Bordi i Tumoreve në QSUT, asnjë pacient me kancer nuk hyn në kirurgji pa vendimmarrjen e tij

8 Shkurt 2026, 10:20Shëndeti TEMA
Bordi i Tumoreve në QSUT, asnjë pacient me kancer nuk hyn në

Prej më shumë se një viti, në QSUT funksionon një strukturë e posaçme që quhet Bordi i Tumoreve ku pacientët me kancer trajtohen sipas vendimeve mjekësore që merr ky bord.

Kjo do të thotë se rastet e pacientëve me kancer nuk vlerësohen më nga një mjek i vetëm, por nga një ekip i tërë specialistësh të fushave të ndryshme si onkologë, kirurgë, radiologë, anatomo-patologë të cilët analizojnë në detaje diagnozën dhe përcaktojnë trajtimin më të saktë.

Prej një viti tre klinikat e kirurgjisë së QSUT kanë krijuar një strukturë të e veçantë që quhet Bordi i Tumoreve. Çdo të premte ne atje rrahim mendimet dhe diskutojmë mbi pacientët që do të operojmë së bashku me onkologët dhe stafin. Nuk ndodh që pacienti të vijë I diagnostikuar dhe të kalojë menjëherë në sallë përpos rasteve urgjente. Rasti diskutohet aty, rrihen mendimet, përcaktohen rrugët e trajtimit si do të bëhet , do të fillojë ose kimioterapi, radioterapi apo do të trajtohet fillimit me kirurgji”, tha Enton Bollano, Kirurg digjestiv në QSUT.

Kjo lloj strukture bën një diferencë të madhe në rrugëtimin terapeutik të një pacienti pasi vendimmarrja është me saktë dhe sigurtë, trajtimi i tumorit bëhet i personalizuar sipas karakteristikave, koordinimi mes shërbimeve përcaktohet që në fillim.

Strukturë e domosdoshme për suksesin e trajtimit të pacientit kirurgji me sëmundje malinje të kolonit dhe shumë efikase. Çdo rast me kancer kalon dhe diskutohet aty, deri tek teknika operatore dhe ndjekja pos operatore që do të ndiqet pas operacionit. Pra pacienti hyn në një linjë që të çon drejt një trajtimi të shpejtë, të mirë dhe të suksesshëm”, theksoi Bollano.

Bordi i Tumoreve është një procedurë standarte në qendrat më të avancuara shëndetësore ndërkombëtare dhe i siguron pacientit më pak vonesa, më shumë besim dhe efikasitet./rtsh

13 Komente

  1. Nje punonjes Shendetesie i Moshuar

    Dikur keto quheshin KONSULTA , beheshin kur mjeku pathollog nuk i jepte dum dhe mblidheshin gjithe specialistet per te dhene mendimin e tyre sigurisht nuk mungonin analizat e krye ra nga pacienti dhe te gjitha keto kryheshin neper spitalet e rretheve atje ku ishte dhe vendodhja e pacientit pa e sorollatur te merte rruget apo ti caktohej orari sekur do te behej konsulta ? Kjo procedure ndqej , si per puntorin apo nenpunesin , nuk shikonte mjeku nga duart , sot eshte prishur ky rregull , shiko mallin , bej pazarin ? Ketu duhet te perqendroheni ju ZOTERINJ te BORDIT mbikqyres ? Nga ana teorike shkrimin e ke ne rregull, Po ne praktike si zbatohet ? Ky borde duhet te funksionoje per te gjithe te semuret me cfar do lloj DIAGNOZE qe jane pa ze dhe te rrembejne shpejt jeten sa hap e mbyll syte ? Nje perkushtim te madh duhet te kete PROFILAKSIA per parandalimin e cdo lloj Semundje , mos te kapet kur semundja ka avancuar ? Duhet nje pune e madhe nga personeli shendetesor ndergjegje dhe humanizem , gje te cilat mungojne qe kur filloje paraja , kete duhet ta pranojme dhe ta luftojme ...!!!!

    Përgjigjjuni
    1. l
      labi doktori

      Po cmimin sa e ka bordi i tumoreve,po anestezisti ,infermieri futet ne bord .Minimumi 2000 euro maksimumin e di kardiokirurgu prifti

      Përgjigjjuni
      1. I
        I semuri me kancer

        Kush i ha keto perralla. Atje vdesin njerezit si bageti. Onkologjia eshte ne pike te hallit. As ilace, as kushte, as mjeke dhe as njerzillek. Duroni edhe pak kohe, kur ta marrin izraelitet e SHEBA-s. Dhe pastaj do thoni qe ishim mire kur ishim keq. Tre drejtore te QSUT dhane doreheqjen qe te vinte nje skulptore nga Kanadaja per te firmosur. Per kete aresye ka ardhur ministre edhe Evis Sala, qe po shkaterron edhe ate pak Ministri Shendetesie qe ka mbetur pa mjeke. Drejtoreshe e Pergjithshme e Shendetesise eshte emeruar nje ekonomiste. Drejtoreshe Ekonomike po behet vajza e Kujtim Gjuzit ( varianti Dash Sula i Rames) nga kater zevendes ministra vetem njeri eshte mjek. Keta bashke me skulptoren e QSUT fo firmosin koncesionin me izraelitet e SHEBA-s

        Përgjigjjuni
        1. E
          Esati

          Shkrimi përshkruan sesi vendimmarrja në rastet e pacientëve me sëmundje onkologjike bëhet në grup. Qëllimet e kësaj praktike janë të qarta dhe pozitive: të përmirësojë praktikën duke detyruar mjekët e specialiteteve të vënë firmën dhe mbajnë përgjegjësi nëse punët shkojnë keq, si edhe të ulin korrupsionin e vogël pasi është më vështirë të korruptohet një grup i madh se një mjek i vogël. Kush emërohet drejtor, cila kompani me kismet mbase merr apo nuk e merr tenderin, këto janë histori të tjera që ti gjykojmë kur të ndodhin. Tani të rrimë shtrembër e të flasim drejt, Evis Sala këto gjerat E vogla deri tani i ka bërë mirë.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Arseni

          Çfare lloj bordi është ky qe vendoska vetem për tumoret ? Po semudjet e tjera ? Qe perbejne gjysmën e rasteve bile më shume ? Po pse pret nje rast me cr gjiri BIRAD 5 te presi Bordin pas 1 jave ??Kjo ështe burokraci për të kusyer gjoja veglat sterile qe jane të kufizuar Onkologet dhe kirurget onkologë duhet vendosin ,por duhet meret edhe pëlqimi pacientit se mbase ai preferon nje kirurg tjeter dhe njerezit kane informacion per kirurget dhe nuk futen si deri ne thes…. Ky bord eshte nje sajese e kote dhe nuk do te fuksionoje Le qe në Onkologjiku nuk ka mjeke…..

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edlira

            Keto jane bere me kohe nuk u shpik tani. Shpikja e re eshte qe mjeket qe e diagnostikojne tumorin, endokrinologe, gastrohepatologe, nefrologe nuk jane pjese e bordit. Kjo eshte shpikja shqiptare e padegjuar me pare. Se kush e prezanton pacientin ne bord asnje se di.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pap

              Nuk kam asgje personale me dr e referuar ne kete interviste, por do e thosha se keshtu sic shkruhet ne kete shkrim eshte ose t’i biesh muhabetit shkurt, ose te besh sikur po thua dicka, ose, pastaj, larg qofte, nuk di se cfare flet. Ne te vertete, do te ishte habi, nese borde te tilla nuk do te kishte ne cdo specialitet!! Emri I bordit nuk ka rendesi. Rendesi ka perberja dhe cilesia/kualifikimi/akreditimi i bordit. Ai bord tumoresh ne kirurgji le te mbetet si i tille, por detyra qe ai duhet te kete, ne fakt, eshte, se pari, seleksionimi nese nje i semure eshte kandidat apo jo per nje nderhyrje kirurgjikale (kjo behet ne baze te kritereve te caktuara), se dyti, zgjedhja e llojit te nderhyrjes kirurgjikale qe duhet aplikuar dhe, se treti, te peshoje perfitimin dhe demin qe kjo nderhyrje mund te sjell tek i semuri, me qellim qe, nese ai nuk ndihmohet dot, mos te demtohet me shume se sa e ka demtuar semundja. Me sa di, nje bord/komitet i tille trajtimi ka egzistuar ne onkologji qysh ne mes vitet 80-te. Se c’eshte bere me te nuk di te them; jam i prirur te besoj, ajo qe ka ndodhur me gjithcka ne kete periudhe tranzicioni te stergjatur. Ajo qe mund te them me siguri eshte se trajtimi me i mire/efektiv I semundjeve tumorale kerkon nje ekip/bord/komitet qe duhet te jete shumedisiplinor, dmth, te kete ne perberje te tij kirurg, por e theksoj, kirurg onkolog (te specializuar per nderhyrje te tille nen nje mentor, te kete kryer nje numer te caktuar nderhyrjesh qe ta kualifikojne si te tille dhe, ne fund, te jete akredituar per keto lloj nderhyrjesh), kimoteraupeft, radioteraupeft, radiolog, histopathology, psikolog, duke shtuar sipas nevojes edhe specialist te tjerej, per te mos harruar edhe vete pacientin, mbasi edhe ai ka per te thene ne zgjedhjen qe do te konkludoje ekipi, sigurisht, mbasi t’i jene propozuar alternativat e mundeshme. Thene sa me siper, do te ishte interesante te mesohej se cila eshte perberja e ketij bordi tumoresh, ku mblidhet ai, ku do te kruhen trajtimet e tjera komplekse te semundjes, cilat jane procedurat neper te cilat i semuri duhet te kaloje gjate ketyre trajtimeve, sa I lehtesuar eshte koordinimi midis ketyre proceseve, e shume pyetje te tjera si keto, perpara se te pretendohet se nje bord na lehtesoka shume trajtimin e te semureve. Mos ndoshta duhet shume me shume pune, si psh ndryshime thellesore ne sistem, ne organizimin e tij, si edhe ne bashkepunim/nderveprimin me efektiv, se sa krijimi i bordit ne fjale, te cilit, pavaresisht nga ky opinion, nuk do te deshiroja t’i ulja vleren. Personalisht mendoj se mundesite jane, por sic ne gjithe sferat e tjera te jetes edhe ne ceshtjet ne fjale ka paaftesi, arrogance, taraf/klientelizem, konformizem, mungese transparence/dedikimi/ndjenje sacrifice, mediokritet (cuditerisht, sepse ka mjaft mjeke tashme te edukuar/kualifiuar edhe jashte)….PSE?!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje