Ben Andoni: Pse Serbisë i interesojnë vatrat e konfliktit në Ballkan

28 Maj 2024, 11:29Rajoni TEMA
Ben Andoni: Pse Serbisë i interesojnë vatrat e konfliktit në

Analisti Ben Andoni ka diskutuar mbi situatën në Ballkan dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë.

Andoni u shpreh në Euronews Albania se Serbia tenton t’i përdorë vatrat e destabilizimit për të fuqizuar rolin e saj dhe për të ndikuar në politikën europiane dhe atë botërore.

“Serbia është kushtëzuar nga investimet e BE-së. Dhe për sa kohë që investimet e BE-së të jenë më të larta se ato të Rusisë dhe Kinës, atëherë unë mendoj që mbajtja e vatrave është gjithmonë në Bosnje dhe në Malin e Zi, normalisht dhe në Kosovë. Dhe prandaj këto e faktorizojnë Serbinë dhe i lejohen këto patetizma”- tha ai.

Gjithashtu ai nuk la pa përmendur dhe numrin e madh të shteteve që abstenuan në OKB mbi rezolutën për viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë. Ai shtoi vota e lartë abstenuese ndaj një gjendocidi është tregues se Karta e OKB duhet të rishikohet.


“Çuditërisht ndjeshmëria e individit në shekullin e 21-të është gjithmonë e më e ulët. Gjithmonë vota është politike dhe diplomatike. Rasti i Serbisë ka sjellë gati në formë ulëritëse se Karta e Kombeve të Bashkuara jo vetëm duhet të rishikohet.

Ai numri i madh i abstenimeve është shumë shqetësues, e para për të ardhmen e botës dhe e dyta për atë që na rrethon. Kemi një fqinj që vazhdimisht na sjell probleme. Unë mendoj që probleme do të ketë dhe Maqedonia e Veriut”-përfundon Andoni.

1 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    Ben Andonin,Aleksander Qipen, ke deshir ti degjosh ne argumentimin logjik te Politikes ! Te nigjosh Salen,korespondentin komik te ngjarjeve ditore,dhe Ramen qe asht fut ne fushat per te djathten Greke .... mir thoshte Jovan Bregu : Po kaq budallej ka soji yn !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje