Andi Bushati: Mediat i kontrollojnë pesë familje, janë në funksion të interesave të pronarëve dhe merren me të dobëtin, jo atë që ka pushtet

8 Dhjetor 2023, 09:54Sociale TEMA
Andi Bushati: Mediat i kontrollojnë pesë familje, janë në

Andi Bushati ka folur për gjendjen e mediave në Shqipëri, duke u nisur nga rasti i fundit i trajtuar gjerësisht dhe në mënyrë sensacionale nga mediat shqiptare, vrasja e Liridona Ademajt. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati tha se mediat në Shqipëri kontrollohen nga pesë familje, të cilat i përdorin ato për interesat e tyre financiare dhe duke qenë se janë në pamundësi të kritikojnë dhe investigojnë pushtetin, "shpërthejnë" në raste të tilla, si vrasja e Liridona Ademajt, duke abuzuar dhe raportuar teori konspirative dhe fakte të panevojshme. 

"E para, ju thoni që media që unë drejtoj, duke iu referuar Lapsi.al, që nuk e ka trajtuar në mënyrë spekulative. Unë kam patur të kundërtën si kritikë, boll se na çmendët me këtë vrasjen e Kosovës. Çdo media nuk duhet ta bëjë, por i përshtatet lexuesit të vet. Këtu mund të gjeja një justifikim për të gjithë kolegët.

Por, po të shkojmë te thelbi i problemit, nuk është të akuzojmë mediat për këtë. A abuzon media jonë me një miliarder dhe njeri të fuqishëm? A i hyn kaq thellë në jetën private të një pushtetari të lartë?  Çfarë tregon kjo? Që kemi media të papërgjegjshme? Apo që ka degraduar nga kontrolli dhe shfryn dufin aty ku nuk janë të kontrolluar? Problemi është që ne kemi media të kontrolluara, për të mos folur për problemet reale të shoqërisë. Kur një tenxhereje me presion i vendos një kapak, diku do të shpërthejë. Ky është një episod anësor, që tregon se si lëngojnë mediat.

Ne kemi një peizazh të medias, që drejtohen nga 5 familje, Aleksandër Frangaj, Vjollca Hoxha, Ifran Hysenbelliu, etj. Interesa e tyre nuk lejojnë gazetarët të jenë të papërgjegjshëm me pushtetarët, njerëzit që japin reklamë etj. Prandaj papërgjegjshmëria shpërthen vetëm në episode anësore. Nëse duam të flasim për kancerin që ka prekur mediat tona, ky është një episod shumë anësor.

Jam dakord, që këtu kemi një spektakolarizim të informacionit me qëllime të caktuara. Por, rasti konkret që po flasim, i përket një tjetër dukurie që njihet si thirrja e instikteve më të ulëta, për popullaritet, vëmendje, klikime, etj. Është e njohur në të gjithë teoritë e gazetarisë, trekëndëshi i famshëm “seks, gjak dhe para”. Pra për këto publiku i ka receptorët të zhvilluar.

Ku është e keqja jonë edhe në raport me mediat perëndimore, që kanë këtë linjë abuzimi? Po të futeni në Netflix, është seria e fundit e filmit për Mbretërinë e Bashkuar. Është episodi i Diana, se cfarë i bëri media dhe shtypi rozë, Princeshës Diana. Kudo ka media që abuzojnë me këto instikte të ulëta. Por, mediat britanike abuzuan me Dianën. Këtu abuzojnë me të pafuqishmit, me të dobëtit.

Mediat në Itali, shndërruan në çështje të madhe bashkëjetuesin e kryeministres Meloni. Mund të hante diskutim se sa rozë u bë, por u morën me bashkëshortin e kryeministres. 

Ne po themi se po rivrasim Liridonën. Ky është problemi i madh, mediat janë të tredhura si pasojë e pushtetit të pronarëve dhe pushtetit politik, nuk kanë guxim, edhe kur abuzojnë, të merren me atë që do ti interesonte publikut, por viktimë bëjnë të dobëtin", tha ndër të tjera Bushati. 

5 Komente

  1. C
    Censura vazhdon!

    Bushat,edhe ti je pjese e rendesishme e kesaj medie qe udhehiqet ne punen e saj nga filozofia tru shplarese e nazistit Gebels! Bile guxoj t'iu akuzoj te gjithe ju ashtuquajturve analisto-opinioniste se per 33 vjet i keni bere aq dem funksionimit te demokracise dhe shtetit ligjor,lirive dhe te drejtave te njeriut,sa sot akoma mbijeton me arrogancen hitleriane antishqiptare qe nga Sali Berisha e deri tek Edi Rama! Jo pa djallezi mediat televizive mbushin shumicen e kohes se programeve te tyre me politike,gatime ushqimesh,Big Brother,Perputhen,Love Story,Mobilimi i shtepive,Shetitje ne qytetet me te bukur te botes,intervista me shqiptare te sukseseshem neper bote,foto e vidio te qeveritareve tane neper bote etj,etj,duke konsideruar si gjera pa vlere,gjera qejfi qe lagjet periferike te Tiranes,konkretisht lagja nr.14,Astiri-Yzberishti,me mbi 100 mije banore,pak km larg Top Channel-it,bashkia e Tiranes nuk ka ndertuar per mijra femije dhe te rinj ASNJE cerdhe,kopesht,shkolle,lulishte,parqe,kende lojrash,fusha sportive,shetitore,stola dhe tavolina pushimi,kosha mbeturinash,stacione urbani,wc etj bile ua ka grabitur banoreve hapesirat midis pallateve dhr trotuaret duke ua dhene me qera kafeneve etj! Keto jane problemet e medha te qytetareve ndersa lojrat e fjaleve qe derdellitni ju ne TV nuk i plasin trapin DIKTATORIT Rama! Kurre ju nuk i jeni pergjigjur flake per flake diktatorit antishqiptar Rama,se hodhi miliona euro per ndertimin e pistes se FORMULA UNO ne Elbasan dhe kulmi fare tani se fundi miratoi edhe 200 milion leke per ndertimet e objekteve sportive ne pronesi te shejkeve arabe te Mancester Sitit, per interesat private te tyre,por kurre nuk i ka shkuar ndermend t'i hidhte ato para per ndertimin e cerdheve,kopshteve ,shkollave etj per femijet! Keto jane problemet e popullit dhe jo hallet e Berishes e Rames! Me tymnajat qe ngrini ju neper TV ,ju keni bere qe populli te mos shohe UJKUN QE PO U SHQYEN JETET E TYRE,por te hargalisni militantet naziskine te 2 partive politike!

    1. ?
      ?xzy

      Si nuk u lodhe ore ti me këtë Yzberishtin?! Ke vite të tëra që shkruan për këtë fshat të Tiranës, që i mungoka kjo dhe ajo! Sa gjëra mungojnë në Shqipëri nisur nga më elementaret.

    2. H
      Himarioti

      Po ti mo nipçe i sh. Hysni, kobure e kujt je? Hë pra, na thuaj! Ti je një gënjeshtar dhe shpifës patologjik.

      1. B
        Balshaj

        Ky gojeçorapja eshte pjese e nje nga familjet qe i kontrollojne. Ik o sumkapuç bej ndonje gje tjeter ne jete. Mos harro dhe ç'te tha Murrizi para ca kohesh.

        1. F
          Fari pilafi

          Po TVnë e Familjes Berisha nuk u fute në mediat e privilegjuar po e anash kalove me etj.etj mo bq çun spiuni sigurimi.

          Lini një Përgjigje