Manastirliu mbledh rektorët në prag të vitit të ri akademik: Prioritet ndërkombëtarizimi i universiteteve

29 Shtator 2023, 13:40Sociale TEMA

Manastirliu mbledh rektorët në prag të vitit të ri akademik:

Gjatë takimit të zhvilluar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike, Ministrja Ogerta Manastirliu e vuri theksin tek krijimi i një oferte akademike tërheqëse dhe konkuruese për studentët vendas dhe të huaj. 29 Shtator, Tiranë- Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike për të adresuar sfidat e arsimit të lartë dhe prioritetet e punës së përbashkët për zgjerimin e projekteve të ndërkombëtarizimit të universiteteve, nisjen e një procesi të profilizimit të tyre si dhe mbështetjen e studentëve nëpërmjet bursave për programet prioritare.

“Jemi përpara fillimit të vitit të ri akademik, nga gjithë procesi i regjistrimit në universitete nëpërmjet qendrës sonë dhe portalit të universiteteve është mundësuar që të kemi në kohë reale një rishikim edhe riorganizim të kuotave dhe i kemi realizuar ato sipas kërkesave tuaja. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe në programin që qeveria ka ndërtuar për dhënien e bursave në masën e pagës minimale të studentëve që zgjedhin programe prioritare, është pikërisht lidhja e programit me tregun e punës”,- u shpreh Ministrja Ogerta Manastirliu.

Gjatë takimit me rektorët u vu theksi tek thellimi i procesit të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe krijimi i një oferte më tërheqëse për studentët vendas por edhe ata të huaj. “Sigurisht që sfida më e madhe përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë dhe është ndërkombëtarizimi, afrimi sa më shumë i universiteteve tona me universitetet e huaja, për të ndërtuar programe të përbashkëta, për të patur diploma dyfishe, për të bërë ofertën tonë të arsimit të lartë sa më shumë atraktive, jo vetëm për studentët tanë, por gjithashtu edhe për studentë të huaj”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe rektorët e universiteteve publike dhe jopublike diskutuan gjithashtu për krijimin e një dokumenti të ri politikash për arsimin e lartë. Gjatë takimit të zhvilluar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit u diskutua gjithashtu edhe për sfidat aktuale në përgjigje të ndryshimeve demografike, siç janë problematikat në lidhje me numrin e studentëve, legjislacionin për universitetet, profilizimin e tyre si dhe ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si një domosdoshmëri për hapjen e tregut me vendet europiane.

1 Komente

  1. X
    XXXL

    Tra la la moj tra la la ministre qe i bie goja era mut i Ramutit se ate bythe lepin. Ka mbledhur tregetaret e diplomave dhe u llap per nderkombetariziin e universiteve qe ne renditje ne Evropen julindore hyjne ne dhjeteshen e fundit nga 677 universitete qe ka kjo zone .

    Lini një Përgjigje