
Kryetari i AKR, Behgjet Pacolli tha në një intervistë për Euronews Albania se çdo proces i Kosovës është realizuar gjithmonë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, referuar këtu tensioneve në Veri, ku 30 ushtarë të KFOR-it ngelën të plagosur pas përplasjes me protestuesit serbë.
Ai theksoi se tensionet e krijuara po i kushtojnë shumë Kosovës, ndërsa shtoi se i vjen keq kur sheh reagimet e arenës ndërkombëtare dhe qasjen e tyre në këtë situatë.
“Në momentin që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë vendosur që të bëjnë zgjedhjet në Veri të një kohë jo të duhur, të panevojshme për Kosovën, është parë se Veriu po humb dhe nëse Veriu humbet tani faji kryesor është i Vjosa Osmanit dhe i Albin Kurtit,” – u shpreh Pacolli.
Sipas tij ish dashur të pritej për një kohë më të përshtatshme për realizimim e zgjedhjeve. Në këndvështrimin e Pacollit, çdo veprim i Albin Kurtit po gëzon presidentin Vuçiç dhe rrjedhimisht ai po luan në lojën e tij.
Aspak i sakte Z. Pacolli ! Mjaft priti Hashim Thaqi 22 vjet rrjesht, me qellimin e vetem qe te qendroje ne pushtet sa me gjate. Si munde te quhet nen qeverisjen kryesisht te Thaqit qe ky veri i teritorit juridik te Repulikes se Kosoves, i banuar me shumice serb, nuk njifte pushtetin vendor e as qendror. Thaqi me ish qeveritar te tjere nuk bezanin fare sikur nuk kishte ndodhur asgje. E ne fakt ata merrnin energji dhe nuk paguajne prej 24 vitesh, po keshtu edhe uje. Mbahen me buxhetin e shqiptareve te kosoves. Nuk paguajne asnje lloj taxe vendore e as qendrore, asgje prej gjeje. Bejne si ju don qejfi. Si qenka kjo pune Z.Pacolli, e si ti shume te tjere qe keto kriminele qe nuk njohin shtet e as ligj, as kufi dhe as njerezi edhe te paguajne kosovaret per ta ! Pse te ndodhe kjo ?! Veprimi i qeverise Kosoves dhe Presidences dhe perkatesisht Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit eshte plotesisht i drejte dhe bile pak i vonuar. Te ndahet shapi nga sheqeri. Zoti Pacolli ju e dini mire se me i mire eshte nje fund tragjik se nje tragjedi pa fund. Ata ose te njohin shtetin e kosoves si dhe e njef bota dhe Gjykata e Hages ose te shkojne nga te duan. Kjo njehere e mire. Perendimoret me deklaratat e tyre jane treguar apsolutisht te gabuar. Por shqiptaret duhet ti mbrojne vete te drejtat e tyre.
Na plasi fàllusi për paçen...
Me mire nje fund I tmerrshem se nje tmerr pafund
Z. Pacolli, ne vend qe te solidarizoheni me qeverine po rreshtoheni ne anen e Serbise. Ne cdo vend serioz , kur vjen puna per ceshtjen kombetare, pozite e opozite behen nje. Me kete qendrim tuajin i jepni zemer Vucicit per te rritur edhe me shume presionin mbi Kosoven.