Statusi i ri në NATO, Serbia e konsideron Kosovën një kërcënim për sigurinë

28 Maj 2024, 22:25Rajoni TEMA
Statusi i ri në NATO, Serbia e konsideron Kosovën një

Serbia e konsideron Kosovën një kërcënim për sigurinë e saj. Këtë e konfirmoi ministrja për përkujdesje familjare dhe demografi në qeverinë e Beogradit, Milica Gjurgjeviç. Reagimi i saj vjen për shkak të avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s si anëtare e asociuar.

“Anëtarët kryesorë të kësaj aleance e shpërblyen regjimin e Albin Kurtit për fushatën e dhunës dhe të spastrimit etnik që po kryen kundër popullit serb”, pretendon ministrja pa ofruar asnjë fakt. Gjurgjeviç sulmon NATO-n duke thënë se vendimi dërgon mesazh se terrori, persekutimi dhe shtypja e serbëve janë vlera që aleanca i mbështet në Kosovë.

“Një qasje e tillë jo vetëm që paraqet shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila parashikon se Kosova do të jetë një territor i çmilitarizuar, por gjithashtu krijon një kërcënim të ri për sigurinë e Serbisë dhe popullit të saj në provincë, i cili është i detyruar të jetojë në një protektorat të NATO-s”, tha Milica Gjurgjeviç, ministre për përkujdesje familjare dhe demografi.

Ministrja pretendon se “avancimi i statusit është shenjë e qartë se Perëndimi po nxiton që ta integrojë Kosovën në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur, për të krijuar kështu një bastion tjetër për zgjerimin e oreksit gjeopolitik në rajon”. Fjali të tilla thuhen shpesh nga zyrtarë të Rusisë, si Medvedev apo Peskov. Ministrja serbe e konsideron avancimin e Kosovës për në NATO si një përpjekje e perëndimit për të ruajtur pavarësinë e Kosovës.

6 Komente

  1. T
    Terroristet jane te pafytyre!

    Nuk e dime kush e ben terrorin ne Kosove, shteti kosovar apo terroristet e sponsorizuar nga qeveria fashiste e Vucic qe u perpoqen te bejne nje grushtv shteti ne Mitroovice dhe rrethinat e saj me pasoja vdekjen e shqiptareve. Vucic eshte vazhdim i filozofise dhe praktikes komunisto-fashiste te Miloshevicit dhe shtetit serb ku shqiptaret kane qene prej shekujsh populli me i terrorizuar dhe i masakruar ne ate grumbullim kolonial. Familje te tera u vrane, perfshi femije, gra, gjysher dhe gjyshe te pafajshem, ne shtepite e tyre. Bombarduar me topa dhe me mitroloze vetem e vetem pse jane shqiptare. Nuk po shkoj mbrapa ne histori sepse krimet e serbeve jane monstruoze. Keta maskarenj duan ti marrin Kosove veriun e saj shqiptar, vetem e vetem sepse serbe u urdheruan te grumbulloheshin ne rajonin e Mitrovices nga terroristet e Beogradit.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shmili

      Sa kohe qe kemi pune me ata, nga 1878 e kendej, i "rrezikojme" dhe sheshazi deshirojne vdekjen tone. Kete etje te tyre per gjakun tone, "aleatet" tane qe kane kanakar Shkinine, e mirekuptojne dhe na thone se i rrezikojmeshkiet ngase nuk futemi ne gojen e tyre vullnetarisht permes"me marreveshje" se Brykselit sipas qejfit te tyre.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ashimi

      Kesaj bukuroshes duhet kujtuar shprehja e kahereshme:Ne ato maja rripa rripa ,nje here ma hipe dhe nje here ta hipa.Ka goje dhe flet edhe per spastrim etnik kjo sharabajge,ne vend qe, ne mungese te kerkimit te faljes te ulun koken per ç'ka i kane bere ketij populli martir,ben deklarata qe tashme nuk pijne uje ne opinion.Milica nena e Liri Berishes........

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mkbeti

        ...dhe Ramicica motra e embel e Vucicit

        Përgjigjjuni
      2. F
        Flamur Struga

        As edhe nje person,nuk dyshon se Avancimi i Republikes se Kosoves,eshte rrezik per fqinjet e vet.Pos rusoserbeve ,fqinjet e Republikes se Kosoves jane anetare teNATO- s kesaj organizate me qellime humanitare.Paranojaket rusoserb,alarmojne edhe kur fluturon nje mize,u duket se eshte grere helmuese,per shkakun se : jane ata te cilet e kane ndertuar dhe vazhdojne akoma,jeten e tyte ta bejne si zvarranik.Keta qe vajtojne per trillime te kota,jane vet ata qe marrin aksione rrezikshmerie kunder kombit shqiptar si ne Republiken e Kosoves,por jo vetem,gjenocid ,diskriminimi eshte ne natyren e jetes rusoserbe.Mjafton te permenden shqiptaret te cilet jetojne ne trojet e tyre shekullore ne Banjen e Sjarines,Presheve,Bujanovc.Bota perparimtare ,po bindet per "lotet e korkodilit ruso serb",prandaj edhe vet keto,po bejne kethesa radikale,qe kesaj radhe ne favor te Republikes se Kosoves.Vet politika e kesaj Qeverie,kudo dhe ngado ku ftohet,shpalosin synimet per nje ballkan te qete ,per nje jete plote harmoni midis popujve,kunderta ndodhen me armiqet shekullor rusoserb...Rrugen drejt prosperitetit te kombit tone,nuk ka force qe e pengon,ne jemi te afte te bindim dhe te bejme miq me fakte.Prandaj,ky avancim drejt anetaresimit te RK ne NATO ,eshte njera nga fitoret qe kombi yne po realizon.Armiqet ,le te ndergjegjesohen dhe te bejne ndryshime ,ju nevoitet rehabilitim ne bindjet e tyre usurpatuese..

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pirdhni se liroheni.

          Patjeter qe eshte nje kercenim per Serbine, nuk do as mend as ka(r)lem, nje vend qe nuk eshte anetar i OKB ben avancime per te qene pjese e organizates bamirese NATO.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje