Luftëtari nga Ukraina vjen nga fronti në Tiranë për pushime, dhurata e veçantë për Veliajn: Mik i popullit tonë!

16 Tetor 2024, 09:48Sociale TEMA

Luftëtari nga Ukraina vjen nga fronti në Tiranë për pushime,

Një prej luftëtarëve ukrainas që prej kohësh lufton në front përballë rusëve ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushime në Tiranë. Ai është pritur në takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, të cilit i ka dhuruar një flamur të Ukrainës duke e falënderuar për kontributin e qytetarëve të Tiranës në betejën e popullit ukrainas.

“Përshëndetje të gjithëve! Jam me Aleksin, shokun tim nga Ukraina i cili vjen nga fronti dhe ka zgjedhur që ato pak ditë pushime që ka nga fronti i luftës, t’i kalojë me ne në Tiranë. Na ka sjellë një flamur të Ukrainës me një falenderim për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë kontribuar për përpjekjen dinjitoze të popullit të Ukrainës në këtë betejë”, shprehet Veliaj.

Nga ana e tij, luftëtari nga Ukraina shprehet se flamuri mban firmat e të gjithë bashkëluftëtarëve të tij si shenjë falënderimi ndaj Veliajt dhe popullit shqiptar, për kontributin e madh që kanë dhënë për popullin e tyre në këto kohë të vështira.

“Është një kënaqësi dhe nder të jem këtu me Erionin, mikun tim dhe të popullit të Ukrainës, dhe t’jua sjellë këtë dhuratë të firmosur nga bashkëluftëtarët e mi si shenjë falenderimi për kontributin e madh që ka dhënë Erioni dhe populli shqiptar”, deklaroi ai duke e mbyllur fjalën e tij me një falënderim në gjuhën shqipe.

 

4 Komente

  1. x
    xhambazi

    shtet bythlepirsash ,se kemi pare ndonjehere ti bejne keto gjera per ne ,ngelem duke u lepire sa djathtas majtas ,shtet pa dinjitet ,politikane te korruptuar qe vec per imazhin e tyre ,shesin cdo gje

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi

      Shqiptaret historikisht kane qene ne anen e me te dobetit dhe kunder pushtuesve, prandaj do beje mire qe te heshtje. Ukrainasit nuk na kane ndonje borxh qe te irritonte zoterine tende. Qeveria jone mundet te akuzohet per shume gjera, por ne kete rast eshte ne nje linje me tere boten e qyteteruar kunder invazorit rus qe ka sulmuar nje popull dhe nje vend tjeter. Cfare do thoshte zoteria jote nese nje shtet tjeter do sulmonte vendin tone dhe Ukraina do mbante anen e agresoreve?

      Përgjigjjuni
    2. l
      lexuesi

      Po Veliaj perse hyne ketu, sic duket “miqte” e Shqiperise duan qe te betonojne korrupsionin dhe shqipetaret te mos jene nje shtet modern europian por nje lloj hibridi afrikan…..

      Përgjigjjuni
      1. E
        E ka hunden me te gjate se Pinoku nuk eshte "genje

        E shiokoni cfare shokesh ka Lali Zdromsi, derzertore nga fronti i Ukarines, sa ben nje foto dhe i fut shkelmun ne bythe si gjithe te tjereve. Ky rast eshte per t'u shenuar ne librin e rekordeve "Guinness", te ikesh nga fronti i luftes dhe te besh pushime luksi ne Shqiperi, e mbi te gjitha te takosh nje b.q. kryebashkiak si Lali Fiku CEO i Inceneratorit (gropes se plehrave qe e quan fabrike apo uzine) dhe i 5D .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje