Vaksina e gripit/ Ministria e Shëndetësisë: 238 mijë qytetarë të vaksinuar kundër virozave, 10% më shumë se vitin e kaluar

11 Janar 2026, 12:58Shëndeti TEMA
Vaksina e gripit/ Ministria e Shëndetësisë: 238 mijë

Në të gjithë vendin, prej shtatorit të vitit të kaluar ka nisur zyrtarisht fushata e vaksinimit antigrip. Zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore Nr.2 dhe vizitës në familjen Berxolli vuri në dukje rëndësinë e aplikimit të vaksinave për mbrojtjen nga simptomat e rënda të viruseve gripale.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë teksa ka shpërndarë inspektimin e Tominit në këtë qendër shëndetësore, përmes një postimi nënvizojnë se stina e virozave përballohet me vaksinim në qendra shëndetësore ose direkt në banesë për ata që nuk kanë mundësi të paraqiten në strukturë shëndetësore.

“Gjatë sezonit shtator 2025 - janar 2026 janë vaksinuar 238,886 persona, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë, një tregues pozitiv që reflekton angazhimin e vazhdueshëm për rritjen e mbulimit vaksinor dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e shëndetit gjatë sezonit të virozave”, thuhet më tej më postim.

Vaksina antigrip mbetet mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore të shkaktuara nga viruset e gripit, ku grupet më të riskuara mbeten fëmijët, të moshuarit, personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal.

2 Komente

  1. s
    shefi 55

    Mire qe u vaksinuan , por cfare kane fituar? Edhe pas vaksines gripi i ze njelloj si me pare. A eshte ky nje mashtrim ?!

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Duan perseri Kriminelet te fitojne para ne kurriz te qytetareve!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje