patriot, jo i shtirur si ti.