Si diskutim të mirë dhe intensiv e cilësoi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi të martën me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ku në fokus të diskutimit ka qenë progresi në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në kuadër të Procesit të Berlinit, bashkëpunimi rajonal dhe pritjet nga samiti i radhës që sivjet do të mbahet në Berlin.
“Diskutim i mirë dhe intensiv për rrugën përpara në Procesin e Berlinit”, ka shkruar Rohde në platformën sociale, X, pas takimit Kurti – Sarrazin ku ishte i pranishëm edhe vetë ambasadori gjerman.
Për takimin në fjalë gjatë ditës u deklarua fillimisht Kurti, i cili theksoi se Procesi i Berlinit është platforma ku Kosova angazhohet për bashkëpunim rajon dhe integrim ekonomik.
“Progresi në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në Procesin e Berlinit, bashkëpunimi rajonal dhe pritjet nga samiti i radhës që në 10-vjetorin e tij do të mbahet në Berlin, ishin temë e diskutimit. Kryeministri kujtoi rëndësinë që para samitit të radhës të fillojë zbatimi i marrëveshjes për udhëtim me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës”.
Kurti ndër të tjera theksoi se tregu i përbashkët rajonal dhe plani të ri ekonomik për Ballkanin Perëndimor paraqesin mundësi për zhvillimin e rajonit.
“Tregu i Përbashkët Rajonal i dalë nga Procesi i Berlinit së bashku me Planin e Rritjes janë mundësi për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe shpejtimin e reformave për anëtarësim në BE. Republika e Kosovës është proaktive dhe kontribuese e këtij procesi të rëndësishëm”, theksoi shefi i qeverisë së Kosovës, derisa falënderoi diplomatin gjerman për angazhimin.
Ju, gjermanët, sa më shumë gjermanë që të jeni aq më të dobishëm jeni për Evropën dhe botën.
ZOTI AMBASADOR, këta shkiet, shovenizmi i tyre funksionon sipas "virtyteve të krimit". Me fjalë të tjera, u dekoruan dhe shpërblyen për krimet e kryera dhe orekset iu hapen. Evropa e prapshtë, ka një pjesë të madh të fajit që shovenizmi serb të trajtohet si virtyt krimi!!