Tensionet në veriun e Kosovës, Rusia merr në mbrojtje Serbinë: Perëndimi mos të fajësojë serbët, janë paqësorë dhe të paarmatosur

30 Maj 2023, 14:00Rajoni TEMA

Tensionet në veriun e Kosovës, Rusia merr në mbrojtje

Rusia tha të martën se për t’i ulur tensionet në Kosovë, duhen “hapa vendimtarë”, teksa i bën thirrje Perëndimit të mos fajësojë serbët të cilët sipas tyre janë paqësore.


 “Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht ta ndalë propagandën e tij të rreme dhe, për incidentet në Kosovë, të ndalojë së fajësuari serbët, të cilët janë paqësorë, të paarmatosur dhe bëjnë përpjekje t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre legjitime”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë, transmeton Reuters.

Sot, dhjetëra trupa të NATO-s u u vendosën përpara një ndërtesë komunale në Zveçan të Kosovës, një ditë pasi 30 ushtarë të NATO-s dhe 52 protestues serbë u plagosën në përleshje.

Trazirat në rajon janë intensifikuar që kur kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në zonën me shumicë serbe të Kosovës veriore pas zgjedhjeve të prillit që serbët bojkotuan.

2 Komente

  1. K
    Keti

    Rusia eshte thjesht nje shtet kriminal, smundet te pranoj Europa dhe Amerika keshilla dhe opinione nga kto shtete komuniste!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Në fakt një shumicë e rëndësishme e perëndimit, atë që kërkon Putini e kanë bërë përpara se ta kërkojë ai. Mesa duket, lidhur me Kosovën perëndimorët po bëhen gjithnjë e më shumë proserbë dhe janë prej kohësh në një mendje me Putanën.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje