“E ndaj burrin me gruan e parë”, befason me historinë e saj gruaja nga Kurbini: Nga e hëna në të enjte e mbaj unë, asaj ia lë të lodhur

22 Mars 2023, 17:20Sociale TEMA

“E ndaj burrin me gruan e parë”, befason me historinë e

Një telefonuese nga Kurbini në “Aldo Morning Show” ndau historinë e saj të poligamisë. Valentina thotë se është gruaja e dytë në një martesë ekzistuese. Gruaja e parë nuk bënte fëmijë dhe burri vendosi  që të martohej edhe me Valentinën, të cilën e njohu në Facebook.

Valentina ishte në dijeni të situatës dhe e pranoi. Pas martese, si ajo ashtu edhe gruaja e parë lindën fëmijë. Të dyja gratë jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Valentina: Unë për vete e kam burrin të martuar edhe me grua tjetër.

Aldo: Vërtet?

Valentina: Po. Edhe ajo ka fëmijë, edhe unë kam fëmijë po me të njëjtin burrë.

Aldo: Ah sa mirë, po si ndodhi, si rastisi?

Valentina: Po gruaja e parë nuk bënte fëmijë dhe deshi të merrte grua tjetër. Pasi mori grua tjetër, bëri fëmijë edhe me atë edhe me mua.

Aldo: Po si e shpjegon ti këtë?

Valentina: Isha me këmbë të mbarë unë.

Aldo: Ah, ti je e dyta?

Valentina: Po, gruaja e dytë.

Aldo: Po ky ishte burri i parë për ty apo jo?

Valentina: Po, burri i parë për mua.

Aldo: Dhe si të erdhi propozimi, çfarë ndodhi?

Valentina: Ky ishte i martuar me gruan tjetër dhe nuk bënte fëmijë. Erdhi te unë, e takova burrin, e gjeta nëpërmjet Facebook-ut dhe e takova, u martuam bashkë. Edhe gruaja tjetër ishte dakord. Pasi u martova unë, bëmë fëmijë edhe unë, edhe ajo.

Albana Çaushaj: Domethënë ti u martove për dashuri sepse e doje?

Valentina: Po, e doja patjetër se po mos ta doja nuk martohesha.

Aldo: Po ti si e deshe, e njihje përpara?

Valentina: Jo, e njoha me Facebook dhe kam ndenjur nja 3 muaj kam bashkëjetuar me të, pastaj kam lindur, kam një djalë.

Valentina shprehet pro martesave të tilla, edhe nëse do të ishte një grua që do të martohej me dy burra. Megjithatë ajo thotë se nëse do të ishte gruaja e parë, nuk do ta lejonte burrin të martohej me një të dytë. Ajo tregon edhe se si funksionon bashkëjetesa e tyre.

Aldo: Një pyetje kam. Tani ju jetoni bashkë, të dyja?

Valentina: Po, jetojmë bashkë të dyja.

Aldo: Po si shkoni?

Valentina: Mirë, unë jam një çikë më xheloze, ndërsa ajo jo.

Aldo: Ti e dashuron akoma burrin?

Valentina: Po, po akoma.

Aldo: Për kuriozitet, si e ndani?

Valentina: E ndajmë më shumë unë se ajo.

Aldo: Si i bie, të hënë, të martë, të mërkurë?

Valentina: Të hënë, të martë, të mërkurë, të enjte. Në fundjavë ia lë asaj.

Aldo: E qartë, po kur vjen nga fundjava nuk është se është i lodhur.

Valentina: Jo, po ia lë të lodhur në fundjavë, s’ka problem le të çlodhet pak.

Aldo: Pra ekziston edhe një lloj rivaliteti, kuptova.

Valentina: Patjetër.

10 Komente

  1. B
    Ben

    Dhe ju e jepni si lajm te rendesishem nga menjesi deri ne mbremje? Keto jane deformime ne tru dhe nuk japin ndonje vlere per shoqerine pervecse e tregon politen e gruas si Lope dhe vetem per sex. Kafsheri!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cudi si i behet jehon Injorances ne TV

      Po per pederastet do bej noj teme ky aldo pederasti qe nuk ka jovetem nji fije kulture se si komunikohet me qytetarit , qe behen pjes e Morning Idiot-it . Eshte Skandaloze qe pothuaj shumoca e Medieve dhe TV ne Shqiperi i bejne rreklam Opinionit ,tema te tilla ,te cilen nuk jane shqetesimet e shumices ne ate vend por qe perbejne nji pakice te paperfilleshme per ate shoqeri ,njelloj si i behet jehon krimit ,e gjithckaje qe con ne triushim e depresion Trurin asaj shoqerie qe terrorizohet per kto 32-vjet nga Shkerdhatat e Televizioneve e lopcarebve qe drejtojn kto Tv dhe shkerdhatave qe prodhojne kto emisjone qe i sherbejne degradimit te shoqerise . Ptu ,shtet Shkerdhatash qe e ke len ate popull ne duart e ca putaneve me karaktere kurvash qe vetem me TV s'mundet ti krahasoshe

      Përgjigjjuni
      1. K
        KOMENT

        aldo që rri i fshehur mbrapa mikrofonit ....dhe shqiptarët që dëgjojnë këtë emision pa vlerë ...TRASH..PROGRAM... ME ...TRASH ...PREZANTUES...Ku ëstë katandisur niveli i mediave...TRASH

        Përgjigjjuni
        1. k
          koment

          Aldo niveli zerro....

          Përgjigjjuni
          1. D
            Deamish..

            Ajo e mban nga e Hena ne te Enjte,kur ai eshte ne pune dhe thote se "ia ka fut" asaj tjetres,kur ajo tjetra eshte me e "privilegjuar" ne fakt se e ka ne fund jave,pra ditet e pushimit ,ku i bie qe rri me shume. Por kjo cuca duket qe eshte e shker*yme edhe nga trute.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luli

              Ky burri do jete nga fsha/rat e Skraparit,pasi ata si fshatare te pa gdhendur qe jane bejne njohje ne facebook.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luli

                Ky burri do jete nga fsha/rat e Skraparit,pasi ata si fshatare te pa gdhendur qe jane bejne njohje ne facebook.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luli

                  Cfar do presesh nga fs

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ina

                    Te hengert mortja moj buce , qe ndan kete histori ne TV , moj palaco grua , njeri pa karakter .

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Linda

                      Kam mbi 20 vjet qe nuk shikoj kanalet shqiptare. Kur marr kafen e mengjesit dhe degjoj nje stacion shqiptar qe ka emisione te tilla detyrohem te marr kafen ne dore e ta pi rruges. Kam rene ne paqe me veten duke pare stacionet italiane dhe shume filma seriale policesk amerikane. Kam fatin qe edhe im shoq ben te njejten gje.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje