Një analizë e fundit mbi përbërjen e rafteve të supermarketeve në Tiranë ka nxjerrë në pah një realitet shqetësues për kulturën ushqimore dhe shëndetin publik. Në disa supermarkete kryeqytetase 98% e produkteve janë ushqime të paketuara dhe të procesuara — produkte “gati për t’u konsumuar” që kërkojnë vetëm hapjen e qeses, ndërsa vetëm 2% e ofertës përbëhet nga ushqime të plota si fruta dhe perime, një raport që tregon se tregu dhe lobimi industrial po formësojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dietën e qytetarëve.
Këto gjetje do të trajtohen në detaje në episodin më të ri të Apostrof Podcast, ku e ftuar do të jetë mjekja nutricioniste Albana Daka. Në bisedë do të analizohet jo vetëm dominimi i ushqimeve ultra-të përpunuara në tregun shqiptar, por edhe lidhja mes këtij modeli konsumimi, shëndetit të zorrës, rritjes së sëmundjeve kronike dhe debatit global të hapur nga piramida e re ushqimore e përmbysur.
Episodi i plotë publikohet të dielën, ora 17:00
Si po e shkatërron industria kulturën tonë ushqimore? | Albana Daka | Apostrof #56