Rama kryeministër, si do jenë raportet me Albin Kurtin?

20 Maj 2025, 21:00Rajoni TEMA
Rama kryeministër, si do jenë raportet me Albin Kurtin?

Rikonfirmimi i Edi Ramës për një tjetër mandat si kryeministër i Shqipërisë nuk pritet të ndryshojë asgjë në raport me Kosovën, sidomos nëse në Prishtinë, Albin Kurti arrin të marr votat për mandatin e tretë.

Sipas analistëve politikë, pavarësisht se gjatë katër viteve të kaluara pati marrëveshje dhe iniciativa mes dy vendeve, fakti që raportet mes dy kryeministrave shqiptarë ishte i ftohtë nuk i ka bërë nder asnjërit.

“Pres përsëri që ndërmjet këtyre dy liderëve të mos ketë raporte shumë në harmoni por që nuk do të thotë që do të mund të reflektohet edhe në raportet ndër shtetërore sepse kemi parë iniciativa të përbashkëta ndër shtetërore sidomos kjo e fundit që ishte, marrëveshja trilaterale për kornizën e përbashkët të sigurisë e mbrojtjes”, shprehet për A2, Afrim Kasolli

“Për Kosovën sigurisht që do t’i vazhdojë raportet kryeneçe jo vetëm për fajin e tij por edhe për vetë udhëheqësve të Kosovës në këtë rast të z. Kurtit sepse ne e dimë që Vuçiç çohet në mëngjes dhe flet me të gjithë liderët Trump, Xi Jinping e Putinin kurse Albin Kurti dhe Edi Rama çohen në mëngjes dhe nuk flasin me njëri-tjetrin”, deklaroi Arbnor Sadiku.

Organizimi i Komitetit Politik Europian në Tiranë së fundmi dhe i disa samiteve të tjera dhe afrimi i Ramës me disa prej liderëve të rëndësishëm europianë shihet në Prishtinë si një pozicionim i mirë i Shqipërisë në skenën politike europiane.

Për me tepër, analistët thonë se duhet shfrytëzuar si mundësi për të çuar përpara agjendat e Kosovës, sidomos ato që lidhen me integrimin e vendit në organizata të rëndësishme.

“Kosova do të duhej ta shfrytëzonte Ramën për këto agjenda veçanërisht për Këshillin e Europës dhe disa agjenda të tjera që është dashur të jetë pjesë e tyre Kosova e nuk është. Edi Rama ka mundur të jetë një lloj ure bashkëpunimi midis Kosovës dhe këtyre vendeve paçka nuk është shfrytëzuar”, shton Sadiku.

“Është e rëndësishme që të shfrytëzohet ky momentum pozitiv i Shqipërisë në aspektin rajonal sepse në Shqipëri janë mbajtur disa forume të tilla ndërkombëtare në mënyrë që të shtyhet sa më tepër agjenda e Kosovës në forumet ndërkombëtare sepse fatkeqësisht e mjerisht ne po e shohim që Kosova për shkak të kurthimit në procesin e dialogut me Serbinë ka mbetur goxha mbrapa edhe sa i përket agjendës integruese”, tha analisti Kasolli.

Partitë politike në Kosovë kanë akuzuar në vazhdimësi Albin Kurti se ka dëmtuar raportet me Shqipërinë për shkak të inateve të tij personale.

15 Komente

  1. B
    Bato gora

    Albini eshte injorant.Ai nuk eshte as sa muti i Edit.Dhe o zot do te matet me Edin.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dino Martinaj

      E di përse xhaxhi mënjanoi dhe likuidoi aq shumë "shqiptar si ty"? Sepse ose ishin fakeshqiptar ose të shitur, sepse aq kishin mend. Ty xhaxhi do të edukonte ashtu që do bëheshe pa gojë edhe pse do dinje që gojë kishe.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama me heshtje ndihmon opoziten e Kosoves

        Kurti eshte armik i Kosoves, jo i Rames. Kurt madheshtorin votuesit e vet do ta syrgjynosin ne Beograd nje dite. Por nderkohe Kosova po mbytet ne budallakine e saj kolektive. Sa marre?! PS duhet te bashkepunoje hapur me opoziten ne Kosove per te larguar perfundimisht Kurtin nga pushteti ne zgjedhjet e vitit 2026. Vetem keshtu lind shpresa per ta bashkue ate me Perendimin.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pilo Lala

          Kurti eshte provizor ne Kosove, Amerika do i japi shqelmin e fundit ta nxjerri jashte Qeverise. Albin Kurti eshte kanceri Kosoves, kete po e manifeston hapur, Kosova po shkon ne gremine. 60 Perqind e Kosoves votoi qe Albini te mos jete ne Qeveri.

          Përgjigjjuni
      2. K
        Klodi

        Ore duhet te jene humane dhe konstruktive por duhet patur parasysh qe Kosovaret na urrejne thelle. Na quajne fajtor qe i sulmoj Serbia ne propagandat e tyre.(Provoko nje Kosovar ne muhabet ose shif komentet qe bejne online. "Shqiperia s na ka mbrojtur kurre" thone.) Cdo Shqiptar qe ka punuar me ata e kane prere ne bese me paramendim. Ndaj them, te sillemi mire, por duhet nje distance nga ata. Respekte dhe pa sharje

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eri

          Nuk jane te gjithe shqiptaret e Kosoves, por jane zagaret buzequmesht te Albinit, qe ua ka shplare trurin dhe mbushur me cifla muti. Per mos thene qe ka edhe zagare serb qe flasin shqip e komentojne vec per te futur sherr mes vellezerish. Por fakt eshte qe ceta e VV ne rrjetet sociale jane aq kellira sa nuk permbahen neper komente anti Shqiperi. Cfare eshte me e keqja, Albini i sheh dhe nuk ben perpjekje t'i ndali, thjesht e shijon ate maskarade. E ka bere qe ne krye te eres dhe me te partise se vete kur trushplaret nen moton "duam Baben", denigronin cdokend ne VV qe nuk mendonte si Albini. Iu sulen Visar Ymerit, Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut, Fisnik Ismailit, Dardan Molliqajt etj., ndersa Albini per asnje moment nuk i ndali. Qe atehere mendova qe ky eshte njefare Enveristi, qe edhe te vret po nuk mendove njejte si ai.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klodi

            Lere e vella aman se i kam njohur Kosovaret. S po them se s ka njerez te mire. Thejsht thashe qe shumica i perkasin pershkrimit tim

            Përgjigjjuni
          2. D
            Dardani

            Klodi,percares grekoshkja-sllavoaziatik. Mos e perziej popullin shqiotar me Edin, berizhen, meten, ballukun, Kurtin, ktasniqin, haradinajn...

            Përgjigjjuni
          3. E
            Eri

            Nuk e le uni Albinin t'i shtrije doren Rames. Albini vuan nga deliri i madheshtise dhe do vec te adhurohet. E ka kthyer partine ne nje felliqsire qe i ka ndare shqiptaret jo vetem ne Kosove, por anembane trojeve shqiptare. Nje person qe ushqen dhe nxit cetat e tij ne rrjetet sociale te damkose e dhunoje cdokend qe nuk mendon si njeshi i tyre dhe ky vec kundron me epsh pa bere perpjekjen me te vogel per te qetesuar situatat dhe sjelle nje fryme paqeje nder shqiptare. Ka 5 vjet ne qeveri duke luftuar me nje fare Rajdoicici dhe ate quan suksesin me te madh te vendit, nderkohe qe UCK per me pak se 2 vjet fitoi luften dhe e beri Kosoven shtet te pavarur.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Stockholmi

              Marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë janë për fat të keq në pikën e tyre më të ulët. Faji natyrisht është I Albin Kurtit,I cili me kryeneçsinë dhe fodullëkun e vet jo vetëm po prish marrëdhëniet mbarë kombëtare, por po izolon në mënyrë katastrofike Kosovën. I vetmi aleat I sinqertë dhe I përhershëm për Kosovën është Shqipëria dhe ta injorosh këtë fakt nuk është gjë tjetër veçse vetëvrasje politike.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berlin

                Stckholm, Republika e Kosoves ka mardhenie vellazerore me popullin shqiptar kudo qe jeton e vepron, nuk ka rendesi kush eshte ne pushtet. Shteti e pushteti nuk jane nje. Republika e Shqiperise londineze e do Kosoven dhe do ta mbroj po aq sa e deshti dhe e mbrojti Çamerine.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pilo Lala

                  Cameria ka 200 vjet qe i eshte shkeputur trungut shqiptar. Juve te Kosoves ju ndihmoi Amerika, por tani as Amerikes nuk po ja dini per nder ate qe beri. I keni hypur kalit mbrapsht me Albinin, nje lepur qe fryhet si kaposh, me Gervallen nje femer pa patriotizem, inatcore.

                  Përgjigjjuni
              2. Roberto

                Ore c'fare prisni ju nga nje gdhe si Albini?? I eshte shtrire dora disa here dhe nuk ha pyka fare. Ditet dhe oret i ka te numuruara. Ai nuk duhet te jete ne krye te Kosoves. Duhet te lirohet Hashim Thaci i cili luftoi me mish e me shpirt per clirimin e Kosoves ndersa Albini fuste shkopinj neper rrota dhe kundershtonte "heshtur" luften apo meritat qe kishte Hashimi me shoke sepse eshte kaposh dhe do te jete vete i pari. Po e sheh ne fakt qe nuk po e qi askush. Ka mbetur si peshku pa uje. Albin Kurti nje pleh i ndyre.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Klodi

                  Kosoven nivel Albani e ke Berti

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Miciotaqis

                  EfKari sto polli ,more Allvanosis . Sa i takon Temes po ju them te verteten safi : Kurti eshte Patriot i shquar Shqiptare ,njelloj si Figura me e Madhe Patriatike Allvanos - Esad Pash Toptani . KM I Shqiperise E.Rama eshte Tradhetar shoviniste ,qe zvarritet ngadal si ai Krokodili tinzare ,me ate bishtin e gjat ,,qe po s'e kishe mendjen te rrembeu Epirin. Ky plan djallezor i Rames eshte i rrezikshem. Se shpejti Ramen do ta shpallim Non Gratta .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje