Vlonjati sfidon të ftohtin, not në muajin dhjetor: Më mban larg sëmundjet

9 Dhjetor 2023, 15:14Sociale TEMA
Vlonjati sfidon të ftohtin, not në muajin dhjetor: Më mban larg

Vlonjati Gëzim Brahimaj sfidoi acarin për të bërë plazh. Prej 10 vitesh atë e gjen shpesh në bregdetin e Vlorës, duke notuar edhe në mot të keq.

Brahimaj thotë se ky lloj aktiviteti i shërben për të mbajtur larg sëmundjet dhe viruset, ndryshe nga çfarë mund të mendojnë njerëzit.

Madje ai i bën thirrje të rinjëve që të heqin dorë nga lokalet, dhe të bëjnë më tepër aktivitete fizike.


Këtë të shtunë, falë motit me diell, shumë qytetarë kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar një fundjavë të bukur. Vlora është një prej atyre qyteteve që vizitohet nga njerëzit edhe gjatë periudhës së dimrit.

2 Komente

  1. A
    Arbeni

    Gëzim kujdes se mos të bie ndonjë infrakt nga të ftohtit !

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zyber

      Ne fakt temperatura e trupit ulet shume dhe menjehere, e rrezikshme eshte

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje