Helikopterët fluturojnë në kufi, Rusia kërkon që Serbia të fusë ushtrinë e policinë në Kosovë

30 Maj 2023, 18:40Rajoni TEMA

Helikopterët fluturojnë në kufi, Rusia kërkon që Serbia

Rusia kërkon që Serbia të dërgojë një numër të caktuar policësh dhe ushtarësh në territorin e Kosovës. Deklarata në mbështetje të këtij zhvillimi ka ardhur nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Mihail Uljanov.

“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë dhe Metohi, do të ishte e dobishme të kujtojmë se në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Beogradi rezervon të drejtën për të kthyer një numër të kufizuar të policëve dhe ushtarëve të tij në atë rajon”, tha ai.

Më herët ka qenë vetë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, që ka komentuar tensionet duke pretenduar se “një shpërthim i madh mund të ndodhë në zemër të Europës”, teksa ka fajësuar perëndimin për situatën e krijuar.

Kjo thirrje vjen në një kohë kur Serbia ka aktivizuar nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake dhe ka dislokuar një numër ushtarësh pranë kufirit me Kosovën.

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se shpresonte për një zgjidhje politike të situatës së tensionuar në komunat veriore të Kosovës, por nuk përjashtoi asnjë pistë, as atë të luftës.

Sakaq, Kosovapress ka publikuar pamje të disa helikopterëve të ushtrisë serbe që patrullojnë në kufi me Kosovën.

6 Komente

  1. T
    Teo

    Normale qe Europa e amerika e Luan lojen e piste si dhe ruset. Fute Kosove ne NATO ose bashkie me Shqiperine dhe automatikisht ne NATO dhe kshu servet e ruset skan mundesi me hy ne Kosove . Keta duan Ukrainen NE NATO por jo kosoven. Shqiptaret vet duhet me Bo bashkim te vendeve e ke te legit Europa amerika Rusia apo kinezi

    Përgjigjjuni
    1. s
      spata

      Me keto mendje qe kane ruset dhe serbet bota do futet ne nje kasapane qe se ka pare ndonjehere universi . Se sa fuqi shkateruese ka Rusija e pam dhe e shikojme ne Ukraine .Eshte nje skene e tmerrshme humanitare sa qe po i kalon dhe ato te luftes se dyte Boterore . Ka vetem nje shance te shpetoje boten.E para ka te beje me inteligjencen ruse per ta frenuar nje zgjerim te konfliktit ne Evrope . Te kundershtoje pershkallimin dhe perhapjen e konfliktit ne vende te tjera.Serbija nuk ka klleqe te matet me forcat e NATO-s. Nese ajo guxon te nderhyje ushtarakisht ,ne Kosove ,shkel vendimin e OKB per paqen midis Serbise e Kosoves .Ne keto kushte nderhyrja e Perendimit, per ruajtjen e vlerave te paqes ne Rajon ,eshte i justifikuar .Me kete aventure Serbija shkaterrohet plotsishte dhe Rusija i futet rruges se konflikteve shumepalshe .

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        Albin sovranisti... Sovranist, si Orban Lukashenko e te tjere... ja ku te con politika e te "drejtes sovrane" o Albin! O je i trashe.... O i sherben me qellim atyre qe duan luften. Nuk ka ASNJE SHPJEGIM tjeter.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sllobodanka

          Me kete qendrim Albin Kurti tregon se eshte rekrutuar kur ka qene i burgosur nga serbet.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fatosi

          Brenda javes Grupi Belivuk i ndihmuar nga provokatori Kurti duket se do te pushtoje Prishtinen.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vucicu pederu

            ja te shohme se keshtu me llafe te hani karin ju pro ruset. Hajde pedera futuni me ushtri ne Mitrovice tregoni njehere se sa bole keni

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje