Pasojat e Covid-19 ndjehen ende te persona që e kanë kaluar në gjendje të rëndë

10 Dhjetor 2023, 20:17Shëndeti TEMA
Pasojat e Covid-19 ndjehen ende te persona që e kanë kaluar në

Edhe pse kanë kaluar gati tre vite nga pandemia e Covid-19, disa vuajnë ende pasojat edhe pse post Covid u tha që ndihet deri tre muaj pas kalimit të sëmundjes.

Mjekët shpjegojnë se virusi i Covid 19 ka prekur sisteme të rëndësishme në organizëm, siç janë artikulacionet e të tjera, të cilat kërkojnë kohë të gjatë rikuperimi.

“Përkufizimi thotë 3 muaj pas kalimit të Covidit, por në praktikën e përditshme po e shohim edhe muaj pas kalimit të Covidit, prekje të sistemit nervor, të dëgjimit, të nuhatjes. Ka plot që ende nuk i është rikthyer shija dhe nuhatja. Ka ndryshime në zë, çrregullime në metabolizëm, aparatit urinar, tregojnë për pasojat e virusit“, tha Esmeralda Meta, mjeke infeksioniste.

Ka shumë njerëz të cilët patën prekje të mushkërive nga virusi i Covid-19, pasojat e të cilit po u reflektohen edhe sot me frymëmarrje të vështirësuar gjatë aktivitetit në punë.

Ndërkohë që virusi i Covid-19 ka përshpejtuar në kohë shumë sëmundje të cilat do t’i preknin njerëzit por në një moshë më të madhe.

Sot e gjithë bota po përballet me më pak njerëz efektiv në punë për shkak të pasojave të Covid. Në Shqipëri nuk ka matje të fenomenit por një tregues janë raportet e shpeshta mjekësore të punonjësve.

Lini një Përgjigje