Ceremonia e bluzave të bardha, ministrja Sala: 459 studentë të rinj nisin ëndrrën e tyre

6 Tetor 2025, 14:55Sociale TEMA
Ceremonia e bluzave të bardha, ministrja Sala: 459 studentë të

Në “Ceremoninë e Bluzave të Bardha”, organizuar me pedagogë dhe studentë të vitit të parë, në Fakultetin e Mjekësisë, ministrja Sala u ndal në politikat e ndjekura për realizimitn e një prej prioriteteve kryesore të sistemit të shëndetësisë në vend, atë të ndalimit të largimit të mjekëve.

Në fakt 30 e ca vite më parë ishin 150 kuota në mjekësi, pastaj gradualisht është rritur në 350 kuota dhe aktualisht janë 500 kuota pranimi për studentët e mjekësisë.

Për herë të parë ka nisur zbatimi i kontratës për shërbimin publik, sipas së cilës çdo student i mjekësisë që diplomohet do të punojë për tre vite në vendin e tij, në sitemin tonë shëndetësor.  Jam shumë e kënaqur që 94% e studentëve të vitit të parë e kanë firmosur këtë kontratë”, nënvizoi ministrja.

Duke u ndalur tek motivimi dhe vlerësimi i kontributit të mjekëve shqiptar në misionin e tyre human, ministrja e Shëndetësisë theksoi se do të vijojë rritja eksponenciale e pagave për mjekët specialist deri në 20230.

Janë përmirësuar ndjeshëm dhe pagat e mjekëve, ku në vitin 2013 paga e mjekut specialist  ishte 490 euro, dhe në 2030 synojmë që kjo pagë të jetë  2000  euro”, – theksoi ajo, ndërsa u ndal në  investimet e rëndësishme që janë bërë ndër vite në sektorin publik të shëndetësisë, si përsa i përket infrastrukturës ashtu edhe formimit të personelit mjekësor.

 

Lini një Përgjigje