Marrëveshja pa firma në Ohër, kreu i LDK: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike

19 Mars 2023, 13:12Rajoni TEMA

Marrëveshja pa firma në Ohër, kreu i LDK: Mashtrim dhe humbje e

Kreu i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku e quajti marrëveshjen në Ohër, mashtrim dhe humbje të një mundësie historike.


“Ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog”, thotë Abdixhiku. Sipas tij, përfundoi një kauzë politike e rreme, që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë.

“Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë”, konstaton kreu i LDK-së.


Sipas Abdixhikut, ajo që u arrit është një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion në të.

“Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më”, thekson Abdixhiku, ndërkohë që kanë munguar reagimet e përfaqësuesve të tjerë opozitarë.

1 Komente

  1. M
    Miradije Hoti

    Haa ky eshte pro Serbe . LDK parti antishqiptare e krijuar nga Milloshevici dhe sherbetori i tije Ibrahim Rugova nipi kriminelit kuislingut bashkpuntorit nazist njeriu i masakres se Tiranes ........

    Lini një Përgjigje