Vrasja e policit në veri, ambasadori gjerman: Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë

24 Shtator 2023, 11:38Rajoni TEMA

Vrasja e policit në veri, ambasadori gjerman: Sundimi i ligjit duhet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka shpërndarë qëndrimin e SHBA-së për vrasjen e një zyrtari policor në veri dhe ka thënë se është plotësisht në linjë me të.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasadori gjerman tha se sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë.

“Unë pajtohem plotësisht me deklaratën e kolegut tim amerikan. Autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë. Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policëve të vdekur të PK-së dhe për policët e plagosur të PK-së”, shkroi Rohde.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.

1 Komente

  1. r
    reti11

    Ky eshte rezultati i përkëdheljes së monstrës srrbe. Vazhdoni t'i krihni flokët kurvës vuçiçe buzpidhit.

    Lini një Përgjigje