Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut është “njohje de facto” por shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes.
Kurti tha se i takon Bashkimit Evropian që ta gjejë mekanizmin që ta bëjë këtë marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme.
“Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjellë de facto. Pra, kjo është njohje de facto ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.
Pas raundit të bisedimeve, Kurti tha se pajtimi publik është arritur për aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë, me një aneks. Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar [takimi në Bruksel më 27 shkurt] po i ik nënshkrimit të marrëveshjes”, tha Kurti.
I pyetur rreth deklarimit të shefit të lartë të BE-së, Josep Borrell, se pajtimi i sotëm e parasheh nisjen e shpejt të procesit të krijimit të një mekanizmit të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë, kryeministri Kurti, nuk mohoi një gjë të tillë, por tha se kjo do të bëhet duke u bazuar në standardet më të larta.
“Nuk është vetëqeverisje, është vetëmenaxhim”, tha kryeministri Kurti kur iu përgjigj pyetjes nëse do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
“Ekziston një paragraf i cili flet për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit joshumicë serb dhe natyrisht se ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim”, shtoi ai.
Kurti tha se kjo marrëveshje e arritur në Ohër, “është më e mira e mundshme në këto rrethana për Kosovën, për raportet e Kosovës me Serbinë. Ai tha se aneksi do të publikohet nga Bashkimi Evropian.
“Unë mendoj që është platformë solide për të ecur përpara, e andaj është e pranueshme për ne”, tha Kurti.
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
Shpresojme qe tmos jeté si ai lajmi kur mender presednike osmanka dhe allbin kurrci kaluan uren e ibrit dhe deklaronin se u bashkuar Mitrovica, nderkohe qe rrugaqet serb i shanin dhe ua tregonin "aletet" me dore.
Mos te harrojne ata te News Berisha te marrin edhe nje here avukatin Gashi dhe ti ribajne pyetje per deklaratat e ketij te fundit se nuk do te kete dakortesi nga ana e Kurtit!Apo ka dashtun me than te Vuçiçit!!!!!!!!!!!
De -Fakto eshte njelloj si te thuash , takova nji serb ne Oher dhe me tha se Serbia do ta njohe Kosoven Shtet . De -Fakto eshte e kunderta e De-Jure . Qe te pranosh nji gje te tille do te thot ,ti sherbeshe sebise
Z. Kurti quaje si te duash, veteqeverisje apo vetemenaxhim. Tani Serbia nderhyn ligjerisht ne Kosove, fillimisht me ndihma ne komunitetin serb te ketij asosacioni duke e bere ate atraktiv per te terhequr fillimisht serbe te tjere, pastaj edhe shqiptare duke e zgjeruar keshtu territorin e " menaxhimit " . Ndersa Serbia nga ana tjeter nuk ka bere asnje leshim. Edhe kete e quan fitore zotrote ?
Serbia ka bë lëshime. Derisa më parë nuk i pranonte pasaportat dhe dokumentat tjera të Kosovës tash obligohet t'i pranoj.
Per te njejtat arsye qe u duhet serbeve ne Kosove vetemenaxhimi, u duhet edhe shqiptareve ne Serbi.