Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri për të dyja vendet, për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kallas e cila një ditë më parë ka nisur vizitën në Serbi, ndërkaq sot do të jetë në Kosovë e më pas do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se tani është koha për t’u riangazhuar në procesin e dialogut.
“Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së.
Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar”, ka shkruar Kallas në X.
BE vazhdon tallet me dialogun pa esence te Kosove-Serbi! Kete dialog duhet ta mbeshtesin vetem 5 shtetet e BE qe nuk njohin Kosoven, ndryshe dialogu eshte kot. Nderkohe dialogu duhet te jete i gjithanshem. Per shembull, shume dardane te VV mund te duan te ribashkohen me Serbine, pse te mos jete edhe nje referendum per ket pjese e dialogut. Me nje referendum te tille BE do meson nese Kosova don ti bashkohet Serbise, Shqiperise apo te kthehet ne nje mbreteri te lartmadhnise se tij Albin Kurti nga fshati i gruas.
Kosova eshte shume rremuje vella. Sa me larg aq me mire nga ata. Kane nje deshire subkoshiente qe ti prishin pune Shqiptareve
Dialogu Kosove - Serbi duhet te vazhdoje vetem nese Serbia njeh krimet e luftes te shkaktuara prej sajne Kosove. Ndersa asosacioni i komunave me shumice serbe , me drejtim ne fushen e kultures, duhet kondicionuar me njohjen e Kosoves nga Serbia. Vetem mbi keto baza do te kete nje paqe afatgjate ne rajon. Per kete duhet te kontribuoje edhe Europa qe duhet te nxise 5 vendet anetare te njohin Kosoven.
Paqe do kete ne rajon edhe nese LVV me Kurtin n'kry e bashko Kosoven me Serbine, me paqe e dashuri. Kjo asht zgjidhja ma e pershtateshme sepse qe 25 vite dardanet po tregojne se nuk munden me bo shtet tamam.
Ti e ke mire or emigrant por Kurti nuk ka kete mendje. Mendja e Albinit eshte ekuaiacion variabel i mendjes se Vuciqit. Albini kundershton bisedimet sepse ashtu mendon Vuciqi se eshte me mire per Serbine. Llafet e tjera jane procka me lule te Alqimit.