Projekti: Kështu pritet të jetë Vjosa jonë…

10 Dhjetor 2023, 14:10Sociale TEMA

Projekti: Kështu pritet të jetë Vjosa jonë…

Parku Kombëtar “Lumi Vjosa” do të ketë Qendrën Multifunksionale dhe Stacionet e Informimit, projekt që do të zbatohet nga studioja projektuese daneze “CEBRA A/S & Arup International Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO”.

Kryeministri Edi Rama publikoi projektin fitues që u shpall katër ditë më parë Tiranë.

 “Jam i bindur se ky projekt, i cili do të materializohet menjëherë pas shpalljes së fituesit, do të jetë projekti që do të hapë edhe atë shteg të perpsektivës së të ardhmes dhe për njerëzit e mbi të gjitha për vajzat dhe djemtë që rriten në mes të kësaj mrekullie të natyrës, që të gjejnë të gjitha arsyet ta ndërtojnë jetën aty, duke pasur mundësinë të jetojnë po aq mirë sa vetë Vjosa, të mbrojtur, të mbështetur edhe të financuar nga aktiviteti i tyre ekonomik dhe social”, tha ai.

Projekti i dizajnit të grupit “CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO” fituese u vlerësua si më afër zgjidhjeve arkitektonike në harmoni të plotë me natyrën dhe peizazhin si dhe për nxjerrjen në pah të vlerave natyrore, kulturore, trashëgiminë e historinë e zonës.

Lumi i Vjosës, si lumi i fundit i egër në Europë, u shpall në mars të këtij viti nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “park natyror”, shkruan ATSH.

 

13 Komente

  1. A
    Aron

    Ata qe po shanin Ramen perse po fliste me kritika perendimoreve qe i kishin bere kercenime, nuk kuptuan qe ky projekt u be fale kritikave te Rames qe u beri perendimoreve qe i kerkuan mos te bente investime(tece e hidrocentrale) mbi Vjose, ta linte te paprekur, por ne te njejten kohe nuk donin te benin asnje investim te harmonizuar me natyren qe njerzit qe kane jetuar dhe jetojne akoma aty ta perdorin te pakten ne menyre natyrale. Ndaj, fale Rames dhe kritikave qe ai u ka bere perendimoreve ata sollen kete projekt dhe investim, ndryshe ata donin qe te rrinte fare si pune xhungle dhe njerzit te vazhdonin te iknin e te zbraznin zonen.

    1. D
      Daku

      Nën udheheqjen e partisë dhe liderit global për 10 vite ja kalojmë edhe norvegjisë

      1. Y
        Yp xhixhi

        Keto projekte kryhen vetem per te hedhur CA miliona euro korruptive! Hedh miliona per propagande, por nuk hedh asnje lek per te ndertuar cerdhe, kopshte e shkolla ne Astir-Yzberisht ku mijra femije NUK KANE ASNJE TR TILLE NGA BASHKIA TIRANE!

      2. f
        foshnja

        Lereni Vjosen ashtu sic ka qene per mijera vjet. Nuk ka nevoje per tendera dhe projekte nga studio daneze. Nje park natyror duhet te mbetet natyror. Projekti eshte realizuar para mijera vjetesh, vec mos e prishni dhe vidhni

        1. N
          NETI VJOSA

          Medet, medet!...per kete shakaxhiun tone...e ka mberthyer euforia, fluturon me fantazi si Don Kishot, nje Narcist i pakorigjueshem!...O zoti Ramë, i ke pare jeten e atyre fshatrave te Lugines se Vjoses? Sigurisht qe e ke pare neper fushata zgjedhore por se çfare halle kane dhe cila eshte perspektiva e tyre,ose se di, ose ben sikur se di...Jetojne ne nje klime si 100 vjet me pare...si nomadë, as mbjellin as korrin, (edhe ndonje prodhim aty ketu konkurohet nga importi dhe nuk perkrahet materjalisht nga politika qeveritare)...sherbimin shendetsor e kishin ne cdo qender lokale, tani per nje sherbim te thjesht o do i drejtohen Gjirokastres , Fierit, o Tiranes...Edhe shkollat qe gumzhinin nga femijt , o jane mbyllur o kane mbetur me nje sistem arsimor te mjerë, të cunguar...bujqesia dhe blegtoria jane ne diten e tyre me te zeze...fshatra dikur me mbi 100 shtepi tani numerohen me gishtat e dores...edhe te ndertojne nje shtepi duhen te mendohen mire se Utopisti yne u shkruan ligje qe te mos shfrytezojne as lumin e tyre e te marrin leje e te paraqisin projekte, i fut ne burg edhe oer nje meremetim a restaurim banese...Per Vjosen behen projekte qe te fitojne e lajne para Patagonia...Kanadaja dhe turistet endacak te Europes te tolloviten e kseasen me kajak e gomone...ndersa shqiptareve te mjere Kryeministri tyre u ka varur trasten e mergimit... Edhe per te ndertuar e shfrytezuar burimet ekonomike te Vjoses se tyre duhet te paguajne per qehallaret e Rame Shakaxhiut...Rama nuk merret me ato pune qe i takojne Kryeministrit , te vere ne pune administraten shteterore, por i ka hipur vetja ne qef dhe ben thjesh gjera per tu dukur...Kush i kref bishtin i thote "komandant," "Skenderbe", " Gjigant" e lloj lloj epitetesh bajate per ti bere lajka e per ti rritur kultin, e ka mik dhe e shperblen...Shqiperine e ka mbytur informaliteti...investime marrin jo shqiptaret por te ashtuquajturit investitor "strategjik"...Po duken gjithnje e ne shume simptoma te Ahmet Zogoll Tradhetise per tja shitur Shqiperine peshkaqenve te huaj. Popullsia e Shqiperise po pergjysmohet, krimi ben kerdinë...burgjet jane plot, jeta politike eshte per ibret...kur ti teket Saliut i ve zjarrin edhe vet Parlamentit...drejtesia edhe pse behet zhurme se po reformohet, mjere ai qe bie pre e kerpushave te gjykates , avokatve apo zyrave shteterore , shqiptarit te mjere kane borxh ti heqin lekurèn... Socialistet duhet te largojne nga pushteti Rame Narcistin dhe Euforikun e te mos genjehen nga propaganda e peshtire per ti ngritur kultin nje Megallomani qe paraqit si suksese turizmin dhe infrastrukturen qe ndertohen o nga djersa e emigracionit, o nga parat e pista o nga fondet europiane dhe taksat e popullit...Rama perfiton edhe nga fakti se ka para nje Opozite te mbaruar e te perçare qe ben thjesht nje lufte te pist politike.Dhe kuptohet , ATJE KU MUNGON LUANI, MAJMUNI BEHET MBRET...

          1. A
            AntiCensura2345678

            Edhe Vjosen nuk e fale o maskara.....LOL..do ta kthesh si p iktcudirat dhe bunkeri yt...

            1. L
              Luka

              Popo ne studio po mirpo nese nderimet behen nga firmat shqiptare e te rajonit athere ohohooo po do bajne lesh arapi ore….po se kane lidhjen e ndertimit me standarde hollandeze.

              1. D
                Dauti

                O zoti KM lere Vjosen rehat sic e ka bere natura se asnje dore njeriu nuk mund ta bej me mire. Mos na e shit betonin si zhvillim se betoni vetem e demton natyren pa marre parasysh edhe ndotjen. Je i loti per pune te mira por ku je gabim behesh i veshtire. Ke rene ne megalomani me duket, ajo karrigja te merr edhe mendjen. Meso pak nga ai keshilltari jot Tony Blair apo po e keshillon ti tani?

                1. N
                  Neutrali

                  Hidrocentrai i Kalivaçit do të shpëtonte Myzeqenë nga përmbytjet e përvitshme. Veç kësaj, dotë krijonte një liqen nga aty e deri në Memaliaj që do t’ia shtonte bukurinë zonës përreth, po edhe do sillte lloje të reja shpendësh e gjallesash ujore. Të huajt shohin vetëm bukurinë, po jo anën utilitare. Vjosa do të mbetet po ai lumë i egër, në mos u bëftë edhe më i egër për shkak të djegies e të prerjes së pyjeve, kështu që ç’të bjerë nga qielli do derdhet drejt e në lumë! Pra, mendoj se nuk ka shumë arsye për t’u entuziazmuar.

                  1. n
                    natyra

                    shume bukur! ketyre nordikeve leri te bejne nje plan urbanistik te Tiranes qe mos ndertoni me kot dhe te bejne nje plan idea te transportit publik

                    1. S
                      Shushice Vlore

                      Ne LETRA e PEOJEKTE shume bukur duket, te ndalin njeher marrjen e INERTEVE qe Vazhdon te behet ne njesine Adminiatrative SHISHICE te Vlores, si ne VJOSE ashtu dhe ne degen e saj lumin SHUSHICE.

                      1. K
                        Kastro

                        Në 3D të mer më qafë (je nona) sa herë kaloj nga rruga e Arbërit nuk e di më vjen dhe të qaj dhe të qesh,të qaj për gjëndjen që është dhe që do dhe 20 vjet tjera të përfundoj,të qesh më vjen me 3D kur e pash për hwrë të parë.Nuk ka bes ky Rama

                        Lini një Përgjigje