Eksperti i energjetikës, Azmer Duleviç tha në “Good Mornig Albanians” se ngrohëset e vogla elektrike, konsumojnë më shumë energji se sa kondicioneri.
Kjo sipas tij, vjen pasi kondicioneri pasi arrin temperaturën e caktuar të dhomës fillon të ulë xhirot, gjë që nuk ndodh me ngrohëset e vogla, të cilat vazhdojnë të punojnë me të njëjtën fuqi.
“Ngrohësja e vogël rri me të njëjtën temperaturë gjatë gjithë kohës, ndërsa kondicioneri nuk është gjatë gjithë kohës në maksimum, sepse është inverte.
Në momentin që arrin temperaturën e dhomës, ai ul xhirot. Punon me xhiro të avashta dhe si rrjedhojë konsumi i energjisë është më i ulët, mund të jetë 40% më pak se një ngrohës apo reflektor elektrik që e përdorin qytetarët”,-tha Duleviç.
Bo bo cfare zbulimi. E kujt ja mori mendja qe ndodh nje gje e tille. Faleminderit nga zemra.
nga i gjeni keta eksperte o ju marrte muti shalet
Ndoshta është në shërbim të biznesit të kondicionerëve, (shitje montim). Në një kuptim ka të drejtë, por dhe ato të tjerat po të dish t'i administrosh përsëri kursen energji.