
Me festat e dhjetorit, vijnë dhe rritjet e çmimeve. Gjeli i detit, produkti që nuk mungon në asnjë tryezë, do të kushtojnë në shtrenjtë se viti i kaluar. Në Peqin, qytetin i cili njihet për mbarshtrimin dhe cilësinë e gjelit të detit, ky produkt tregtohet me 1200 deri në 1500 lek për kg.
“Shumë ushqim, shumë punë duan, kemi 8 muaj që i ushqejmë e i mbajmë me ilaçe e t gjitha. Ka edhe shumë shpenzime ky,” – u shpreh një zonjë.
Fermerët thonë se çmimi nuk e justifikon mundin dhe harxhimin e tyre vjetor. Për fat, disa nga klientët e një viti më parë, vazhdojnë të qëndrojnë besnik të fermerëve, duke u dhënë aty sigurinë se gjeli i detit do të shitet.
“Kanë shumë punë, shumë zamet, domethënë duke filluar nga janari, deri tani imagjinoje sa yzmet do. Më kollaj rritet një fëmijë sesa të rritësh një gjel deti, aq vështirë është,” – u shpreh një zotëri.
“Çdo vit rrisim nga 50-60 kokë gjela deti, dhe i çelim vetë që zogj. Me vështirësi të mëdha, me sakrifica, pa punë nuk ka gjë. Jemi munduar t’i risim sa më mirë, unë nuk kam filluar akoma të shes, por porosi kam sepse ne i rrisim vetë, nuk i blejmë gjela pularie, i kemi tonat,” – tha një tjetër.
Këtë vit në bashkinë e Peqinit sipas të dhënave nga zyra vendore e bujqësisë, rezulton se janë rritur 27,500 gjela deti, në të gjithë fshatrat e Peqinit.
Ndërsa në qarkun e Elbasanit mbarështohen rreth 50 mijë gjela deti në vit.
Atëherë bëni fëmijë, të paktën të ritet nataliteti. E dyta mirë bëre që vetë tregove se u jep ilaçe gjelave të detit!Prej nesër do ti shmangem mishit të gjelit të detit për shkak të ndonji alergjie të mundshme.
Le te rritin cmimet dhe do te mbeten pa shitur.Ne fund do te kerkojne kompesim nga qeveria sic kerkojne per cdo produkte tjeter.