"Pirola", varianti i ri i COVID-19: Nga simptomat te masat që duhet të merrni

5 Shtator 2023, 13:15Shëndeti TEMA

"Pirola", varianti i ri i COVID-19: Nga simptomat te masat që

Një variant i ri COVID-i i quajtur "Pirola" po përfshin Shtetet e Bashkuara dhe aktualisht po monitorohet nga afër nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

"Pirola" është një kombinim i shkronjave greke Pi dhe Rho, ka më shumë se 30 mutacione në proteinën e saj spike në krahasim me XBB.1.5, një variant i Omicron që kishte qenë lloji dominues në SHBA.

Çfarë është BA.2.86?

Maria Van Kerkhove, një epidemiologe dhe drejtuese për përgjigjen ndaj COVID-it në OBSH, tha se informacione shumë të kufizuara ishin në dispozicion për llojin e sapozbuluar. Por një numër i madh mutacionesh brenda tij kërkonin monitorim më të afërt, shkroi ajo në "Twitter".

Varianti, i referuar gjithashtu si BA.X, u gjet përmes sekuencës gjenetike - një proces ku shkencëtarët përcaktojnë blloqet ndërtuese të ADN-së së një molekule.

Shkencëtarët janë në gatishmëri për shkak të numrit tepër të lartë të mutacioneve të variantit, me më shumë se 30 në proteinën spike, pjesa e virusit që vaksinat synojnë të neutralizojnë.

Globalisht, varianti është zbuluar në Danimarkë, Afrikën e Jugut, Izrael, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

CDC ka këshilluar njerëzit që të mbrohen nga virusi pasi nuk është ende e qartë "sa shpejt përhapet ky variant", megjithatë si masë paraprake njerëzve u është kërkuar të marrin këto masa:

• Të bëni vaksinat kundër COVID-19.

• Bëni testin për COVID.

• Kërkoni trajtim nëse keni COVID-19 dhe jeni në rrezik të lartë për t'u sëmurë shumë.

• Nëse vendosni të vishni një maskë, vishni një të cilësisë së lartë që i përshtatet mirë hundës dhe gojës. Përmirësoni ajrosjen.

•Lani duart.

Cilat janë simptomat?

Simptomat e variantit të ri përfshijnë rrjedhje të hundës, dhimbje koke, lodhje, teshtitje dhe dhimbje fyti.

3 Komente

  1. A
    Anarko-Sindikalisti

    Nuk u lodhen? Akoma me perralla gripi, apo po vjen vjeshta e dimri e duhen ca per ta shtyre bashke me geshtenjat e pjekura! Vini re: Masa e pare, vaksinat! Nuk u mjaftuan me pese! Nderkohe behet me dije se Jill Bide-ne e paska “zene” prape “Covidi”, megjithe 5,6,7,8,9,10…..gjilperat! Mallkuar qofshin!

    1. e
      enter""

      Akoma me variantet? Masat? Asnje mase. As maskat nuk funksionojne. Pandemia e vaksinave quhet. Variantet krijohen nga ata qe jane vaksinuar sepse imuniteti i tyre eshte kompromentuar njehere e pergjithmone.

      1. Z
        ZYBER

        MJAAAFFTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTT

        Lini një Përgjigje