Albin Kurti reagon pas kërcënimit amerikan: Nuk tërhiqemi

30 Maj 2023, 20:01Rajoni TEMA

Albin Kurti reagon pas kërcënimit amerikan: Nuk tërhiqemi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht apelit ndërkombëtar, ndërsa ka bërë një reagim.

Reagimi i Kurtit vjen pas deklaratave të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili tha se Kosovës i anulohet pjesëmarrja në stërvitjet “Defender Europe 2023”, e se SHBA-ja ka pak entuziazëm që të angazhohet për Kosovën me shtetet mosnjohëse dhe avancimin në rrugën euroatlantike.

Reagimi i Kurtit

Të dashur qytetarë,

Kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër daljes së ultë në zgjedhje për shkak të bojkotit të diktuar dhe detyruar mbi serbët e Kosovës, megjithatë janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve.

Prandaj, ata kanë mbështetjen tonë të plotë, të pakushtëzuar dhe të pandërprerë.

Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim.

Republika e Kosovës është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Me institucione qeverisëse dhe të sigurisë të cilat trajnimet profesionale dhe orientimin vleror e kanë nga dhe kah shoqëritë perëndimore.

E dje, na u dëshmua përfundimisht dhe të gjithëve, se kë kemi përballë: grupe të së djathtës ekstreme me maska, që vandalizojnë, sulmojnë, djegin çdo gjë që nuk e konsiderojnë serbe, e që lartësojnë simbole nacionaliste dhe shoviniste, si kryqi me katër S-ja dhe Z-ja e agresionit rus në Ukrainë.

Ekstremistët dhe milicët kanë emra të veçantë. Ata nuk janë populli. Komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti.
Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq.

Unë e di të dashur qytetarë që në grumbullimet dje dhe sot ka pasur edhe protestues paqësor. Por protestat dje e sot nuk ishin paqësore. Një protestë që sulmon policinë e cila e ruan rendin dhe zbaton ligjin, pjesëtarët e KFOR-it që e ruajnë qetësinë dhe stabilitetin, dhe gazetarët të cilët raportojnë mbi ngjarjet nga terreni, nuk janë protestë për komunën, por për pushtet. Në Kosovë, pushteti mund të merret vetëm përmes zgjedhjeve. Jo me dhunë dhe krim.

Policia jonë dhe KFOR-i atje janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore.

Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët. Por përveç shqetësimeve dhe brengave, dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta.

Dhjetëra të lënduarve ju dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë. Falënderoj kryetarët e komunave që përkundër vështirësive kanë shfaqur vullnetin e sinqertë për t’u shërbyer qytetarëve i cili dëshmohet edhe në këto situata. Falënderoj policët e Kosovës, që përkundër tensioneve dhe sulmeve, kanë kryer detyrat e tyre me profesionalizmin më të lartë. Falënderoj pjesëtarët e KFOR-it që përkundër synimeve të huaja për destablizim, po ruajnë paqen dhe sigurinë. Falënderoj gazetarët dhe mediat që përkundër rreziqeve dhe pasigurisë, na sollën me zë dhe figurë fytyrën e vërtetë të protestave të milicëve të dhunshëm. Dhe falënderoj veçanërisht qytetarët e Republikës për mirëbesimin dhe mbështetjen.

17 Komente

  1. D
    Drane

    Forcat e KFOR-it duhet te terhien urgjentisht nga Kosova, sepse Legjendari Albin KUrti i "Vetevendossjes'" do t'i derrmoje me forca t e veta huliganet serbe ne komunat serbe.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Per nje ore i ke Serbet ne Prishtinë sikur te largohen nderkombetaret te cilet e çliruan dhe po e mbrojnë.Albin Kurti duhet t'a kuptoje nje here e mire qe Kosova nuk ka aftesi te mbrohet prandaj çdo veprim duhet te behet ne sinkron me aleatet

      Përgjigjjuni
      1. u
        ura mifolit

        Albin Kurtis se bashku me Vjosa Osmanoviçin e kane te qarte qe edhe sikur te ndodhi gjithçka ne Kosove ,ata te dy kane imunitet sepse jane deshmimtaret "anonime" per drejtuesit e uçk-se ne Hage qe akuzohen per krime lufte.Ndaj dhe su bene syri tert!Disave u kane dhene para dhe karta emigrimi kurse ketyre te dyve u dhane postet kyçe ne drejtimin e Kosoves.

        Përgjigjjuni
      2. O
        Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

        Erdogan (birazerit): jeziti mou jom krenor per cunat e sullton Muratit.....mos e rruni hic,jom gati tju mdihmoj,normalish me larje te sumes..... allah uakbar

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Ti graqiri je ekspert per pune bythe, s'ta merr kush.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mondi Vlore

          Dmth, te gjitha fajet i ka Albin Kurti per kete situate? Buzeviçi i beogradit dhe miku i shallvare gjatit neuk ka faje qe ngre ne kembe ushtrine? dhe kfori qe duhet te tregojw se kush komandon ne Kosove po tregon se jane atje vetem per te mare rrogen se per tjeter gje te rruajne leshte! Ashtu siç eshte e lire serbia te leviz forcat e saja ne territorin e saj siç do vete ashtu ka te drejte edhe kosova! Apo rregullat vlejne vetem per shqiptaret serbet mund te bejne çfare te duan! U befte mut ajo liri qe na sollen haleatet tane se po na perdorin si lecke kepucesh! Ka nje fund edhe mirnjohja kur vjen puna qe te trajtojne ne kete menyre !

          Përgjigjjuni
          1. m
            miri

            Per Mondin nga "Vlora" Nuk e di nga cfare katundi lushnjes je por po te them nje sekret Albin kurti ne politike eshte nje car me zile i themi ne

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sovrani

            Don Kishoti (Albin Kurti) ish i zoti/ Botën mbrapa desh ta kthente/ Dhe me ushtë t' mbërthente. Pastaj vinte dhe Dylqinja (Vjosa Osnani)/ Seç këndonte si mëllinja/ Ish e kolme, rrumbullake/ Faqe kuqe, pupulake... ......

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rama ik

              Bravo Albin. Politika e ndyre e usa po shkaterron dhe destabilizon gjithe rrajonin. Mos u terhiq. Me mire fund i tmerrshem se tmerr pa fund.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sala ik

                Po po qr popullit. Për ideal ecim përpara.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sali Kurva

                  Po iku Amerika nga Kosova ti do flasesh serbisht do shkosh ne origjine si Sali Kurva. Ju qifte serbi mendjen me gjithe Putinin

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  Vlora.Vlora

                  Albini s ka asnje faj,fajin e ka evropa dhe amerika qe mbajne me te mira serbet,aty ku fusin hundet amerikanet vetem trazira do kete

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    duaje

                    Albini duhet mbeshtetur ne kete situate, pasi ka te drejte.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironci

                      Amerikoni kur i tregojn dhembet esht tiger kartoni , aleat muti ne vend ti bej presion serbis , i ben presion kosoves , ska çi ben gomarit i bie samarit amerika se samari nuk ka goj , faji esht i juaji o kosovar , se kur filloj lufta te ter burrat per luft iken nga syt kembet si lepuj e lat pleq gra e fmi ne kosov , shyqyr qe erdhen nga jasht ekstremistet e majt si Thaçi me shok i dolen per zot dhe i ruajten pak dinjitet kosoves se te tjeret u fshehen si lepuj , beri luft dhe kroacia por i mblodhi te ter burrat nen arm dhe i than serbit o ti o ne ktu dhe e shporren nga territori kroacis serbin dhe sot nuk pjerdhin as per Amerik as per europ e kerken , e bejn shtetin si i do bytha , ky esht realiteti kosoves kur iket nga syt kembet dhe lat Ameriken tju shpetonte tani degjoini ter jeten tuaj pordhet amerikes dhe europes se ne perjetsi do jeni shtet i nenshtruar , edi qe nuk do ju pelqej ky komenti im por kjo esht e verteta, keni shum pak atdhetar e patriot ne mesin tuaj .

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rikardo

                        Vetem me kte pederastin dobiç pati ksi lloj problemesh Kosova sa vite shtet asnje incident asnje problem i urryer prej shqiptareve i urryer prej serbeve vetem shqiptar nuk eshte ky

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shqiptari

                          O Albin a ka burra kosova or njeri , mos u perziej me kforin fut forcat e tua dhe thyeji ne mes ata 100 legena qe gjuajn me gur , qenkeni te mbaruar fare mer zot çosht keshtu me ju , sa behet pak rremuj fshiheni dhe nxirni kforin perball .

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Duhen Drejtues Shteti Patriote te vertete

                            Shteti i Kosoves duhej per te tilla situata ,te kishte tashme Grupe te gateshme te nderhyrjes se shpejte CIVILE jo te njohur nga Opinioni ,te cilet te futeshin e neutralizonin ,vrullin e serbeve te droguar qe bejne gangsterrin para Ushtave e Policise . Se si e qysh , kjo ka te bej me Aftesite dhe Inteligjenca Stradegjike te vet Shtetit te Kosoves siedhe kjo e Shqiperise . Duhet me u kriju nji Einheit / " Ushtri Patriotesh- Luanet Shqiptare , te pathyeshem perball Kujtedoqofte qe ne cdo raste , i tregojne Hienave se ktu ,ne Token e Shqiptareve ka Zot !

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje