Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në burgun e Spaçit nën mbikëqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore kanë nxitur një debat të gjerë publik lidhur me ruajtjen e autenticitetit të kampit-burg, simbol i vuajtjeve gjatë diktaturës.
Projekti parashikon ndërhyrjen në tetë pika të ndryshme, përfshirë riparim e plotësim të mureve, vendosje portash e parmakësh apo ndërhyrje për rrethimin, me qëllim që të bëjnë këtë monument kulture të kategorisë së dytë, sikurse cilësohet në relacionin teknik.
Faza e parë e punimeve, që kanë një afat prej tetë javësh, i vjen në ndihmë dhe realizimit të filmit të regjisorit, Namik Ajazi me skenar të Visar Zhitit, të dy ish-të përndjekur politikë.
Nga vendi që planifikon ta kthejë në shesh xhirim këtë vjeshtë, Ajazi shprehet se projekti synon restaurimin e godinave të degraduara nga braktisja dhe dëmtimi i qëllimshëm.
“Kemi kërkuar që t’i koordinojmë gjërat. Duke përfituar ne nga punimet për ta shndërruar këtë objekt të rrënuar nga vitet e lënies në harresë, mendojmë që një pjesë të këtyre punimeve që po bëhen t’i përdorim edhe ne për realizimin e filmit.
Ajo që ne po kërkojmë dhe po mundohemi të jemi pranë në mënyrë vullnetare është mënyra e ndërtimit të punimeve. Në interesin e filmit, meqë është film realist, ne na duhet të kemi një paraqitje të saktë deri në detaje të burgut dhe të ambienteve ku do të xhirohet”, u shpreh regjisori Namik Ajazi për Top Channel.
“Qëllimi i vetëm është që gjithçka që do të bëhet në kuadër të një muzeu, ne të kemi këtë pjesën tonë realistike të filmit, për të kthyer burgun në ato vite kur këtu vuajtën qindra të dënuar dhe ku u bë Revolta e Spaçit”, tha Ajazi.
Sipas tij, punimet po bëhen me pjesëmarrjen e skenografëve, arkitektëve dhe ekspertëve të huaj.
“Desha të garantoj të gjitha ata që dyshojnë se mund të preket ajo ç’ka qenë, historia dhe struktura ekzistuese, kjo nuk do të ndodhë. Edhe në bazë të planit të detajuar që kemi parë, kjo nuk preket”, u shpreh Ajazi.
Pas reagimeve të forta, mbi 20 shoqata e organizata joqeveritare iu drejtuan MEKI-t me kërkesën për të ndaluar ‘ndërhyrjet e pakontrolluara që dëmtojnë autenticitetin e Burgut të Spaçit’. Shkrimtari Fatos Lubonja, që ka përjetuar nën lëkurë mizoritë në kampin famëkeq, shprehet kundër rindërtimit të objekteve.
“Siti që është aty flet më shumë se sa ideja që kanë këta, që në fund të fundit është ideja për të bërë një film, për ta përdorur. Duan të bëjnë tarracën siç ka qenë në 73 kur është bërë Revolta, por nuk mund të bëhet kjo për një film”, tha Fatos Lubonja, shkrimtar.
Sipas Lubonjës, ndërhyrjet bien ndesh me “Planin e Menaxhimit” të miratuar në 2024, ku theksohet se ndërhyrjet konservuese duhet të jenë të natyrës “arkeologjike”, duke ruajtur rrënojat dhe strukturat ekzistuese në gjendjen që ndodhen.
“Ministra e ka aprovuar vetë këtë vizion të fondacionit Santagata, e ka të aprovuar si plan menaxhimi dhe tani nëpërmjet Institutit të Trashëgimisë Kulturore bën një projekt që i kundërvihet këtij vizioni dhe thotë duhet ta kthejmë siç ka qenë. Ndërkohë që ato rrënoja mbajnë historinë, kjo është qasja që thonë dhe italianët: arkeologjike”, u shpreh Lubonja.
Gjatë vëzhgimit në terren, Top Channel mësoi se aktualisht ndërhyrjet konservuese dhe restauruese janë ndërprerë, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar nga IKTK dhe MEKI.
Sa mall qe kane ish-armiqte e popullit per folebne e tyre!?
aty kane humbur virgjerine e rondeles se bythes prandaj
O Lubonje, Nuk mund te shkosh ne nje Muzeum dhe te shkelesh ne balte. Ata mijera turiste duan kondita, jo te zhgerryhen neper rrepira, nuk jane alpiniste. Muzeu ruan pjesen origjinale, ndersa aksesi per ne objekt duhet te jete shume i kollajte, duhen parkime makinash, duhen pasarela per te kaluar nga nje ndertese ne tjetren, duhen ambjente pushuese ku te shlodhen vizitoret. Duhet nje strehe per vizitoret ne rast se bie shi. Nuk mundet te vizitosh Syrin e Kalter pa bere ura per akses, te besh nje promenade ku te ecin njerezit, me kujtohet 10 vjet me pare cfare behej atje sa binte nje vese e holle, si behej balta e kuqe, dhe njerezit mallkonin veten qe kishin ardhur.
Gjeja me kryesore njerezit duhet te dallojne eshte rindertimi i nje ndertese apo restaurimi i saj. Rindertimi do te thote te nderhysg ne strukturen dhe karabinane e nderteses, ndersa restaurimi eshte ta besh te sigurte nga ana strukturore, por pa ndryshuar pamjen e saj. Nje specialist ndertimi, duke pare fotot e kupton sa e rendesishme dhe emergjente eshte nderhyrja ne konstruksionin e ndertesave. Perfocimi provizor nuk ka prekur asgje ne ndryshimin e nderteses. Do jete e veshtire te restaurohen, por tashme Shqiperia ka nje sere kompanish me eksperience qe kane restauruar kala te vjetra, kisha, ndertesa historike, ura qindravjecare.
Kjo është mëndja e trashëguar tek llogjika e Sali Kriminel Nongrata. Prandaj shan e nuk lë gjë pa bërë e pa thënë për Shqipërinë. Lubonj komunisti, je mënxyrë, mos futë hundët tek të presekutuart politik. Por edhe aty ka llumb dhe bashkpuntor të fashizmit, por ligjin duhet ta bëjnë të drejtët që janë në shumicë në atë komunitet.
Nē halen publike ( shqiperi), nuk mund te ndodhi asnjē ngjarje, qoftē e gēzuar apo e trishtuar, ku mos fillojnē tē zihen, shahen, rrifen, apo vriten.
Te quash te persekutuar nje komunist perbindesh si Lubonja eshte krim per te persekutuarit e vertete apo te qush shkrimtar, nje hajvan eshte krim ndaj gjith shkrimtarve
Ore ky Namiku i Majlindes, nga na dolli regjizor? Apo shoqnia e ndraghetes thuaj…