Kanadaja, më mikpritësja e azilantëve shqiptarë: Regjistron normën më të lartë të pranimeve, Greqia pranon vetëm 1% të kërkesave

28 Nëntor 2022, 22:25Sociale TEMA

Kanadaja, më mikpritësja e azilantëve shqiptarë: Regjistron

Në kapitullin e dytë të “Raportit të Tranzicionit” i publikuar së fundmi nga “Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” një vëmendje të veçantë i jepet temës së migracionit. Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka normën më të ulët të pranimit të aplikimeve për azil mes vendeve të BERZH të cilat përgjatë vitit 2021 kanë regjistruar numrin më të lartë të kërkesave.

Në analizë janë marrë pesë vende të BERZH siç janë: Turqia, Ukraina, Gjeorgjia, Egjipti dhe Shqipëria si dhe pesë vende në botë të cilat po ashtu kanë numër të lartë kërkesash si Siria, Afganistani, Iraku apo Venezuela. Norma mesatare e pranimit të kërkesave të paraqitura nga qytetarët e Shqipërisë për vendet e destinacionit, për vitin 2021, është 15%. Pra, e thënë ndryshe vetën 15% e totalit të kërkesave për azil nga shqiptarët janë pranuar nga vendet e destinacionit ku ata kanë zgjedhur për të shkuar. Shqipëria dhe Gjerogjia regjistrojnë normën më të ulët nga të gjitha vendet e marra në analizë. Në rastin e Gjeorgjisë vetëm 6% e kërkesave për azil janë pranuar.

Por cilat vende i pranojnë Shqiptarët dhe cilat jo? Sipas të dhënave të “Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” normën më të lartë të pranimevë për azil e kemi nga Kanadaja. Ky vend pranon 61% të kërkesave për azil të shqiptarëve nga totali i tyre për këtë destinacion.

Vendi i dytë i cili hap dyert e tij për azilantët shqiptarë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës më një normë pranimi deri në 36% të kërkesave nga total i aplikimeve në këtë vend. Referuar tabelës, Kanadaja duket se është vendi më mikpritës i azilantëve. Pothuaj për të gjitha vendet Kanadaja regjistron norma të larta të pranimeve, ku normën më të lartë e ka për aplikimet që vijnë nga shtetasit e Tuqisë, ndjekur nga Siria.

Nga ana tjetër e tabelës kemi vende të cilat për vitin 2021 kanë regjistruar normat më të ulta të pranimit për aplikantët Shqiptarë. Greqia ka pranuar vetëm 1% të kërkesave nga totali që kanë aplikuar për azil në këtë vend.

Gjermania dhe Spanja po ashtu kanë normë të ulët të pranimeve sa i përket azilantëve nga Shqipëria me 2% dhe 4% përkatësisht. Sipas shifrave këto vende kanë norma të larta pranimi për azilantët që kanë si vend origjine Sirinë dhe Afganistanin. Nëse do të flasim për Francën, norma e pranimit për azilantët shqiptarë është 13%.

2 Komente

  1. E
    Emigranti

    Hajdeni këtej djema se punë ka plot. Pare ka gjithashtu plot, vetëm të dini një gjë. Komplet jeta do u ikë prej shalësh. Dhe akoma më e keqja, nuk kthehesh dot nga erdhe.

    1. J
      Juli

      Më lajm lamsh skam lexuar!!!

      Lini një Përgjigje