“Më ka qëlluar miku im” - Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi, telefonoi gruan pas ngjarjes

22 Maj 2025, 16:20Rajoni TEMA
“Më ka qëlluar miku im” - Ekzekutohet me plumb në

41-vjeçari shqiptar Altin Arapaj është ekzekutuar me plumb në kokë pasditen e sotme në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë.

Sipas informacioneve nga mediat greke, thuhet se gruaja e tij ka marrë një telefonatë nga bashkëshorti i saj disa orë më parë, i cili i ka thënë se një mik i tij e kishte qëlluar me armë.

36-vjeçarja e kërkoi atë përmes aplikacionit Find my iPhone, nga ku më në fund gjeti vendndodhjen e celularit të tij, dhe së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë Helenike  shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës, ku telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak, por burri nuk u gjet.

Që nga ajo kohë, filluan kërkimet, të cilat rezultuan në gjetjen e viktimës pak minuta më pas.

Autori i krimit dyshohet se është gjithashtu me origjinë shqiptare dhe i njohur për autoritetet për përfshirje në raste droge.

 

1 Komente

  1. .
    ...

    Po a të qëllon (ar)miku?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje