Lejet e qëndrimit 3 vjeçare, lajm i mirë për shqiptarët në Itali

10 Dhjetor 2023, 18:30Sociale TEMA

Lejet e qëndrimit 3 vjeçare, lajm i mirë për

Italia ka aktivizuar së fundmi dekretin për fluksin migrator, për të dytën herë radhazi brenda një viti, por të mbartur prej çështjes së pandemisë së COVID-19.

Me këtë dekret në fuqi, të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Itali prej periudhës së COVID mund të aplikojnë për leje qëndrimi, me komoditetin se ajo nuk do të jetë më e vlefshme për 6 muaj apo 1 vit, por për 3 vjet.

Avokati shqiptar që operon në Firenze, Orient Hoxha në një lidhje në Skype me “Ditarin” e A2CNN dha detaje për ecurinë e këtij procesi, duke thënë se kërkesat për leje qëndrimi kanë qenë jashtëzakonisht të larta.

Ai po ashtu u shpreh se me marrëveshjen që Tirana ka lidhur me Romën për pritjen e azilkërkuesve në Lezhë, emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe aplikojnë për leje qëndrimi mund të jenë më të favorizuar për t’a përfituar atë.

Po janë bërë kërkesat e para për dekretin e fluksit në fillim të muajit dhe ka pasur shumë kërkesa krahasim me sa vende. Vetëm për pastruese ka pasur rreth 100 mijë kërkesa por do të pranohen vetëm 10 mijë, vetëm 10%. Gjithsesi në shkurt do të ketë një valë të dytë kërkesash dhe kush nuk ka hyrë mund të aplikojë sërish. Në përgjithësi personat e atyre shteteve që kanë marrëveshje me Italianë janë më të privilegjuar kur aplikojnë. Në këtë rast, Shqipëria me këtë marrëveshje që ka me Italianë mund të ndihet më e privilegjuar se të tjerët.

5 Komente

  1. K
    Kol

    Ik te dh ,, italine vetem per makarona dalin leket dua te shkoj ne gerqi kane zbulu sulvaqi xanxaqi

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Ja nje tjeter titull mashtrus dhe i perkthyer si Meroja ne Tema....lol

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Mire do jete qe edhe shqipetar qe jetojn me dokumenta te rregullta ne Itali, dhe qe jane me permeso dy vjeçare, te behen tre vjeçare ose me shume.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anila

          Per ata we vetem nxjerrinnvrere per Edi Ramen ja ku e kane pergjigjen. Flisni o larot e kriminelit Sali , familja bande kriminale hajdute …. Mashtrime , grnjeshtra , maskaralliqe pa fund nga goja e tyre hale , qe nxjerr vetem jashqitje sic thoshte Grida .. ha ha ha. Hape gojen edhe kesaj rradhe Duma qe ta hashe jashqitjen e Edi Rames . Te saten here e ke qe e ke ngrene …. Shqiperia respektohet dhe nderohet si asnjehere ne bote nga Edi Rama. Turizmo u zhvillua nga Edi Rama. E mbani mend kur talleshit per avionet , aeroportet ….. Talleni me fytyrat tuaja olaro te plakut te zmendur i pabitre dhe i pabese.

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            O injorantë të provincës së humbur të Perandorisë Osmane, ligjet në Evropë nuk bëhen për shqiptarët ,por për të gjithë qytetarët e botës.Kurse në shqipëri e trajtojnë sikur gjithë bota ka shqiptarët në epiqendrën e politikës,ekonomisë dhe shoqërisë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje