Me hirin e nënës nga SHBA në Tiranë, për të plotësuar amanetin!

23 Mars 2023, 10:42Sociale TEMA

Me hirin e nënës nga SHBA në Tiranë, për të

Prej 26 vjetësh Fotini Kokeri jeton me familjes e saj në SHBA. Ajo iku në 1997-ën nga Shqipëria bashkë me burrin dhe djalin, pasi fitoi lotarinë amerikane, e cila i hapi shumë dyer në jetë, pavarësisht vështirësive të mëdha që hasi në fillim. Tani Fotini është drejtore ekzekutive e fondacioneve Koslosky, dhe i menaxhon ato bashkë me familjen e saj.

Fotini tregon në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare Tv se ardhjet në Shqipëri sa vijnë edhe rrallohen, për shkak se jeta, puna, familja e saj tani janë në Amerikë. Ajo thotë se këtë herë erdhi në Shqipëri për të sjellë hirin e nënës, e cila ndërroi jetë vitin e shkuar dhe dëshira e fundit ishte të prehej afër babait të fëmijëve të saj. 

E ëma ia kishte lënë porosi me gojë vajzës që mos e sjellin trupin në Shqipëri, pasi kushton 50 mijë dollarë, po ta djegin edhe të sjellin hirin e saj. Këto pra janë nënat fisnike shqiptare, që edhe në momentet e fundit mendojnë për fëmijët e tyre dhe si t’ua bëjnë gjërat dhe jetën më të lehtë.

“Unë jam kthyer në Shqipëri për të sjellë hirin e nënës sime. Të dielën kemi 1-vjetorin e vdekjes së nënës. Ajo ndërroi jetë në mars të 2022-shit nga infarkti. Ne i bëmë një ceremoni mortore në Amerikë, në Shqipëri do mblidhemi miq e familjarë për ta kujtuar. 

Dëshira e saj e fundit ishte që të prehej bashkë me babanë tim. Ajo kishte marrë lemeri nga çmimet që duheshin paguar për të sjellë një trup të pajetë në Shqipëri. Dhe më thoshte: Se mos harxhosh 50 mijë dollarë që të më çosh trupin në Shqipëri. 

Me ato 50 mijë dollarë shko me pushime, se ke punuar, je lodhur. Edhe e lamë që do djegim trupin dhe e sollëm hirin e saj në Shqipëri, me certifikatë me vete”, tha ajo.

28 Komente

  1. I
    Illo

    Tema, per çfare i duhet lexuesit ky shkrim, a mund te na thoni?

    1. M
      Mësuesi

      Ta thom unë! Për ata që kuptojnë humanizmin dhe shpirtin njerëzor!

      1. A
        Androkliu USA

        E ndoqa me shume interes te Rudina Xhunga,kjo zonja mu duke femer shume karizmatike dhe e mencur deri ne momentin qe filloje te flasi per jeten personale.Nuk me intereson pse eshte divorcuar,,,dhe ne Amerike ti mund te lidhesh me kedo dhe me thene te drejten nuk paragjykoje,sepse eshte jeta jote personale,,,por dreqi ta haje je e pasur dhe nuk ke nevoje per para, ke krijuar nje reputacion dhe komunikim te ngusht me komunitetin shqiptar,ke njoheje gjithandej,je lindur dhe rritur ne Shqiperi dhe vecanerisht ne Vlore me tradita shqiptare,,etj ,,ku vajte dhe e gjete kete zoterin(mund te jete njeriu me i mire ne bote) kur ne USA ka me qindra mijra te tjere qe ne opinion edhe ti te ishe e nderuar.

        1. I
          Illo

          Per çfare duhet humanizmi kur njerezit u ndane per se gjalli e nuk shijuan njeri tjetrin?! Ky tregim eshte personal dhe nuk i jep asgje lexuesit as ne planin moral, as ne planin shpirteror. Zbatoi amanetin e prindit - bravo!

        2. P
          Pro Djemve Shqiptare

          correct!!!!!

          1. J
            John

            Kjo eshte histori tipike familjare dhe nuk na hyn ne pune. Mund te them 100% e njerezve bejne te njejten gje me prinderit. Cfare mesojme nga kjo histori, Humanizem? Per ke? Per prinderin? Po patjeter nuk presim te na e tregoje ky .shkrim

            1. D
              Dakord

              John ndoshta ti jo, por shume te moshuar po vdesin te vetmuar pa nje njeri te koka, lere pastaj per amanete.

          2. D
            DV 2022

            Te na kishte thene te pakten cmimin e djegies qe te bejme edhe ne planet. Ke te drejte nuk eshte lajm po i dueht temes per te mbushur faqet e gazetes.

          3. N
            Nik

            Hiri eshte e vetmja mbetje fisnike nga trupi i nje njeriu.

            1. g
              ganjeshter

              nuk ju vjen turp qe genjeni. nuk eshte e vertete qe te sjellesh nje trup ne shqiperi nga shba ben 50000 dollare.arkmorti nuk ben me shume se 4000, 10 vete qe e shoqerojne nga 1000 dollare bilet bejne 10000. varrimi ne shqiperi nuk shkon me shume se 5000. rrence nuk te kushton kurre me shume se 25000 dollarekurre me shume. rrence e vajze e keqe, turp, turp nuk ke tregue as fare respekt per nenen turpqe del e flet ne publik. po edhe 50000 te bente si i ze ne goje sa vjet ke na amerike. z. rudina nuk duhej ta kishe botuar kurre nje shkrim te tille. cfare vajze eshte kjo. nje turp te tille e degjoj per here te pare

              1. T
                Tirana e Re

                Me fal,po si mendoni ju se ato dollare fitohen kollaj.?????? Qe kushton, kushton shume.Mos i beni llogarite nga xhepi juaj. Vetem ketu ku jam une nje bilete per Shqiperi kushton afro 2000 dollare....dhe jo 1000 si mendoni ju. Dhe te transportosh nje te vdekur eshte akoma me shtrenjte.

                1. I
                  I sakti

                  Per te sjelle nje trup nga USA ne Shqiperi kushton vetem 8000 $

                  1. N
                    Niku

                    Është kryer në 2006, me 6400 dollarë. Shifra 50,000 dollarë është e pasaktë.

                    1. a
                      a.a

                      hemmm ... qenkeni me lire ju matane oqeanit. hollande-shqiperi eshte 15000 euro.

                  2. S
                    Shqiptari

                    Respekt per kete familje dhe per gjithe emigrantet e ndershem dhe punetore kudo ku jane.Sa per lajmin ka shume vlere dhe nje bravo te madhe per tv dritare me rubrikat dhe emisionet e tyre duke dhene modele shume dimensionale qe duhet tu jepen shqiptareve. Ndryshe nga shume tv qe bejne lufte thjesht per klikime .Jeta reale nuk eshte big brother dhe perputhen.

                    1. p
                      pinokio

                      Është deryrë fisnike ,të plotësosh amanetin e prindërve për probleme të tilla. Të lumtë Fotini!

                      1. P
                        Pilo Lala

                        Kjo eshte nje zgjidhje shume dinjitoze, per te sjelle te varroset prindi, apo kushdo qe kerkon te mos i ngelet eshtrat ne vendet ku emigruan. Nje zgjidhje me shpenzime te vogla per emigrantet qe punojne dite-nate per ato Euro. Ky eshte shpenzim racional i parave te kursyera. Besoj do ti sherbeje shume emigranteve si opsion per te mos lene varre te prinderve ne dhe te huaj, kur ata nuk duan.

                        1. I
                          I PABUKSI

                          Te gjithe emigrante qe nuk kane te aferm ne Shqiperi por qe kane shtepija private jane te lutur qe keto shtepi ti kthejne ne varreza familjare ku te vendosin hirin e te afermeve e tyre ne menyre qe te jene bashke te gjithe pas vdekjes me qene se per se gialli mund te jene te shperndare neper bote.

                          1. I
                            Illo

                            Komenti me i mire dhe i vlefshem! Nuk shikojne se u ndane per se gjalli, po tregojne si sollen hirin, te bashkohen per se vdekuri. Dhe pale me arrogancen tipike shqipetare!

                          2. I
                            I PABUKSI

                            Te gjithe emigrante qe nuk kane te aferm ne Shqiperi por qe kane shtepija private jane te lutur qe keto shtepi ti kthejne ne varreza familjare ku te vendosin hirin e te afermeve e tyre ne menyre qe te jene bashke te gjithe pas vdekjes me qene se per se gialli mund te jene te shperndare neper bote.

                            1. H
                              Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

                              Respekte, ngushellime familjes, dhe si thotë populli, të rroni e ta kuntonin, sepse njeriu vdes dy here. Respektet janë jo vetëm per të jëmën fisnike, por edhe per vajzën qe me punë dhe perkushtim ka arritur suksese ne vend të huaj, edhe pse nuk lindi atje. Nje perfaqesuese dinjitoze e shtreses se emigranteve ekonomikë, të cilët mundohen ta rindertojne jetën ne vend të huaj me ndershmeri dhe zotesi. Dhe jo si debilat qe shkojnë të ruajne shtepine e kanabisit, se duan lekë të shpejtë. Pastaj, perfundojne burgjeve duke bere biografi negative edhe per shqipetaret e ndershëm qe punojne dhe jetojmë me djersen e tyre. Shqipetaret e ndershem Jane shumica edhe ne ne Shqipëri edhe jashte Shqipërisë, por partite e ndyra shqipetare PD dhe PS promovojne dhe u japin pune vetem legenave dhe zorraxhinjve. Nuk po flas per PL, ish LSI, sepse ajo dihet. Por problemi qendron tek Partia ne pushtet, PS, qe premtoi se do pastronte shtetin nga ndyresirat qe punesoi Saliu. Por Edi Rama nderroi ndyresirat e PD me ndyresirat e PS, dhe ata vazhdojne të rjepin popullin edhe per nje vertetim të thjeshte, apo per hipotekime qe jane thjesht procedurë. Dhe fjala ryshfet e huazuar nga turqishtja fiton nje kuptim të ri, pavaresisht se avazi është i vjetër. Kerkon ndjesë qe dola nga tema e artikullit, por kjo ishte per te thene qe jane militantët e te dy partive qe largojne njerezit nga Shqiperia. Mos ja vini fajin Saliut dhe Ramës. Ata gjejne dhe bejne, sepse militantët rrugeçë u garantojne votat. Dhe kështu vuan shumica, prej nje pakice të ndyre, si në pushtet, edhe opozitë. Dhe mos me thoni qe pse krahasoj Ramen me Saliun. Dakord, nuk krahasohen, sepse njeri të vret, ndersa tjetri të lan dhe të lyen. Natyrisht, piktor është, të lyen me boje, ne ndryshim nga Doktor Mortja qe të vret. Por nga vjedhja e popullit, të dy partite janë aty aty. Njera mut dhe tjetra kakë. Mjafton të shkosh tek hipoteka per nje hall, dhe e kupton se halli zgjidhet vetem me ryshfet. Edhe aty, Saliu e ka fajin?

                              1. E
                                Erdogan

                                Njeriu Vdes kur nuk e kujtojne. Edhe kjo Fotinia eshte 'Skiptare" o Idiot me comentin Hordhia e Salehut? I Vaftiset te gjithe Arnaute si "Surrati" tuaj o te Mallkuar. Kjo ishte Greke ne vorio Epirin e Kastriotit qe per fat (fate angl) te keq i mohojne Kombesine kush nuk eshte Turk nga identiteti. Emri Sovjet "skiptare". Mao po ashtu "Skiptare". Eduart (Edi) "skiptare". Elton po ashtu. Sara cifute po ashtu. Parashqevi po ashtu "Skiptare". Saleh,Mahmut,Enver,Abdullah etj po "Ashtu". Emrat jane Te Shenjte dhe kush i ndryshon nuk eshte Njeri i Mire.Prandaj zoti me comentin Hordhi e Salehut ky vend (land angl) nuk ben Prokopi. Qe nga Emri duket se sa Respekton (respect) ke per Kombin,Fisin,Rracen (Raca ital). Vetem Kaurret e Derrit jane te Persekutuar ne Arnautistane. Kjo duket edhe nga Politika pro turke qe kane ndjekur Pashallaret modern te Arnautistanit me Rrembimin e perusive (Pasuri "shqip") ne Bregdetit sidomos. Bile nuk i njohin si Greke kur Identiteti dhe Glosa (gluhe "shqip") e tyre jane per shekuj Greke. Keto pasoja te Osmaneve po i paguajne te vetequajturit Skiptare qe ikin per "Nje Jete me te Mire". Populli thote Guri i rende ne vend te vete. Kur tju vijne ato pak mende (poco mind) nuk do ti hajne as Qente.

                                  1. .
                                    ...

                                    Ortodoksët nuk i djegin të vdekurit.

                                    1. M
                                      Mbresa

                                      KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                                    2. E
                                      Eri

                                      Pse 25 000 dollare ju duken pak juve? Ketej fitohet dollari me djerse. Pastaj llogarite i ke bere gabim se derisa te shkoje trupi duhet te rrije disa jave ne morg me temperatura te uleta. Çdo dite ne morg kushton shtrenjte. Po shqipot masturbohen nga celulari dhe bejne kollaj llogarite e tjetrit. Njerez me te ndyre nuk ka.

                                      1. L
                                        LEJ FENI

                                        Lej Feni mblidhte gozhde te hedhura , u be hero , nje tjeter shpeton nje mace behet hero , nje zjarrfikes nxjerr nga tymi nje qe po dilte vete , behet hero .Duhen simbole gjithmone per frymezim , me pak fjale nje lloj feje

                                        1. D
                                          Dhimbja për NENEN

                                          Nuk ka vlerë një shkrim i tillë dhe aq më pak diskutimet për të . Ndjehem i ligështuar që ka djegur trupin e nënës !? Është jashtë dimensionit njerëzor .

                                          Lini një Përgjigje