Nëntor i pazakontë në Vlorë, qytetarët zhyten në det

16 Nëntor 2025, 16:27Sociale TEMA
Nëntor i pazakontë në Vlorë, qytetarët zhyten në

Dielli dhe temperaturat e ngrohta kanë tërhequr qytetarët e Vlorës dhe pushuesit nga zonat e tjera të vendit, për të shijuar plazhet e pastra dhe detin e kristaltë.

Në vijën bregdetare shihen pushues të moshave të ndryshme që relaksohen nën rrezet e diellit, por më të shumtët janë familjet me fëmijë, të cilët kanë zgjedhur këtë fundjavë për të kaluar kohë pranë detit dhe për të shijuar rrezet e ngrohta të diellit tani në mes të nëntorit.

Temperaturat e ngrohta kanë sjellë gjallëri në plazhet e Vlorës, duke krijuar mundësin për të kaluar një fundjavë të këndshme pranë detit.

Lini një Përgjigje