“Të kalohet edhe me notën 4 në 9-vjeçare, jo provime mature”! Mësuesja jep sugjerimet për të rinj më të arsimuar

9 Dhjetor 2023, 19:11Sociale TEMA
“Të kalohet edhe me notën 4 në 9-vjeçare, jo provime


Shqipëria ishte ndër vendet e fundit në provimi ndërkombëtar “Pisa 2022” nga ku ka ngritur alarmin për një reformë në Arsim, për shkak se e ardhmja paraqitet e zymtë. Mësuese Vera Çela, që mbar mbi supe shumë vite eksperiencë, në një intervistë në Ditarin e Fundjavës në A2 CNN me gazetarin Erion Dushi ka listuar një sërë ndryshimesh që sugjeron të bëhen, çka sipas saj do të sillte një përmirësim të situatës.

Ajo është kundër provimeve të lirimit dhe të maturës, për shkak se thotë se nuk e pasqyrojnë dijen te një nxënës, e ndërsa është e mendimit edhe që në 9-vjeçare nuk duhet të ngelin nxënës. Kjo sepse sipas saj, eksperienca ka treguar se kjo masë nuk e ndihmon nxënësin për t’u përmirësuar, përkundrazi e ka bërë edhe më keq.

“Unë mendoj që këto provimet e lirimit dhe maturës, të mos bëhen fare sepse janë provime krejtësisht fals, ku nxënësit kopjojnë dhe nuk paraqesin realitetin dhe mendoj që në gjimnaz të shkojnë nxënësit me një notë mesatare, jo të gjithë nxënësit të shkojnë në gjimnaz, ato me rezultate të dobëta të shkojnë në shkollë profesionale, si mund ta përballojë matematikën e gjimnazit një nxënës që në 9-vjeçare ka marrë 5, që me siguri 5 është katër, sepse unë kam edhe këtë parim, që nxënësi në shkollën 9-vjecare s’ka pse të ngelë, të kalojë edhe me 4, që mua si mësuese të mos më detyroj që 4 ta bëj 5, nga eksperienca nxënësi që ka ngelur është bërë më keq se viti që ka ngelur.

Nuk bëj 7, 10. Në gjimnaz të mos pranohet nëse ka një nivel poshtë 7, ose 6 dhe bëhet një seleksionim që aty, sepse kur nxënësit i falet nota, vazhdojnë në gjimnaz që bëhet më galoponte sepse i duhet në universitet dhe më pas kuadrot i kemi ashtu si i kemi. Të gjithë e dinë që kopjojnë te provimi i maturës, këtë e dinë nga kryeministri, të gjithë, të bëhet një provim pranimi në Universitet, nëse ka vullnet që të përmirësohet situata në vend, studentët të stimulojnë që të vazhdojnë pedagogjiken, unë për shembull e kam bërë shkollën me bursë”, tha mësuesja.

Zanafillën e problemit ajo e sheh që të prindërit dhe edukata që i japin fëmijëve.

“Prindërit kërkon notë, jo dije, prindërit i intereson që fëmija të jetë me nota të mira jo dije, unë kam shumë pak kundërshtime dhe prindërit janë të adaptuar me to, unë kam 3 klasa dhe kam nxjerrë vetëm 1 dhjetë. Nuk jam në presion, jam e qetë, se nuk kam objektiv që nxënësit t’i bëj me dhjeta, por që secili nxënës të jap maksimumin e mundshëm, jo të gjithë njerëzit janë njësoj, unë përpiqem që çdo fëmijë të japë maksimumin dhe besoj që kësaj ia kam arritur sepse në këtë maksimum unë fus të gjithë faktorë, ai fëmijë që rritet me këtë kërkesa, me këtë kapacitet, ka arritur deri këtu, unë me këtë jam i kënaqur”, shtoi mësuesja në A2 CNN.

Edhe pse pandemia e koronavirusit ishte globale, Shqipëria shënoi rënien më të madhe në provimin ndërkombëtar mes 81 vendeve pjesëmarrëse. Ekspertët e PISA-s përzgjodhën në mënyrë të rastësishme mbi 6500 nxënës shqiptarë nga 274 shkolla të vendit.

34 Komente

  1. q
    qytetar

    SAKTE.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gimi

      Idiote. Po 3 do e beje 4. Perkundrazi, nese ngel 2 here perserit vitin. Leshimet ne provime I bejne pedagoget e dobet ose te korruptuar.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        "SAKTE"? Vertet e keni? Me mjaftuan qe te lexoj vetem fjalite e para te intervistes se kesaj zonjes, per te kuptuar se ajo ka lajthitur kur propogandon nje sistem aresimor te sterprovuar ne vende te tjera, SHBA dhe sidomos ne Kanada qe eshte nje deshtim total, pasi pregatit nje brez te ri te humburish. Jo me kot, gjenite ne brezin e ri vijne sot vetem nga vende si Kina, India, e te tjera, nderkohe qe vendet ne zhvilluara niveli i rinise eshte mese medioker. Perjashtim ben ndonje shtet si Japonia, ku niveli i shkolles ka mbetur ne ato me te lartat. Nese cdo nxenes do kaloje 9-vjecaren sic behet p.sh. ne Kanada, pa patur nevoje qe te studjoje, nxenesit nuk do kene motiv per te mesuar. Po ne Kanada, neper spartakiada sportive apo edhe ne konkurse ne shkenca, te gjithe ata qe marrin pjese, marrin kupa. Pra edhe ai qe eshte me i humburi merr nje kupe per "participation" (pjesmarrjen). Imagjinoni nje kampionat boteror, ku si ai qe del i pari, edhe me i fundit, marrin nga nje kupe. Cfare interesi do kene shikuesit e nje kampionati boteror futbolli ku si ai ekip qe del ne finale dhe fiton kupen, por edhe ai ekip qe behet poligon qitjesh nga skuadrat e tjera marrin nga nje kupe. Justifikimi i ketyre teorive te nxensve qe nuk ngelin ne asnje klase eshte qe ato te mos ndihen keq. Ne fakt,shkolla, nepermjet konkurimit te cdo individi per te qene me i miri, i pregatit keta nxenes per jeten e vertete, ku konkurenca ben qe me te miret te ecin perpara dhe te tjeret te pershtaten ne nivele me te ulta te shoqerise dhe nivilit ekonomik. Ne jeten e vertete, askujt nuk i behet vone se i mbetet qejfi dikujt, qe ka nivel pregatitje medioker dhe nuk i jepet nje pune qe ai kerkon. Niveli i shkolles ne Shqiperi ka rene jo sepse nxenesit demoralizohen per rezultatet e arritura, por nga mungesa e kerkeses si dhe nga niveli skandaloz i pregatitjes se mesuesve. Jetojme ne vendet me te zhvilluarate botes dhe jemi integruar plotesisht, per merite te shkollave qe kemi bere ne kohen e Enverit ku kemi patur mesues te afte dhe te apasionuar pas profesionit te nderuar te mesuesit. Sot mesuesit kane vete nivel te ulet. Si mundet qe ata te pregatisin nxenes me nivel te larte dijesh? U hapen universitete ne cdo qytet e fshat dhe na dolen mesues, qe eshte turp qe ti quash te tille, pasi ata c'nderojne brezin e vjeter te mesuesve dhe profesoreve tane te nderuar qe na pregatiten te afte per te konkuruar ne tregun e punes ne tere boten. Ishin ata mesues dhe profesore te nderuar qe ne, brezi im do ti kujtoje me nderim e respekt persa kohe te jemi ne kete bote.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pi ilacet me orar, he te keqen

          Qenka pjedhur, xhynah

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqiptari

          Qenka e lajthitur fare te kalojn nxenesit me noten 4 , ksaj i thon shko ne shkoll thuj zyshes mirmjes dhe ne fund te vitit je ne rregull si ti me noten kater dhe ai me dhjet me nje qaf dilni te dy palet , mblidhni ore mendjen se po i jepni dhe budallenjve diplloma jeni ber qesharak , kush i jep te drejt fjale ksaj debile qe mbahet per msuse , nota 4 ndan te mençurin nga budallai i dallon te dy, kjo antikapeja kerkon qe te mençurit dhe budallejt ti fusi me nje thes , kjo kerkon te bej mashtrim me vlersimin ne shkolla se do te mari leket te flej gjum , hiqini liçencen ksaj msuses se po ju mer me qaf arsimin , llogjik skandaloze .

          Përgjigjjuni
          1. I
            Illo

            Lexo me vemendje ç’thote zysha!

            Përgjigjjuni
            1. z
              zefi

              Jo nuk eshte skandaloze "Shqiptari" por ndoshta eshte shprehur gabim!Un jam i mendimit qe te kalojne vetem ata qe mesataren e kane nen noten 4!Sepse ky sistem u ndoq pakashume nga Sali Berisha ku pasi mbaronin universitetin kerkonin te benin shkollen e mesme!A e shikoni se kush jane kuadrot e dala pas 1990 ,respektivisht ne deget Juridike,ne shkenca sociale,e deri ne mastera te ndryshem ku po ti hyshe nje verifikimi pa rrezeve e them se jane pa ciklin e mesem!Kjo ndoshta eshte edhe arresyeja se pse une bej nje propozim edhe me radiakl se mesuesja ne fjale !Se fundemi do te dija nepermjet kesaj mesuese se ne ke vend eshte esperimentuar ky sistem ,perjashto vendet e botes se trete!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lexoni para se të shkruani

                O Zef, Ne vendet perndimore, me sistem notash nga 0 - 100, nota më e ulet per kalim eshte 40, e barabarte me 4-ën tonë. Nuk ka nevoje per eksperimentim. Eshte ne sistem. Por per te gjithe ata që mundohen te kritikojne kete mesuesen, ta lexojne shkrimin nja dy, tre, ose katermbedhjete here.

                Përgjigjjuni
            2. D
              Deda...

              Jam dakord me zonjën, me perjashtim të provimeve të lirimit, sepse e detyrojne nxenesin të rifreskoje nocionet kryesore të cilat janë zbehur ose më keq harruar...

              Përgjigjjuni
              1. D
                Deda...

                Sa për të kopjuarit, kjo është e riparueshme: kopjohet sepse trupat pédagogie duan të kopjohet... Arsimin e shkaterroi Vampiri II, kelysh i Vampirit I...

                Përgjigjjuni
                1. A
                  ASD

                  Te drejte ka.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lavdi PPSH - Lavdi atdheut

                    Te drejte per cfare ? Ne kemi nevoje ta permirsojme sistemin arsimor dhe jo ta degradojme dhe me tej

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vlora

                    Mesuesja lope. Supas saj duhet te lehtesohet akoman pajisja me diploma per analfabetet. Ne funksion te kujt eshte kjo shtriga?

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      TaRrasLala

                      As e ke kuptu fare se cfare ka thene.Dhe e mira eshte qe kur nuk kupton te mos shkruash pergjigje.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Force e lavdishme PPSH

                        Cfar thua o budalla mos grij sallate kot

                        Përgjigjjuni
                    2. P
                      Plaku MERE ME LËNG SE MISHI U HËNG.

                      KU E KENI GJETUR O MERO,TË TË RROJËËË !NGA PO NA DALEN KËTO MËNDIE NDRITURA, PO A KA QËNË NDONJËHER MËSUESE SE MË SHUMË MË NGJAN QË TË KETË MBARUAR KURSIN E PLEPAVE TË SALIUT.TË LUTEM KONTROLLO SE MOS I.METAJ MOS I KA DHËNË NDANJË TITULL, HË XHAN.

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tetovari2

                        Mësuese antikombëtare! Me siguri për t'u bërë mësuese,ka bërë tre muaj kurs,në të katërtën mësuse!

                        Përgjigjjuni
                        1. i
                          i lir

                          Epo ska faj zonja, faji eshte i moshes. Ide "brilante". Ju lutem mbajeni sekret, se mos na kopjojne Kinezet, Amerikanet, Indianet, Japonezet,..... bota mbare !

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tetovari2

                            Nëse doni të forcohet arsimi,shteti dhe ministria e arsimit duhet bërë katër gjëra: 1Në fakultete të mësuesisë të regji trohen nxënësit e shkëlqyer edhe ate paraprakisht me provim pranues! 2.Mësuesit ti jepet roga e deputetit! 3.Ti jepet imuniteti i ministrit! 4.Ti jepet respekti i perandorit! Për kuriozitet pikat 2,3,4,janë përgjigje e kryeministrit japonez kur është pyetur për suksesin e zhvillimit të Japonisë.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kapterri

                              Me dhe pa nota, dëftesat blehen. Këtu fillon tragjedia dhe jo notat apo jo.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mondi Vlore

                                Ju qe jeni kundra kesaj zonje, e keni lezuar deri ne fund apo kuptuat ndonje gje nga ajo qe lezuat? Perse nuk mund te behet nje saldator, idraulik, guzhinier apo ndnjw profesion tjeter dikush me mesatare 5? Apo ata 4 nuk mund te marin nje zanat ne nje shkolle professionale? Zonja ka te drejte, te gjithe kane te drejte per nje mundesi!

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Beni

                                  Teorite e majta duan ta mbajne rinine injorante qe ta perdorin per militantizem.Dhe fakti qe kjo e rrjedhura e thote ne CNN e provon me se miri kete.Te njejten gje bejne dhe ne USA.I duan te gjithe njesoj,si bageti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. n
                                    nari

                                    Ha ha ha ha sa kom qesh me kete mazllumin qe e ka gjetur thembren e Akilit!Idiot i lidur ose duhet te jete antar i pardise dekografike ,qe ka mbaruar aresimin e larte pa bere fare ciklin e ulet dhe te mesem,fale teorive te djathta qe aplikoi berishizmi,ku mjafton te ishe malok ose katunar me PD dhe mund te merrje ç'do lloje diplome!Se fundemi intelekti jote me habit sepse je i vetmi ne rruzullin tokesor qe Ameriken e ditekerke te majte!Jam i bindur qe po ta kishe vazhduar edhe pak komentin do te na thoshnje qe ne sistemi Amerikan ka ndikuar e majta Shqipetare !Akoma nuk jane shuar budallenjte e PD-se edhe pse kane kaluar rreth 8 vite !se fundemi me lejo te te them qe kjo mesuesja i referohet pikerisht arsimit tend qe te mos kete kushte se je me note ngelese apo kaluese deri ne perfundim te shkolles !Ben ti me siguri je nga ata kuadrot qe pasi ke mbarue shkollen e larte ke than :Anuk po e bej dhe te mesmen se nuk i dihet se kush vjen ne pushtet dhe na kerkon deftesen e ciklit te mesem!Ja dhe nje arresye se perse nuk behet ky vend!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. v
                                      vezhguesi

                                      Qeshin me disa gjera qe dihen sheshit disa individe qe nuk e kane haberin se cfare ndodh ne bote. Separi, berishizmi nuk perfaqeson te djathten, pasi Berisha, si komunist i regjur nuk mundet qe te behet i djathte, packa se perpiqet qe te duket si i tille dhe disa si puna jote e besojne. Sa i perket "majtizmit" te SHBAse mos u habit. Mjafton te te kujtoj se Biden eshte presidenti i atij vendi dhe ai eshte "demokrat" me emer, por ai eshte dhe drejton nje administrate te majte. Edhe nje fakt tjeter, per nje te "ditur" si puna jote: Amerika "importon" me mijera specialiste cdo vit, qe te zevendesoje ata qe dalin ne pension dhe te mbaje teknologjine e kompanive te veta ne nivelet me te larta. Imagjino se nga vijne keto "specialiste". Shumica vijne nga Kina, India, dhe vende te tjera te botes se trete, pasi shkollat amerikane kane ikur per lesh pikerisht prej teorive te tilla te majta qe permend edhe kjo zonja. Ne Amerike, kane mbetur vetem disa universitete qe jane ne nivele te larta, por shumica e studenteve atje vijne jo nga brenda SHBAse, pasi nuk arrijne qe te plotesojne kerkesat e larta te ketyre shkollave, por nga vendet e botes se trete. Edhe disa studente qe vijne nga SHBAja jane ne me te shumten femije emigranesh. Mjafton te shikosh se kush studjon ne Yale, Harward apo MIT qe te bindesh se ku po shkon Amerika me shkaterrimin e shkolles atje. E fundit, mos u perpiq qe te japesh mend, kur nuk ke per vete dhe ca me pak do beje me mire qe te informohesh para se te shkruash gomarlleqe.

                                      Përgjigjjuni
                                  2. T
                                    Tutu

                                    Kjo debile , qe u paguaka per mesuese tregon me se mire se kushdo arsyen pse arsimi eshte katandisur ne kete gjendje…. Mesues injorante, pa moral profesional dhe intelektual… te paafte dhe te pa pergatitur… kujtoj me mall te gjithe mesuesit e mi qe nga klasa e pare e deri ne fakultet.. dinjtetin, moralin dhe profesionalitetin e tyre .. dhe me vjen ti peshtyj ne surrat kete brez qe e quajne veten arsimtar .. po vetem me arsim dhenien nuk kane asnje lidhje ..!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Demokrati i vertete.

                                      Po me noten 3 a duhet te kalohet?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. k
                                        km

                                        Me noten 4 kaluese rritet cilesia.Madje po' ti heqesh notat fare,perfshi Edhe ngeljen cilesia do te jete me e madhe.Dhe keshtu do te kemi Edhe mesuesi cilesore.Ne keto kushte. "ujku i cerrikut",Lymi i tutti","Saci i Tirones" do ishin mesuesit me te mire te shkolles se mesme.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Asd

                                          Sipas meje nuk duhet te kete nota fare deri sa te mbaroje edhe universiteti. Diplomat duhet te deshmojne vetem frekuentimin. Provimin duhet ta beje vendi i punes. Nese kerkon pune si inxhinier informatik ne Itali nuk ta kerkojne diplomen, por te ulin ne komputer dhe te kerkojne zgjidhje per punet dhe kerkesat qe kane. Per 2 ore ose del jashte vete, ose vazhdon me punen. Notat jane nje alibi pas te cilave poseduesi fshihet gjithe jeten. Te gjithe dime dy te verteta te medha; Notat jane false dhe nuk tregojne realitetin. Dy; 99% e dijenive te marra ne shkolle harrohen pas pese vjeteve. Nga shkolla mbetet vetem disiplina dhe menyra si te gjesh zgjidhjen e problemit. Atehere cfare duhen notat? Sa per provimet finale, edhe ato te mbylljes se shkolles duhen eliminuar. Provimet duhen aplikuar vetem per pranime ne forme konkursi per te seleksionuar dhe kategorizuar studentet per shkalle me te larta stdimi ose pranimi ne vende pune.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Shqiptari

                                            Duke respektuar mendimin e lire te mesueses,them qe ajo nuk mund te merret si eksperte per te dhene mendim per Sistemin Arsimor.Formimi i saj pedagogjik,puna si mesimdhenese mbetet brenda kuadrit te nje mesuesje te zakonshme,pa pervoja shkencore,studimore dhe profesionale.Per dijeni shkollat Pedagogjike ne Shqiperi kane dy dekada qe jane mbyllur dhe mesuesit e CU pergatiten ne Universitete,ne degen eCiklit Ulet. Te kryesh nje cikel shkollimi dhe te mos kete vleresim,mates te njohurive,mjete apo forma te nivelit dhe aftesive qe ka marre nxenesi do ishte absurditet.Ne kohet e sotme,arsimi profesional eshte emergjence dhe duhet punuar fort per masivizimin e tij,por dhe per nivelin dhe cilesine e shkollimit te te rinjve.Ne arsimin profesional nuk mund te mbledhesh tere nxenesit e dobet pasi do nxjerresh profesioniste te dobet,manaxhere te dobet,inxhiniere te dobet dhe sherbime te dobta ne nje vend qe po futet ne BE.Duke e respektuar Zyshen,mendoj se nuk mund te japim “mendime”,”zgjidhje” dhe “postulata” per nje sistem qe do kohe te transformihet,te persoset dhe te arrije nivelin e vendeve te zhvilluara.Amerika i ka filluar reformat ne arsim ne fillim te viteve 1900 me Xhon Djuj(shkollat pragmatiste) dhe me vone keto reforma u thelluan ne vitet 1950). Ne vendet e zhvilluara derdhen miliarda dollare dhe Euro per arsimin.Ne nje vend me fonde te kufizuara,ne nje vend me kapacitete te kufizuara njerezore,ne nje vend ne tranzicion,hapat duhet te jene te matura dhe zgjidhjet duhet te jene te menduara mire,mbi bazen e zgjidhjeve qe ka bere bota e zhvilluar.Shqiptaret nuk kane fatin te shpikin Rroten pasi ajo eshte shpikur heret.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bardha

                                              Une per mendimin tim nxanesit duhet te testohen me provime,sic bahet ne gjithe euvropen qysh ne klase te pare deri ne mbarim te shkolles mesme dy ose 3 here ne vit.Rezultatet te merren te vecanta si ato te perditeshme dhe ato te provimeve dhe te nxjedhet mesatarja e pergjithshme.Ndrrimi i sistemit para universitar nga Klasa e pare deri ne te gjashte,gjate kesaje perjudhe femijet te mos ngelen ne klase dhe pasandej ansimi te ndalen 3 grade nga 2 vjet.Ndarja e arsimit te behet ne baze te rezultateve mbas klases 6 ,ata qe kane rezultate te dobeta te kanalizohen ne arsim profesional,mesataret ne arsim teknik dhe te tjeret te lejohen ne gjimnaz

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Demokrati idealist

                                                Në Angli nxënësit e fillojnë shkollën kur mbushin 5 vjeç.Fillorja është gjer në klasën e 6.Masandej shkohet në secondary school pa bër provime.Pasi mbarojnë secondary schol bëjnë dy vjet kolegj ku i nënshtrohen provimeve,për matematikën,fizikën,kiminë dhe gjuhën angleze.Askush prej nxënësve nuk ka mundësi të kopjoj.Pse nuk marrin shëmbull këtë sistem apo sisteme të tjera nga vëndet perëndimore ? Ndërsa përsa i përket propozimit të mësueses nuk jam dakord që nxënësit që janë gdhë e që marrin 4 -ra e të kalojnë.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Piro

                                                  Mesuesja flet nga eksperienca dhe me kurajo. Por nuk prek nevojen e ndryshimit te kurikulave, nivelit te mesuesve. Jane disa faktore qe cojne ne miredukimin e femijve. Japonezet psh, nuk i ngelin nxenesit ne gjithe ciklin nentevjecar. Gjate ketij cikli i japin me shume rendesi edukimit qytetare se atij shkencor. E thene ndryshe; ata i mesojne femijtes si te sillet, si te pastroje trupin, dhembet, klasen, te pastroje teritorin, te mos flaki letra ne rruge, te thote me fal etj. Matematika, fizika, kimia,, qe ne u mesojme femijve ne ate moshe, lende qe u hane shume kohe dhe u krijon stres atyre po dhe prinderve, jane lende te veshtira qe nuk perthithen kollaj. Vetem nje pjese te vogel, atyre qe mesojne mire dhe qe do vazhdojne studimet e lart do ju duhen. Shumica e nxenesve do jene qytetare te zakonshem, te cilet do behen muratore, shofere, marangoze, guzhinjere etj. Kjo kategori qe zanatin do e marre permes nje kursi apo shkolle te mesme profesionale nuk ka pse te masakrohet permes notes. Po kjo kerkon nje ndryshim total, te programeve shkollore, kualifikimin e mesueve etj.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. t
                                                    tefik

                                                    Kur nxenesve nuk ju kerkohet llogari per mesimet atehere cfare do bejne ata ? Do bredhin rrugeve,do bejne aheng ne ore te mesimit dhe do lene pa mesuar ata qe duan te mesojne.E kur keta nxenes te mbarojne 9 vjecaren nuk do dine as te lexojne,dhe te tille ka shume sot Ka lajthitur zonja.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Beni

                                                      O nari,çlidhje ka Berisha ke kjo çeshtje o ķallçuk.Te eshte bere truri politike sikur te ka qire gruan Rama e mbron.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje