Të hënën mblidhen dy qeveritë Shqipëri-Kosovë

19 Qershor 2022, 12:55Rajoni TEMA

Të hënën mblidhen dy qeveritë Shqipëri-Kosovë

Të hënën do të mbahet në Prishtinë mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Në këtë takim të tetë pritet firmosja e disa marrëveshjeve nga dy palët.


Sesioni i punimeve do të hapet rreth orës 11:15, ku dy kryeministrat Rama e Kurti do të mbajnë nga një fjalë dhe pas tyre anëtarët e kabineteve do të parashtrojnë marrëveshjet që do të nënshkruhen.

Ndërkohë, në Prishtinë gjithçka është gati sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, i cili zbulon çështjet ku palët angazhohen të bashkëpunojnë; si infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike, projekti i portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë, si dhe Porti i thatë në Kosovë.

Një ditë përpara mbledhjes së dy qeverive, Kryeministri Rama i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, pritet të vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ky takim mes tyre vjen pas atij në Hagë, ku Rama e vizitoi Thaçin në qelitë e burgut të Haglendenit, në të cilin ndodhet prej  dhjetorit të 2020-ës.

4 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    O Kryeminister pse harxhon leket e taksapaguesve shqiptare ,per dike qe te shan nga mengjesi ne darke bashke me ate dosen ,dhe fundja asgje s beni 9 vjet foto dhe pordhe

    1. S
      Shaqo Musarai

      "Do bëjmë luftë, do tundim malet. Dhe fshati qeshet, dhe bota tallet!"

      1. P
        Pordhe me rigone....

        Kuvend mes "autochthonous" !? Nisja: perqafime madje edhe puthje (dy a tri here si poutanat) mes birazeresh,mireseardhje,etj,etj.... Diskutime/projekte: do te bejme kete e ate.....,do te ndertojme ura, hekurudha e xhamija(me paret e babe doganit) .....madje do te leshojme edhe satelit/pordhe me ere.....etj, etj... Do te krijojme big vatan (me ndihmen amerikone!!!!) e free ballkan...... Do te mbjellim hektare me hasisi.....etj,etj. Do te sjellim formula one!!! Do te qerasim turistat me bakllava e turkish coffee... Do ti mesojme botes tolerance fetare(pa besuar askond) madje edhe dhalle me kryp...... Perfundimi( i pllaneve): pordhe me rigone.....jemi njishi i kopshit zoologjik,jemi....fanar ndricues( made in.....laver sumqiri)

        1. v
          valdrin

          Te henen mblidhen dy QIVERITE e hipokrizise, dihet qe mardheniet me koqevaret jane mut fare por te pakten boll me hipokrizi qe si beson njeri se eshte krijuar urrejtje kombetare. Mardheniet me Malin e zi dhe Maqedonine e veriut jane te mira ndersa qiveria e Kosoves eshte e pa gdhendur deri sa ne krye te saje jane kafshet Osmani, Kurti. Krime Serbia beri dhe ne keto dy ish krahina te saje por dialogu dhe bashkpunimi eshte i domosdoshem.

          Lini një Përgjigje