Vrasja e policit në Kosovë, Hovenier: ShBA dënon ashpër sulmet e orkestruara në veri, autorët duhet të dalin para drejtësisë

24 Shtator 2023, 10:56Rajoni TEMA

Vrasja e policit në Kosovë, Hovenier: ShBA dënon ashpër

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka reaguar pasi një polic është vrarë në Veri dhe dy të tjerë janë plagosur.

“Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dalin para drejtësisë. Ata duhet të ndërpresin menjëherë sulmet e tyre”, tha ai.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm të 24 shtatorit. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”.

Ambasadori amerikan ka theksuar se ShBA-ja e njeh dhe respekton rolin e policisë si reagimi i parë në situata emergjente dhe krize.

“Ne vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), sipas rastit”.

Ai ka potencuar se “monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës”.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara, shpreh ngushëllimet e mia të thella për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, i cili u vra në krye të detyrës. Gjithashtu përcjell urimet e mia për shërim të shpejtë për dy oficerët e plagosur”.

4 Komente

  1. ?
    ????????????????????????

    Tani qe Serbia po vret njerzit e kosoves .tani America flet ..e gjith kjo eshte se America edhe Europ kurva ju vune kosoves duke mbrojtur serbin turp I botes

    1. r
      reti11

      Për ç'fajtorësh flet ti? Keni 15 vjet që përkëdhelni kurvën në beograd. Uroj të zini mend! T'ia thoni ne sy vucicit: je me kurve se sllobodani.

      1. e
        emigranti

        Te shpresojme se ashtu sic thote z. ambasador autoret e krimit , te cilet tani duhet te jene rehatuar ne Serbi, nga ku presin edhe shperblimin, do te kapen sa me shpejt dhe te marrin denimin e merituar. Por me pare te tregojne se ku e gjeten mbeshtetjen per kete akt barbar.

        1. Y
          Yyyppp Xhixhi

          Shko ore bythqir lulishtesh, te shkerdhefsha handikapatin qe eshte ulur ne shtepine e bardhe. Ju kurva te pabesa me joshjet qe i beji Serbise e sollet situaten deri ketu. Jo te iki policia, jo po te terhien nga veriu e te tjera pallavra si keto, jo po asocacioni etj dhe ja pasojat. Ptuuuu shkerdhata te pabesa. Kemi faj ne qe mbeshtetemi tek ju.

          Lini një Përgjigje