Pa radhë e pa komision, pensioni do merret në ATM: Dritat dhe uji do paguhen online, gati projekti për 2024

7 Dhjetor 2023, 21:50Sociale TEMA
Pa radhë e pa komision, pensioni do merret në ATM: Dritat dhe uji do

Nga viti 2024, pensionistët do të kenë mundësi për të tërhequr pensionet në ATM, duke shmangur radhët e gjata në postë. Projekti i parashikuar të vihet në zbatim vitin e ardhshëm është prezantuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku. Kështu, pensionistët nuk do ju duhet të hapin llogari bankare ku iu mbahet komision dhe as në pikat e postës, ku do duhet të rrinë në radhë.

“Ne synojmë që përmes një karte universale dhe përmes një investimi të rëndësishëm që do bëhet në pikat e shpërndarjes, në ATM-të e quajtura ndryshe, gjatë vitit 2024, ne t’i japim mundësinë çdo pensionisti që të shkojë dhe të tërheqë këto para pa pasur nevojë që të shkojë në bankë dhe të hapë një llogari duke paguar edhe komisione. Me postën nuk i duhet të paguajë asnjë komision”, tha Balluku.

Nga ana tjetër, gjithashtu synohet që pagesat për dritat dhe ujin të kryhen online.

“Të gjithë tashmë e dinë sesa shumë shërbime merren nga zyrat postare, sesi të gjithë përmes marrëdhënies që ju keni edhe me ndërmarrjet e tjera shtetërore, me OSHEE-në, me AKUK-n, me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, sesi mund të kryhen këto pagesa në sportelet tuaja. Por, ne tashmë synojmë që këto pagesa të kryhen në mënyrë elektronike”, përfundoi zv.kryeministrja.

11 Komente

  1. E
    Edi

    Edhe tani mund ti paguash on line por per habi faturat ishin dyfishi Keshtu qe hoqem dore

    1. T
      Tony.

      Ok dakort. Po pensionistet jo te gjithe jane ne gjendje te perdorin ATM. Dhe pensionisti i fshatit i duhet te shkoje ne qytet. Nuk ka ATM ne 90% te fshatrave shqipetare.

      1. P
        Paradokse shqipetare

        Maskaralleku i shtetit dhe bankave ne Shqipëri është qe bankat u marrin lekë njerezve per llogarite bankare të thjeshtë. Ndersa ne vendet e tjera, kur paguan nje kuote mujore të banka, kjo ndodh vetem kur ke rene dakord me bankën dhe të jep disa perfitime. Bankat ne Shqipëri tevderyrojne të paguash edhe per llogarine e thjeshtë qe është vjedhje ne mes të dites.

        1. V
          Vranakonti

          Shume mire. Bravo.Na plasen shpirtin radhet e gjata.

          1. N
            Noc Rroku

            është një vështirësi për pensionistët, se nuk kanë lekë të paguajn dyfish faturat. Se pa faturë nuk kontrollohen dot sa ta fut lexuesi.....

          2. M
            Manushaqe Kurtdeda

            Na keni kenaqur me kete sherbimet elektronike.Aplikova per nje deshmi penaliteti per djalin.Ne vendt deshmise djalit tim doli nje deshmi penaliteti tjeter ne adresen e djalit tim.Tani duhet me aplikuar perseri e me prit dhe 10dite tjera kur te dali deshmia.tjerer.Lemc i keni bere .

            1. N
              Nje lushnjar

              Ore po shkoni ne zyrat e pensionit ku ndahen leket dhe shikoni cfar behet Arketarja ste jep leket po nuk mbajti leket e holla Pensionistet emigrant po nuk lan te pakten 500 lek nuk ja japin leket ne koh Sa per pagesat me ane te telefonit nuk e di sesa te zotet jan pleqt qe te bejn te tilla pagesa Mua me duket sikur po tallen me moshen e tret

                Lini një Përgjigje