Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregohen 'shumë të butë' me Serbinë. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për ‘Financial Times’, duke thënë se BE dhe SHBA duhet t’i vendosin Serbisë një ‘ultimatum’ që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
“Brukseli dhe Uashingtoni duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe t'i vendosin një afat kohor Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Kurti në një intervistë për Financial Times.
Kurti shprehet se Beogradi duhet të qëndrojë në anën e perëndimit kundër Moskës në mënyrë që t'i japë Kosovës sigurinë se është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve.
“Sapo Serbia të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, atëherë do të ishte një moment kur ata do të tregonin se duan të integrohen në BE dhe se Serbia pa Rusinë nuk mund të kërcënojë sigurinë e kontinentit. Kështu që atëherë, mund të besoja se ata në thelb duan paqe.”
Ai ka thënë se Serbia duhet të tregojë përkushtim ndaj integrimit në BE duke vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ndalur përpjekjet për t’u ulur në “tre ose katër stola”.
Kurti ka refuzuar të tregojë nëse Policia e Kosovës do t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu, por ka insistuar se ankesat e serbëve për praninë e tyre po pakësohen.
Javën e kaluar policia kosovare bastisi disa degë të një banke serbe në veri të vendit dhe konfiskoi monedhën serbe. Dinari ishte i jashtëligjshëm si mjet këmbimi në Kosovë në fillim të këtij viti, edhe pse shumë prej serbëve të Kosovës paguhen me paga ose pensione në atë valutë. Kosova përdor euron.
Kurti pranoi se ka “ndonjëherë dallime” me aleatët e tij evropianë dhe amerikanë “kur bëhet fjalë për strategjitë, operacionet dhe taktikat në terren nga njëra anë, dhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Serbinë”, por jo për vlerat apo parimet.
Ai tha se qasja "e butë" e perëndimit ndaj Serbisë ishte "pasojë e shpresës së madhe se sa më shpejt Serbia do të hidhet në kampin demokratik perëndimor. Sipas mendimit tim, ne kemi pritur shumë gjatë për të qenë ende me shpresë.”
PO KU MARIN VESHI SHBA E BE ,MESOJUA NJE CIKE DHE PO NUK MOREN VESHI ME TE MIRE MER MASA....RRNOFTE NENA SERBI.....
Cfare pune ka Albini me Serbine? Firmos dhe zbato ato qe te thote Amerika, te shkeputesh perfundimisht, te pranohesh anetar i Kombeve te Bashkuara, ky duhet te jete qellimi i Qeverise , por Albini dhe Gervalla jane dy persona qe po e sabotojne miqesine me Ameriken.
Keshtu te ka mesuar Udba per sot more i oabese (sipas Makronit dhe BE) ?! Kujdes more vocerak i papjekur se po ta hoqi vizen edhe Gjermania, gjej vrime te futesh ti dhe VV jote me "walkink deads" qe te ndjekin qorazi.