"Rrëmujë dhe albanofobi", Shaip Kamberi tregon se çfarë ndodhi në parlamentin serb

3 Shkurt 2023, 21:30Rajoni TEMA

"Rrëmujë dhe albanofobi", Shaip Kamberi tregon se

“Rrëmujë dhe albanofobi”. Me këto fjalë e ka përshkruar deputeti shqiptar, Shaip Kamberi situatën e ndodhur ditën e djeshme në Parlamentin e Serbisë, ku u diskutua për Kosovën.

Sipas tij, në seancë, deputetët serbë retorikën e viteve 90-të.

“Rrëmujë. Albanofobi. Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë. Kështu do të kisha cilësuar seancën e sotme në parlamentin e Serbisë. Retorika e viteve të 90-ta në skenë”, shkroi Kamberi në Facebook.

Dje në parlament, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se 90 për qind e asaj që është bërë publike për planin franko-gjerman është e vërtetë dhe është lëshuar nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të cilët ishin të kënaqur me të.

Sipas tij, problemi më i madh është neni i katërt i atij dokumenti, i cili përcakton se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”

Lini një Përgjigje