Shqiprim Arifi: Kurti po përçan shqiptarët, po vepron në interes të Vuçiçit dhe Putinit

29 Maj 2024, 16:32Rajoni TEMA
Shqiprim Arifi: Kurti po përçan shqiptarët, po vepron në

Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përçan shqiptarët.

Sipas tij, kryeministri Kurti po ndjek narrativën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, duke iu shërbyer të dyve.

“Kurti po përçan shqiptarët. Pse e bën këtë ? Kurti është duke i shërbyer një narrative komplet tjetër. Është tu i shërbyer narrativës së Putinit të Rusisë dhe Vuçiçit të Serbisë.

Që ku ka qenë në nivel jo qeveritar. Ndër vite kemi indikatorët që tregon se Kurti është duke i shërbyer narrativës së Putinit dhe Vuçiçit. Putin përmes Kurtit është duke ndalur që Ballkani të futet në BE. A e bën me vetëdije apo jo, nuk e dimë. Ne në Luginën e Preshevës na ka bërë shumë dëm.

Në Prishtinë na ka përçarë njëri-tjetrin me para. Në kohë fushatash po përdoret për të joshur votuesit duke thënë ‘na jepni votën se Albini jep para. E ka bërë të njëjtën gjë në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, por atje nuk ka mundur dot", tha ai për “Balkan Update” në ABC News.

Më tej Arifi tha se qeveria e Kurtit po josh qytetarët e Preshevës me para.

“Qeveria e Kurtit po josh qytetarët në Preshevë duke rritur rezultatin e tyre. U premtojnë bizneseve dhe shoqatave nga 30 mijë euro. Implikimi i Kurtit nuk është vetëm si Vetëvendosje por edhe si Kosovë në Preshevë.

Ne jemi duke garuar kundër qeverisë së Kosovës dhe me paratë e Kosovës po blihen votat. Para të gjithëve po e bëjnë këtë. Ato para janë të shtetit, që përmes një rruge ligjore dhe me kurse të parapërgatitura e dërgojnë këto para. Vuçiç dhe Serbia nuk po bëjnë asgjë, po i lejnë.

Vuçiç po e pret të ndodhë kjo pasi është në të mirën e tij. Kurti po mundohet ti shërbejë narrativës së Vuçiç, Serbisë dhe Putin. Albin kurti nuk po bën politikë shqiptare. Kurti nuk ka pranuar as asociacionin. Çdo gjë që ka bërë Kurti ka shkuar në të kundërt të interesit të shqiptarëve”, përfundoi ai.

5 Komente

  1. H
    Harram besimin e dardaneve Albin

    Durini edhe pak zoteri Arifi. Puna e Kurtit eshte kry, ai tashme eshte nongrata per Perendimin. E shiti Kosoven tek Vucic oer lese para, ai famekeq spiun i Udbas. Opozita ne Kosove ja la pushtetn ne dore VV, ashtu qe kjo organizate idiotesh te del njehere e mire nga politika. Po kostua eshte e paperballueshme per dardanet, tani ata tuj u ba pjese integrale e Serbise.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Ty te lumte goja, por demi qe i eshte vere shqiptarise prej ketij megalomani, eshte shume i madh

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pirro Flaka

      O 'harram leshi, djal torbeshi", që kur u bëre ti dhe gomarët si ti të vlerësoni të madhin Albin Gjergj Kurtin!? Shqiprim mushka erdhi në pushtet me ndihmën e Gülenit dhe grumbulloi pasurinë në krah me vëllaun e vuçiqit, kurse tani ikën nga ku erdhi. Shqiprim mushka me profesion "llagerxhi" u bë kryetar duke premtuar punë dhe antikorrupsion. Bëri miliona dhe tani pallë si mushkë, ashtu si ca komentues majmuna. Albini do e çrrënjose hajninë, korrupsionin dhe fashizmin islamik. Kurse juve që hani bukë shqiptare dhe vajtoni vučić'in e erdoganin, ju vranë buka shqiptare. Shikoni trungun familjar dhe sigurisht zbuloni që jeni minoritar, siq është rasti me Omer Abazin, shefin e redaksisë.

      Përgjigjjuni
      1. H
        HK

        Mire e ke llafin per Shqiprimin, or Pirro, por krahasimi i Kurtit me Gjergj (Kasteriotin) eshte komplet gabim. Gjergji tradhetoi Turqine per Shqiperine, kurse Kurti ka tradhetuar Kosoven per Serbine.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makbethi

          HK, tash nuk kam se si e kuptoj përse Djaloshi ARBNOR, Albini është shqiptari më i urryer ndër shkiet. Mirëpo, e kuptoj, ose nuk e kuptoj fare, pse është Ra(m)nkovici shiptarelli më i dashur i sotëm, historikisht, pas Najveci Prijatelj Srba "Esat Pashina ulica" ndër shkiet e Shkinisë.

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje