Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në qytetin grek të Janinës, që ndodhet shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë.
Në një telefonatë në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC Neës, një qytetar nga një fshat i Korçës, ka treguar se paslëkundjet vazhdojnë të ndjehen herë pas here.
Ai ka thënë se të gjithë qytetarët kanë të gjithë natën përjashta, pasi janë trembur nga tërmeti tragjik që ra më 6 shkurt në Turqi.
“Kemi nga ora 3 pa i çerek që po bie tërmet në Korçë. Edhe tani deri para 10 minutash ka paslëkundje. Po ndezim TV dhe nuk po dëgjojmë gjë në media. Kanë qenë lekundje të herëpashershme, dëme nuk kemi, por na bën përshtypje që mediat që nuk po informojnë.
Ishte ora 3 e natës dhe kemi gjithë natën përjashta. Pam atë të Turqisë dhe e dinim se do të bëheshe nami. Vazhdojnë lëkundjet akoma”, u shpreh qytetari.
Radio-Televizioni Shteteror (RTSH) duhet te kete nje studio me vete per te transmetuar per teleshikuesit "KOHEN"(Weather) ne cdo ore te dites e te nates, bile dhe te leshoje sirena alarmi, sic ndodh ketu ne SHBA.
Kur te behet Shqiperia SHBA, atehere po, mbase
Para disa vitesh ne WASHINGTON-SEATLE, ra nje termet shume i forte afro 8-balle por nuk pati asnje shembje me perjashtim te nje godine shume te vjeter . Gjeja ma e mire qe kane keto per ndertimet i ndertojne me (kode) si ato qe ndertohen me derrasa, po ashtu edhe ato me beton..NUK LEJOJNE PERSONA QE TE BLEJNE SHTEPI DIREKT NGA KOMPANITE PA U KONTROLLUAR NGA BASHKIA E ERJAS KU TI DO TA BLEJSHE SHTEPINE NGA SPECJALISTE QE TE FIRMOSET PREJ TYRE..... JANE SHUME KORREKT ME LIGJET GJEJA ME E MIRE QE NUK NDODH NE EVROPE...
Ne Evrope kudo Si dihet. ! Por ne Gjermani ka Standarte dhe Rregullta strikte te zbatimit te Ndertimeve.....sidomos Shtepite e ndertuara para luftes se dyte Boteror ne Gjermani Shtepite Jane shume stabil dhe shume te qendrueshem kundrejt Termeteve. ! Ne Shqiperi eshte rrezik. ! Ose ka qene rrezik se tani mesiguri kane nxjere ligje te reja per tju Siguruar jeten e Qytetareve. !