Përfaqësuesja e lartë e BE vizitë dy ditore në Kosovë, zbardhet agjenda

21 Maj 2025, 12:23Rajoni TEMA
Përfaqësuesja e lartë e BE vizitë dy ditore në

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian dhe njëherësh Nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 22 dhe 23 maj.

Gjatë vizitës së saj dyditore, Kallas do të zhvillojë takime me përfaqësues të partive politike si dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.

Gjithashtu, ajo do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ku do të njihet nga afër me punën e këtij misioni.

Në agjendën e saj është paraparë edhe një takim me komandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Me të mbërritur në Prishtinë, Kallas do të mbajë një konferencë për media më 22 maj 2025, në orën 15:45, në Shtëpinë e Evropës.

Vizita e saj konsiderohet si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian për paqe, siguri dhe integrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane. 

3 Komente

  1. Q
    Qenke pa pune keto dite o Perfaqesuese nga BE

    Te fala i ban Kurtit nga Vucic oj taj Perfaqesuesja e Nalte nga BE, mos harron aman.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leo

      Ca do besh ne Kosove moj e zeze. Semos kuptojne ata. Vetem populizma te nivelit qesharak pijne uje atje.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berlin

        Leo qirje slavoaziatike, Leh antishqiptarqe sipas urdherave te padronve tuaj slavoaziatik. Kaq i mallkuar, kaq bastard qe je!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje