Në çdo vend të botës, kudo ku kanë shkuar, shqiptarët kanë një histori për të treguar. Ata kanë ditur t’i tregojnë botës se janë të aftë të lënë gjurmë në shkollë, në punë, në çdo fushë të jetës. E tillë është edhe historia e Olivias, vajza shqiptare prindërit e së cilës emigruan disa vite më parë në SHBA.
Olivia do të donte që i ati i saj ta shihte në universitet dhe më tej të ndante me të çdo moment të bukur në jetë dhe në karrierë. Por fati i ndau para kohe. Pa kaluar as një vit Olivia realizoi një nga ëndrrat e saj, ëndrrën e prindërve dhe veçanërisht të babait të saj.
Olivia Korita është vajza e gazetares se njohur Mimoza Dervishi dhe e Fatos Koritës, e cila ka arritur të fitojë të drejtën e studimeve të larta, në fushën e medias, në një prej universiteteve më të njohura në SHBA.
Olivia Korita mbaroi shkollën e mesme Walter Johnson, Bethesda, Maryland në SHBA. Ajo do të shkojë me studime në West Virginia University për “Journalism and broadcasting”, duke ndjekur kështu rrugën e prindërve të saj.
Ajo ka preferuar të ecë në veçanti, në gjurmët e mamit të saj në karrierë, Mimoza Dervishit një prej gazetareve më të njohura në vendin tonë. Ndonëse një vit i vështirë pa të atin, i cili e donte aq shumë, në mungesë të tij, Olivia ka mundur t’ia dalë mbanë në provën e saj të parë të madhe.
Fatos Korita kaloi 10 vitet e fundit të jetës si audio-video inxhinier për Institutin e Studimeve të huaja në Departamentin e Shtetit. Inxhinieri i mirënjohur në IT, i cili u nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 53 vjeçare, në shtator të vitit të kaluar, nuk arriti dot ta shihte vajzën e tij talentuar, në ditën e diplomimit të shkollës së mesme, një nga ditët më të bukura në jetën e njeriut, si për fëmijët, edhe më shumë për prindërit.
Nuk i mungon talenti, pasioni, dëshira për të arritur sukses. Tashmë me mbështetjen e së ëmës, në një fushë si media që ajo e njeh, Olivia do të ketë më të lehtë sikurse do të ketë edhe një motiv më shumë për arritur suksesin.
Historia dhe suksesi i saj do të jenë pjesë e historisë dhe e krenari shqiptare. (Liberale.al)
Vajza per marshalla! Paste shendet e jete! Mimoza ka kohe qe nuk shkruan me. Ndoshta hallet familjare e kane penguar. Por ajo eshte gazetare e mrekullueshme! Ndaj duhet ti kthehet te shkruarit, si obligim per shqiptaret dhe Shqiperine!
Marshalla Dervish Olivia.... gezuar ramazonin
Ca jane keto shkrime idiote qe jepni. Sa shqiptare ka qe shkojne ne universitet kudo ne bote...
Me dha kenaqesi leximi i ketij statusin. Me te dy prinderit e Olivias kam punuar. Njerez te mrekullueshem, dardha nen dardhe. Mbare te ecte Olivia Korita!
Ngushellime per humbjen e Z. Korita. Urime e suksese vajzes qe po ecen ne gjurmet e dy prinderve te mire, punetor e te ndershem. Olivia eshte me fat qe do kete gjithnje prane, nenen e saj, Z. Mimoza Dervishin, nje intelektuale e fuqishme, nje atdhetare me kontribut shum te cmuar ne luften kunder hordhive te urryera berishiste qe u a grabiten ish PD studenteve te ndershem te dhjtorit 90 dhe krijuan ne bashkepunim me bandat kriminale e grupet terroriste arriten te shkatrrojne qe nga themelet cdo gje te mire qe populli shqiptar arriti te krijonte me shume sakrifica. Mimoza Dervishi ishte dhe mbetet nje luftetare e fuqishme ne luften ndaj te keqes qe solli berishizmi rusosllav dhe shkrimet e fuqishme e te guximshme te saj, inkurajuan te rinje e te reja qe ti dalin Zot Vendit. Ne presim te degjojme zerin e fuqishem te Mimozes sone te dashur pasi akoma e keqja gelon dhe perpiqet te frenoje ecjen perpara te Shqiperise sone te bukur.
Mimoza pene e arte e gazetarise shqiptare.Nje nder te paktat.Vajza ti rroje dhe ti kete suksese.
Urime per rezultatet e bijes suaj mikja dhe kolegia ime e vjeter Mimoza!
Ky shkrim nuk eshte lajm, por eshte qoke per kolegen. Habitem si ju shkon ndermend qe ky "lajm" mund tu interesoje lexuesve!?
FUTJA PORDHES GRI SALLAT SA ME KALU NE KJO NATE. PLASE TUJ BO QOKA. NUK E NJOH KUSH GAZETN E MEROS NE SHBA KSHU QE KOT ME BA REKLAMA ORLIVIAS SE MOMIZA DERVISHIT O MERO. SI ORLIVIIA KA ME MILIONA SHQIPO O PESHTANAK. HIQ DORE NGA QOKAT E BO LAJME.SA PER MOZN E ATE BURRN E SAJ TLUTEM ME SHPJEGO ÇKAN KA BO SE SJAM KAM NI KUND EMRIN.
West Virginia University i 318 ne amerike i 606 ne bote nje nga te shumtet ,e shkruani sikur ka hyre ne nje prej universuteteve te Ivy League o mero ziu Pse nuk flisni per Artea Brahaj e diplomuar ne 2023 ne Harvard Arbri Kopliku diplomuar ne 2024 tek MIT Kevin Dervishi harvard na flisni per anonime vetem se prinderit e saj jane dikushi .....gazetari zhelesh si mero ziu
Na u prish puna o Timi se nuk ke ni ti se çka bete Mimoza Dervishi . Po ti çke bere o Timi, se ne te tjeret nuk ta kemi ni emnin kund ,që i jep te drejten vetes per te gjykuar a e ke ni ti apo se ke ni punen e M. Dervishit. .
Po çjanë këto shkrime, apo nuk keni me çfarë të mbushni faqet? Pak djem e vajza shqiptarë ka në të gjithë Botën që studiojnë, që shkëlqejnë në universitetet më të mira dhe punojnë në kompani dhe institucione nga më prestigjoze. Boll se lat nam.