Kurti “nuk i ndahet” LDK-së: Bashkë me të dhe Nismën bëjmë 80 mandate

21 Maj 2025, 14:23Rajoni TEMA
Kurti “nuk i ndahet” LDK-së: Bashkë me të dhe

Albin Kurti iu rikthye idesë së një koalicioni me LDK-në, i palëkundur nga refuzimet e saj.

Kryeministri në detyrë i Kosovës nënvizoi se bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe tre mandatet e Nismës, mund të bëjnë 80 deputetë më parlament.

“Unë i kam ofruar LDK-së mundësinë për koalicion, sepse e konsideroj si më të afërt për bashkëqeverisje, përsa i takon orientimeve dhe përvojave, por edhe sa i përket elektorateve tona. Them se ky do të ishte koalicioni i duhur.

Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe, do të bëhej shtatëdhjetë e shtatë deputetë. 57 jemi, edhe 20 të LDK-së do të bëheshim 77. Madje nëse na shtohen edhe tre të Nismës do bëhemi 80-të.

Edhe për marrëveshjet ndërkombëtare, kjo besojmë që është rruga e duhur përpara. Unë nuk jam për zgjidhje me qeveri teknike, qeveri tranzicionale, të cilat e lënë Kosovën pa opozitë”.

Më herët, Kurti insistoi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës është vendim i partisë dhe nuk do të tërhiqet, ndërsa u shpreh i gatshëm për kompromis për qeverinë.

Haxhiu konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat kërkojnë që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryetar të Kuvendit.

2 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Te kene kujdes Partite opozitare, Albin Kurti kerkon ti percaje, pastaj i poshteron nje nga nje.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Dikur isa mustafa minister i millosheviqit sipas kurrcit tre kater muaj me pas prrofa i nderuar te cilin e gjuajten edhe me mollotov,para 9 shkurtit luduku si mizat,hajvana, tash aman me shpetoni,njejt ishte Fatmir Limaj hajn i asfaltit kriminel lufte tash komandant Qeliku! Do doha ta di a ka ftyr Fatmir Limaj apo i mjafton ky vlersimi i fundit "komandant", sikur partit shqiptare te kene pak moral nuk duhet dhanep asnje mundesi kurrcit, edhe ashtu 4 vite ka qeverisur me listen serbe le te vazhdon te pakten nuk do te thot pastaj se hajvanat ma bane.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje